Prokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi
Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Afrim Shefkiu

KËRKESË PUBLIKE PËR PËRGJEGJËSI PENALE PËR FLASIFIKIM ME QËLLIM TË FSHEHJES SË KRIMIT

Raporti i ekspertizës zvicerane për rastin “Astrit Dehari” u mbajt i fshehur 4 muaj.

Me kërkesë të Metush Birajt, prokuror i Republikës së Kosovës i ngarkuar për rastin Astrit Dehari”, Njësia Romande e Mjekësisë Forenzike të Qendrës Universitare Ramande të mjekësisë ligjore në Lozanë (Lausanne) të Zvicrës bëri ekspertizën e të dhënave lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Në bazë të ekspertizës që u është bërë materialeve të dorëzuara nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, materiale që numërohen në faqen 1 dhe 2 të raportit të këtij instituti, Njësia Romande e Mjekësisë Forenzike të Qendrës Universitare Ramande të mjekësisë ligjore në Lozanë MË DATË 14 QERSHOR 2019 dorëzoi ekspertizën prej 45 faqesh me numër reference: EI180001 TF/SG/jb, V/ref. PPN/I nr. 461/16.
RAPORTI I EKSPERTIZËS I DATËS 19 QERSHOR 2019 U FSHEH 4 MUAJ NGA DIKUSH NË PROKURORINË THEMELORE TË PRIZRENIT. As familja, as avokati i palës civile dhe as opinioni publik që ka ndjekur me shqetësim zhvillimet lidhur më këtë çështje nuk u vu në dijeni të përmbajtjes së këtij raporti.

Rreth 3 muaj më vonë, më 9 SHTATOR 2019, instituti i lartpërmendur i qendrës universitare të Zvicrës dorëzoi ekspertizën shtesë prej 14 faqesh, me numër reference: EI190001 TF/SG/jb, V/ref. PPN/I nr. 461/16.

Skandali rreth kësaj ekspertize shpërtheu më 18 tetor 2019 kur Prokuroria Themelore e Prizrenit refuzoi t’u jepte një kopje të këtij raporti prindërve të Astrit Deharit, duke u arsyetuar se këtë material e kanë dërguar për ta përkthyer.

Falë hapësirës së madhe që i dhanë mediet kësaj çështje Prokuroria Themelore e Prizreni u detyrua që, më 24 tetor 2019, t’i dorëzojë familjes Dehari një kopje në gjuhën frënge të dy raporteve dhe përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.

Përkthimi në gjuhën shqipe që iu dha familjes dhe që u publikua nga shumica e medieve elektronike në Kosovë përbën një shembull të rëndë të falsifikimit dhe të shtrembërimit të ekspertizës së ekipit mjeko-ligjor zviceran me qëllim fshehjen e krimit.

Në ditët në vijim do të trajtoj publikisht falsifikimet që janë bërë në përmbajtjen e kësaj ekspertize. Sot do të kufizohem vetëm në aspektin e falsifikimit që kishte për qëllim të fshehë fshehjen 4-mujore të ekspertizës zvicerane.

Në përkthimin në gjuhën shqipe ËSHTË NDRYSHUAR DATA E KËTIJ RAPORTI. Në vend të datës 14 QERSHOR 2019 është shënuar data 14 SHTATOR 2019.

Në rastet kur muajt shënohen me numra, shtypja gabimisht e një numri është gabim teknik njerëzor i mundshëm. Mirëpo, në rastet kur muajt shënohen me shkronja, mundësia e gabimeve të tilla nuk ekziston: Vetëm qëllimisht mund të shkruhet “SHTATOR” në vend të “QERSHOR”. Nuk ka asnjë dyshim se ky falsifikim është bërë me qëllim të fshehjes se përse kjo ekspertizë u mbajt e fshehur 4 muaj.

Vendimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që rasti “Astrit Dehari”, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është një vendim për t’u përshëndetur. Sidomos është për t’u përshëndetur angazhimi publik se Prokurori i Shtetit do “t’i shfrytëzojë kompetencat dhe autorizimet kushtetuese dhe ligjore, që të zhvillohen hetime të pavarura, profesionale dhe kredibile në ndriçimin e plotë të këtij rasti”.

Ftoj publikisht Prokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi dhe Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Afrim Shefkiu që në përputhje me kompetencat dhe autorizimet kushtetuese dhe ligjore të fillojnë hetimet e menjëhershme dhe të merren masat e parapara me ligj për autorët e këtij falsifikimi.

