Nepotizimi s’ka të ndalur në funksionet publike. Alsat sjell detaje për punësimet që dyshohet që janë bërë me intervenim të pushtetarëve. Vajza e Krye parlamentarit Talat Xhaferi, Besiana e punësuar si Referente përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit për tenderët ndërkombëtarë në Sektorin për Zhvillim dhe Investime të ELEM-it, merr pagë mujore 35,863 denarë.

Nga tre personat që kanë aplikuar për pozicionin e punës Inxhinier për aplikimin e teknologjive të reja në Sektorin për zhvillim dhe investime në SH.A. ELEM, drejtori i përgjithshëm zgjodhi djalin e deputetes së LSDM, Mira Stojçevska, Viktorin, i cili merr pagë prej 35,864 denarëve. Nga ELEM u konfirmua edhe punësimi i dajës së tij, Cele Velevski, para dy ditësh si bravandreqës në “Rek Bitola”.

Nga VMRO-DPMNE thonë se pikërisht më 11 Shkurt, deputetja Stojçevska ka punësuar edhe bashkëshortin e saj Ilço si komandant i policisë së pyjeve në Dellçevë. Ata nxjerrin edhe raste të reja të punësimeve familjare të LSDM-së në funksionet shtetërore.

Në bazë të çfarë kritereve është punësuar djali i deputetes së LSDM-së nga Radovishi, e nderuara Mileva -Gjorgjieva. Djali i saj quhet Stojçe Gjorgjiev, i punësuar si inspektor i sigurisë publike në MPB pa shpallje publike? Ne duhet të theksojmë dhe të informojmë publikun se Stojçe është paraqitur në këtë pozicion me shkollë të mesëm profesionale. Imagjinoni një teknik farmaceutik si inspektor i sigurisë publike.”  – theksoi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Edhe kryetari i degës së LSDM-së në Gostivar, Zoran Angelov, para disa ditësh gjeti punë në HEC “Mavrova” të ELEM-it, si inxhinier për mirëmbajtjen e makinerive. Siç mëson Alsat, në Fabrikën për pajisje dhe pjesë “FOD dooel-Novaci”, që është në kuadër të ELEM-it, prej kohësh është i punësuar edhe vjehrri i sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

Edhe Hidajete Alili, motra e Ministrit Asaf Ademi, është e punësuar në Departamentin e Çështjeve

Ligjore në Zyrën e Degës së HEC Mavrovë-Gostivar, me një pagë prej 33.643 denarëve.

Ndërkaq, në Kompaninë shtetërore MEPSO kolege me Vlorën, motrën e Ministrit Kreshnik Bekteshi, së fundmi është bërë edhe Fitore Bejta-Akiku, vajza e nënkryetarit të BDI-së Nevzat Bejta.

Nga ELEM thonë se gjatë vitit 2018 janë realizuar gjithsej 117 punësime në kohë të pacaktuar, nga të cilët 10 në HEC Drini Zi, 67 në REK Bitola dhe 40 të punësuar në Drejtorinë e kompanisë. Sipas ELEM në të njëjtën kohë, për arsye të ndryshme janë larguar 178 të punësuar. Deri më 12.2.2019, për një periudhë të pacaktuar kohore janë punësuar 72 persona. Kurse, përmes Agjencisë për Punësim të Përkohshëm gjatë vitit 2018, janë angazhuar 321 persona.

Paga neto mesatare në ELEM në këtë fillim vit arrin 35.548 denarë. Paga më e ulët është 16.988 denarë, kurse më e larta arrin shifrën e 56.356 denarëve. Nga drejtoria e ELEM-it thonë se nuk janë në dijeni se të punësuarit janë të afërm me funksionarët e pushtetit të kaluar apo atij aktual.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të radios në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes si dhe ta promovojë atë.

Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012. UNESCO ka shpallur këtë festë për të promovuar radion dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

U zgjodh pikërisht kjo datë u zgjodh për të nderuar 13 shkurtin e vitit 1946, ditën kur Radio e Kombeve të Bashkuara ka nisur programin e saj të parë.

Anthony Joshua do të boksojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë, pasi u konfirmuar se ai do t’i mbrojë titujt e tij të botës në kategorinë e rëndë IBF, WBA dhe WBO kundër Jarrell Miller më 1 qershor.