Nga Bardhyl Mahmuti-Varianti publik i përkthimit në shqip të ekspertizës së çështjes “Astrit Dehari” është PËRPJEKJE E QËLLIMSHME PËR TË FSHEHUR KRIMIN

Pas ndërhyrjes sime me anë të linjës telefonike në emisionin “Pressing” të T7, të datës 24 tetor 2019, rreth pasaktësive të përkthimit të Raportit të Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me çështjen ”Astrit Dehari” reagoi Ismail Ismaili, personi që ka përkthyer këtë material. (Gazeta “Express”: Deklarohet përkthyesi i ekspertizës për rastin “Dehari”: Katër ditë nuk dola nga shtëpia, nuk kam guxuar ta interpretoj”, 25 tetor 2019).

Shpërthimi në lot i Ismail Ismailit para kamerave televizive është çështje e përjetimit personal ndaj kësaj forme të shprehjes së pikëllimit dhe nuk ka vend në këtë debat. Ajo që vlen të theksohet lidhur me këtë çështje, ka të bëjë me shkallën e saktësisë së përkthimit të një raporti të tillë.

Lidhur me këtë aspekt, Ismail Ismaili thotë: “Raporti shkencor duhet të përkthehet pothuajse fjalë për fjalë. Nuk kam guxuar t’i interpretoj thëniet e ekspertëve mjeko-ligjorë”, kurse gabimet e mundshme teknike ia lë kohës së shkurtër që ka pasur përkthyesi për të përkthyer 60 faqe.

Çështja “e përkthimit fjalë për fjalë të një teksti shkencor” do të trajtohet në shkrimet e ardhshme. Tani për tani po ndalem vetëm në çështjen e kohës së shkurtër, për të përkthyer këtë raport mjeko-ligjor.

Ismail Ismailit katër ditë i duket kohë e shkurtër për të përkthyer këtë raport, ndërkaq disa orë pas ndërhyrjes sime ai deklaron: “Asnjë pikë, as presje kush s’ka qit në të, sepse katër ditë nuk kam dalë prej banese. Sa kam mujtë me përkthy që me ia bo gati atyre që ma lypën shpejt. E kam dorëzuar të mërkurën në orën 13:00”. Është e çuditshme se si arriti që, brenda disa orësh, të bëjë verifikimin e dy teksteve dhe të dalë në përfundimin nëse është ndërhyrë apo jo në materialin që ka përkthyer!

Lidhur me tërësinë e detajeve, që Ismail Ismaili jep për kohën kur i janë dorëzuar materialet për përkthim, reagoi edhe Prokuroria Themelore në Prizren. Sqarimi i këtyre detajeve u takon palëve kontraktuese për përkthimin e këtij materiali dhe nuk do ta përfshijë në kuadër të këtij shkrimi.

Nga reagimet lidhur me ndërhyrjen time nuk do të përmend asnjë nga qindra njerëzit që më kanë mbështetur për ndërhyrjen time. I falënderoj publikisht të gjithë! Falënderoj edhe Leonard Kërqukin, gazetarin e T7-ës, për mundësinë që më dha të ndërhyj në emisionin që po shfaqej drejtpërdrejt. Në këtë shkrim do të përmend vetëm reagimin e Sefedin Krasniqit, mikut të Ismail Ismailit, që ka bërë “dy kurse (formation continue) për përkthyes” në Zvicër.

Në letrën e tij publike, që portali “Lidhja e Prizrenit” e publikoi me titull: “Sefedin Krasniqi fundos gënjeshtrat e Bardhyl Mahmutit”, ai i drejtohet Ismail Ismailit: “Ti ke bërë një gabim dhe uroj që të mos e përsëritësh më kurrë! Gabimi yt është se je munduar të bësh mirë”!

Përmes këtij reagimi, njoftoj opinionin publik shqiptar, se në kohën më të shkurtër të mundshme, do të përkthej pjesët kryesore të raportit në fjalë dhe çdokush do të ketë mundësi të shohë manipulimet që janë bërë nëpërmjet përkthimit, me qëllim fshehjen e përmbajtjes së plotë të ekspertizës mjeko-ligjore në Zvicër.

Deklarata e Ismail Ismailit, se askush nuk ka ndërhyrë në raportin e tij, se “asnjë pikë as presje kush s’ka qit në të” e bën përgjegjës të vetëm për të gjitha manipulimet që janë bërë në tekstin e ekspertizës, që u publikua nga pothuajse të gjitha mediet në gjuhën shqipe.

Nuk e gjykoj Ismail Ismailin për cilësitë njerëzore, sepse nuk e njoh. As lotët e tij nuk më bëjnë përshtypje, sepse jemi në një debat, ku çdo fjalë ka peshën e vet, ku çdo faqe e raportit përshkohet me gjakun dhe vuajtjet që ka përjetuar Astrit Dehari në momentet e fundit të jetës së tij.

I bëj thirrje publike Ismail Ismailit, që të bëjë krahasimin e dokumentit që ka dorëzuar ai si përthyes dhe dokumentit që i është dorëzuar familjes Dehari dhe që është bërë publik. I bëj thirrje publike, që të shohë me kujdesin më të madh, nëse dikush ka hequr “ndonjë pikë a ndonjë presje” nga ajo që ka dorëzuar ai. (Mund të kërkojë ndihmën e Sefedin Krasniqit apo të kujtdo qoftë tjetër që është trajnuar).

Nëse pas krahasimit të detajuar të dy teksteve Ismail Ismaili pohon se nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet dy teksteve, atëherë përgjegjësia është e përkthyesit.

Unë do të dëshmoj se varianti publik i përkthimit në gjuhën shqipe të ekspertizës së Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës është PËRPJEKJE E QËLLIMSHME PËR TË FSHEHUR KRIMIN.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për peshën e kësaj akuze publike dhe garantoj se kjo PËRPJEKE E QËLLIMSHME PËR TË FSHEHUR KRIMIN do të argumentohet në mënyrën bindëse.
I takon Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Ismail Ismailit të tregojnë se kush qëndron prapa këtij qëllimi.

P.S.
Në letrën e tij, Sefedin Krasniqi deklaron se unë qenkam “një MASHTRUES, që nuk ka mbaruar kurrë fakultetin dhe që nuk guxon t’i tregoj publikisht diplomat e veta, sepse i ka të rrejshme”! Madje, gjatë luftës në Kosovë paskam qenë “zëdhënës apo përfaqësues i UÇK-së (dikund në hënë)”!

Sa i përket periudhës së luftës, nuk kam çfarë t’u shpjegoj “njerëzve me hënë”. Ata që kanë dashur ta dinë, kanë pasur mundësi ta marrin vesh ku kam qenë në atë periudhë.

Ndërsa për diplomat e mia që nuk i treguakam publikisht, sepse qenkëshin të rrejshme, Sefedin Krasniqi mund t’i drejtohet komunës së Lozanës, e cila më ka punësuar si edukator, për shkak të diplomave të Universitetit të Lozanës që kam prezantuar. Kështu do të kishte nxjerrë të vërtetën në shesh dhe do të kishte dëshmuar cilësitë e përgatitjet e veta që i kanë dhënë gjatë trajnimeve (formation continue), që në kohën para se të dërgohej jashtë shtetit

Nga Naser Pajaziti

Zoran Zaevi dhe Hristijan Mickoski do ta bëjnë përhajr marrëveshjen për t’ia lidh kismetin Katica Janevës dhe shoknisë së saj. Ata i kanë gati 114 vota dhe pa një therrë në këmbë ladrojnë e bëjnë çka të duan. Dy hanxhinjtë sigurisht se deri në pikën e fundit i kanë matematikat për hesapet dhe favoret e tyre, ndërsa formula e trullosjes së partive shqiptare në fund do të jetë në stilin “votoni se ndërkombëtarët po thonë…NATO dhe BE, e përralla të tjera! .
E çka politikanë tanë, sërish po mbeten jashtë loje, “voajerë” të dyshes në dhomën e mbyllur dhe “tërpijana” për pushtet e allashverishe. Kjo katandisje pikë e pesë është falë tërpisë nga grazhdi i dyshes së lartëpërmendur. Nëse nuk thua mjaft, atëherë fundi është një shpërthim që nxjerrë vetëm jashtëqitje lopësh të padobishme me kundërmim të rëndë. Dhe ky do të jetë fundi fatal që i përshkruhet spektrit politik shqiptar të molisur. Është shumë e qartë se Zaev ka rregulluar hesapet me partnerët e tij shqiptarë të koalicionit, por është e çuditshme se përse opozita të mos jetë më shpërthyese, të paktën duke dalë në protestë, qoftë edhe me 20 veta para Kuvendit në ditën kur hanxhinjtë Zaev – Mickoski po kuvendonin për tia lidh fatin edhe shumë proceseve të montuara si “Monstra”, “Lagja e Trimave” e shumë e shumë raste tjera që kërkojnë një revidim të plotë, sepse kemi njerëz që edhe pafajësisht po vuajnë dënimet. Por, realiteti më vrasës se kjo “tërpi” dhe katandisje çdo ditë po zbrazë vendbanimet tona!

Ju flet Radio Zëri i Kosovës
Ju flet Radio Zëri i Kosovës

Sot,më 20 gusht 2019, bëhen 30 vite kur filloi punën Radio Zëri i Kosovës në Kopenhagë,një nga radiot e para të gjuhës shqipe në Diasporë.
“Ju flet radio zëri i Kosovës
Ju flet radio zëri i Kosovës “
ishin fjalët zëkumbuese të dy priatareve: Shpëtime Fida e Emine Xhemajli që më 20 gusht të vitit 1989 po jepnin sihariqin e madh te të gjithë bashkatdhetarët në Kopenhagë e më gjerë se po fillon një epokë e re për shqiptarët e këtueshëm e më gjerë,të cilët tash e tutje do ta kenë mediumin e tyre informativ,kulturor e kombëtar …
Ky medium u emëru Zëri i Kosovës si sinonim i solidarizimit dhe dhënies zë e jehonë të kërkesave të drejta të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve që vazhdonin të ishin të shtypur nga sllavët serbo,maqedono e malazezo shovenist.
Filluam me gjysmë ore në Kanalin e Kopenhagës për të zgjeruar shumë shpejtë kohën e emitimit në 45 min e pastaj në 90 e më vonë në 3 orë në javë.


Me kalimin e kohës dhe fitimin e eksperiencës redaksia e rzk arriti të pavarësohet dhe t’i ketë edhe valet veta e kohën e emitimit prej 36 orë program javor në gjuhën shqipe.
Në vitin 2002 po kjo redaksi filloi të pregadisë e emitoj program prej 1 ore në javë edhe në tv,kështuqë akronomit të radios rzk iu shtua edhe akronomi tv për t’u bërë rtvzik.


Duke shikuar në retrospektivë punën e e këtij mediuimi mund të konstatohet se duhet të mburrën të gjithë kontribuesit e bashkëpunëtorët e radiotelevizionit të Kosovës me rolin historik që ka luajtur .
Zëri i Kosovës përjetoi dhe dhe kontriboi në zhvillimin e tri luftave çlirimtare të popullit tonë.
Krijoi dhe afirmoi vlera të mirëfillta kombëtare.Evidentoi dhe pasqyroi histori suksesi të bashkatdhetarëve tonë që me të arriturat e tyre nderuan Danimarkën por ia shtuan krenarinë gjithë shqiptarëve.
Jo vetëm për shqiptarët por siç cek me një rast eksperti i çështjeve ballkanike Tue Magnussen-rtvzik ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e demokracisë daneze duke zbuluar aferën Panteliç ku autoritetet daneze kishin autorizuar një avokat ultranacionalist serb për verifikimin e lëndëve të azilkërkuesve shqiptarë në Danimarkë…etj
Ditë pas dite, javë pas jave,muaj pas muaji sot mbushen plotë 30 vite të themelimit të Radio Zërit të Kosovës dhe emisioni i tij vazhdon edhe sot në evidentimin e pasqyrimin e vlerave të mirëfillta kulturore,sportive e të lëmive tjera (kombëtare) për shqiptarët e këtueshēm e mē gjerë.
Prandaj urime gjithë shqiptarëve për këtë jubile të rëndësishëm.
Në fund një falenderim dhe urim i veçantë për udhëheqësit Ibrahim Xhemajli, Ixhet Lutfiu dhe Adnan Aliti që për një kohë të gjatë kanë pasur barrën kryesore të funksionimit të rtvzik,të cilët edhe janë shpërblyer 2 herë nga Ministria e Diasporës së Kosovës.
Urime Urime Urime!

Rtvzik-Kopenhagë
20.08.2019

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është shtyrë në tetor.

Lajmin e bëri të ditur Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një lajm shumë pozitiv nga Europa, ndërsa thekson që duhet t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë.

Postimi i plotë

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor.

Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor.

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka pranuar se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar te disa prej vendeve anëtare, duke mos e parë vendin tonë gati për hapjen e negociatave. Madje edhe vjeshta nuk ofron asnjë siguri.

Një konferencë për mediat nga Brukseli, Hahn tha se BE do të duhet tu përmbahet me rigorizitet prioriteteve të përcaktuara për vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë proces.

Dhe këtu ai nënvizoi reformën e drejtësisë në Shqipëri.

Hahn: Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh sa u përket këtyre vendeve të Ballkanit. Padyshim ju sot mund ta shikoni Shqipërinë dhe mund të shqetësoheni për krizën politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Por duhet të bëjmë një dallim çfarë është vendosur më herët mes Shqipërisë dhe BE, vendimit unanim të BE duke përcaktuar 5 prioritetet kyçe që janë zbatuar nga Shqipëria. Sidomos në çështjen e reformës në gjyqësor. Po zhvillon një reformë në drejtësi me magnitudë të paprecedent. 

Nuk mund ta fajësojmë Shqipërinë që për shkak të kësaj reforme disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë pezulluar. Do të ishte e padrejtë për ti fajësuar autoritetet në lidhje me këto zhvillime. Padyshim ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë. Duhet të shohim gjithmonë pjesën plot të gotës dhe jo pjesën poshtë të saj.

Hahn zbuloi se Gjermania, Franca dhe Danimarka janë skeptike për hapjen e negociatave dhe kërkojnë shtyrjen.

Komisioneri Hahn që është dhe në mbyllje të mandatit të tij tha se çështja e zgjerimit lidhet me besueshmërinë e BE dhe si e tillë duhet të shihet si çështje strategjike nga Unioni.

Nëse BE kërkon të jetë aktor i rëndësishëm në çështjet globale duhet të mbajë fjalën e dhënë për Ballkanin Perëndimor.

George Ciamba, ministri rumun për Evropën, të cilët janë edhe organizatorë të takimit pasi Rumania mban presidencën e radhës në BE tha se ” jemi besimplotë për rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por si duket çështja do të shtyhet për në tetor”.

Këshilli i Bashkimit Evropian deklaron se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë do të jetë në tetor.

Në një deklaratë, Këshilli shprehet se vlerëson raportin e KE për Shqipërinë.

“Vendimi për Shqipërinë, jo më vonë se tetori i 2019. Kemi marrë rekomandim pozitiv nga KE. Vlerësojmë raportin e KE për Shqipërinë. Do dalim në një vendim të qartë për Shqipërinë”, deklaron Këshilli i BE.

Kirurgu i njohur i zemrës, shqiptari nga Tetova, prof. dr. Omer Xhemali, njihet më shumë për faktin se është shqiptari i parë që ka bërë transplantim të zemrës.

Omer Xhemaili ka lindur në vitin 1970 . Pasi ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe specializimin për kardiokirurg në Gjermani, ka punuar një kohë të gjatë në klinika të ndryshme të atjeshme.
Është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve tjerë dhe abstrakteve shkencore, shkruan albinfo.ch
Në vitin 2007 zgjidhet si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”.
“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, thotë doktori. Por, megjithatë, ai ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj.

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit Sasho Trajkovski, i punësuar në DSK, në Gjykatën Penale vazhdoi seanca gjyqësore për lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së.

Në pyetjen e prokurorit Artan Ajro, dëshmitari në lidhje me kapacitetet për ndjekjen e sistemit Verin dhe Najs gjegjësisht për mundësinë për shënimin e numrave, tha se për të parin nuk i kujtohet, përderisa, në Najs kapacitetin kishte 20.000 numra.

“Duke pasur parasysh atë se ky sistem me operatorët e telefonisë lidhej me pajisje ndërmjetësuese dhe realisht ky numër ishte 2.500 targetë”, sqaroi Trajkovski.

Dëshmitari tha se kishte marrë pjesë gjatë shënimit të numrave nga shënuesit dhe se ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe shefi i Drejtorisë së pestë kishin kompjuterë të cilët ishin të lidhur me sistemin Najs.

“Ekzistonte një grup i përdoruesve i cili quhej ‘E RËNDËSISHME’ ku kishte tre përdorues. Mund të shihnim se ka qasje nga zyrat e drejtorit të DSK-së dhe shefit të Drejtorisë së pestë”, tha Trajkovski.

Gjykatësi Vladimir Tufegxhiq iu drejtua prokurorëve se duhet të ndërmarrin diçka rreth pyetjeve, gjegjësisht të jenë më koncize, ndërsa përgjigjet më të shkurta, sepse, sipas tij, gjykimi po zvarritet, ndërsa, siç tha, në ditët e fundit gjykata iu është nënshtruar kritikave për disa procedura gjyqësore dhe konkretisht kjo. Gjykatësi potencon se anëtarë të PSP-së pikërisht dje dhe para disa ditëve kanë reaguar në kontestueshmërinë e procedurës të “Target-Fortesa” .

Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësore të 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra të telefonit. Ishin përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16.