29-vjeçari do të boksojë kundër Millerit në Madison Sqaure Garden në shtëpinë e amerikanit të papmoshtur në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Milleri, i cili i ka 23 fitore dhe një barazim, nuk ka luftuar asnjëherë për titullin e kampionit të botës në karrierën e tij.

Milleri po ashtu i ka fituar me nokaut 20 nga 23 lufterat e tij, megjithatë këtë herë do ta ketë një kundërshtar të një niveli shumë më të lartë

Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh. Ndërkaq personat e lënduar po transportohen  në Qendrën Klinike në Shkup dhe në Spitalin 8 shtatori në Shkup.

Rreth  20 persona të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë  janë transportuar deri më tani në spitalin “8 shtatori” në Shkup, njoftoi para pak çastesh televizioni Alsat.

Siç transmeton Gazeta Express, patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë janë mbledhur në vendngjarje nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët përreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës  me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Një ditë pasi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s firmosën protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë, sot Greqia i ka hapur zyrtarisht rrugën  me votimin në Parlament.

Parlamenti grek votoi me 153 vota pro për hapjen e dritës jeshile të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të NATOS-s pas konflikteve mbi 20-vjeçare, të cilat frenuan përpjekjet e Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike.

Ky votim u shoqërua me debate në Parlament, ndërsa 140 deputetë votuan kundër këtij procesi.

Arritja e Marrëveshjes së Prespës mes dy kryeministrave ka bërë jehonë në vendet respektive, e cila i dha fund përpjekjeve të Greqisë për të frenuar Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në organizata integruese.

Ky proces tashmë duhet të ratifikohet edhe nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Atlantikut të Veriut dhe më pas Maqedonia e Veriut do t’i shtohet zyrtarisht kësaj aleance

Vendet anëtare të NATO-s nënshkruan sot në Bruksel, “protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut” në aleancën perëndimore, së bashku me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov.

“Me ftesën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri i Jashtëm Dimitrov do të marrë pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit, me rastin e nënshkrimit të protokollit qasës për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit fqinj.

Ndërkohë, gjatë diskutimit në Këshillin Atlantik kushtuar anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në suaza të nismës “Ballkani ecë para”, ministri Dimitrov u shpreh: “Kjo është ngjarje historike, po e shkruajmë historinë me atë që krijojmë ardhmëri më të ndritshme në një rajon përplot histori dhe konflikte”.

Ai shtoi se:  “Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s Maqedonia do të bëhet vend më stabil dhe me siguri të përforcuar në vend dhe rajon, ndërsa ratifikimi i protokollit për anëtarësim në Parlamentin grek është punë e përfunduar”.

Gjithashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, përmes një postimi në Twitter është shprehur se më 6 shkurt “do të shkruhet historia”.

Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar më 25 Janar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund kontestit mbi 27-vjeçar mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia është pajtuar për ndërrimin e emrit në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja mes dy vendeve është nënshkruar më 17 Qershor të vitit 2018 në Prespë.

Bukuroshja po vazhdon të ruaj linjat e saj derisa  kohëve të fundit ajo ka folur shumë edhe për jetën e saj private.

E në dy fotot e fundit, Angela shkëlqen nga bukuria.

Derisa në fotografinë e parë ka të veshura xhinse, në të dytën ajo ka të veshur një fustan të zi që vënë në pah gjoksin e saj, të cilin bukuroshja thotë se e ka natyral.

Për Rowan Atkinson është koha të tregojë se është një baba i mirë dhe i përkushtuar. Aktori i njohur për publikun kryesisht në rolin e “Mr. Bean” ka vendosur që për disa kohë të marrë pushimet dhe të lërë aktrimin.

Shkak për këtë vendim është vajza e tij, e cila erdhi në jetë në vitin 2017.

Kjo sakrificë vjen për t’i dhënë mundësinë bashkëshortes së tij Louise Ford që t’i përkushtohet më shumë karrierës si aktore.

Tashmë Rowan do të kujdeset për të voglën, ndërsa mamaja e saj do t’i kthehet aktrimit. 64-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë në lidhje që nga viti 2014. Ndërsa Rowan është baba edhe i një djali 23 vjeç dhe një vajze 21-vjeçare nga martesa me Sunetra Sastry.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme. 
Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.
Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.
Për herë të parë, Këshilli Koordinues i Diasporës do të institucionalizojë prezencën e Diasporës në nivelin më të lartë shtetëror. 
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat: