Edmondo De Amicis (1846 – 1908) ishte shkrimtar, gazetar dhe ushtarak italian.

Një shtëpi pa libra është si një oborr pa lule.

Fati i shumë njerëzve varet nga prania apo mungesa e një biblioteke në shtëpinë e fëmijërisë.

Miqësitë janë si martesat: një në dhjetë është për dashuri.

Vrasësi që respekton nënën e vet, e ka akoma një grimcë nderi e mirësjelljeje në zemër; por edhe më i lavdishmi mes njerëzve, që i shkakton dhimbje dhe ofendon nënën e vet, s’është tjetër veçse një krijesë e pështirë.

Mos prit gëzim në jetë, nëse i kundërvihesh prindit tënd.

Një femër është gjithmonë një mister: nuk të mbetet tjetër veçse të besosh Vera i shton një buzëqeshje miqësisë dhe një flakë dashurisë. në paraqitjen e saj dhe në atë që zemra jote të thotë.

Edukata e një populli mund të gjykohet nga ajo që ndodh në rrugët e tij. Aty ku ka pabesi në rrugë, ka pabesi edhe në shtëpi.

Njeriu që frekuenton vetëm një klasë sociale është si studiuesi që lexon vetëm një libër.

Ç’mësim i mirë është udhëtimi për modestinë.

Ka shumë analiza për penën e Dostojevskit, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj rus, por më e thella dhe e goditura, mbetet kjo e nobelistit Herman Hesse.

Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më tja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm.

Atëherë, në fakt, nuk jemi më spektatorë, nuk jemi më gjyqtarë ose shijues, por jemi të mjerë në mes të gjithë djajëve të tjerë të mjerë në romanet e tij, vuajmë vuajtjet e tyre, të magjepsur dhe të shtangur ne shikojmë vorbullën e jetës, gurin e mullirit të palodhur nga bluarja e vdekjes.Dhe  në atë momente ne ndjejmë muzikën e Dostojevskit, ngushëllimin dhe dashurinë e tij, dhe vetëm atëherë ne provojmë ndjesinë e mrekullueshme të botës së tij poetike, të tmerrshme dhe shpesh deri në mizore.

Dy fuqi të pushtojnë në librat e tij, i pari është dëshpërimi, pranimi i së keqes, i të pësuarit, i mos kundërshtuarit të mizorisë gjakësore dhe problematike të natyrës njerëzore. Nga kjo vdekje duhet vdekur, ky ferr duhet përshkruar nëse do që edhe zëri tjetër i mjeshtrit, ai zëri qiellor të mbrrij deri tek ne. Sinqeriteti i lakuriqtë me të cilin rrëfehet jeta jonë njerëzore është një gjë e mjerë, e pasigurtë dhe ndoshta e dëshpëruar, një fillim i pashmangshëm.. Duhet ti dorëzohemi dhimbjes, ti braktisemi vdekjes, buzëqeshja cinike e ferrit të realiteit lakuriq dhe të ashpër duhet të ngrijnë sytë tanë, para se të jetë në gradë të presë thellësinë dhe vërtetësinë e asaj tjetrës, pikës ose fuqisë së dytë.

Pika e parë (fuqia) i thotë po vdekjes, jo shpresës, heq dorë nga të gjitha zbukurimet, të gjitha eufemizmat konceptuale dhe poetike me të cilat jemi mësuar të maskohemi  nga rreziqet dhe brutalitetet e ekzistencës njerëzore nga ana e disa shkrimtarë të këndshëm

Por e dyta na tregon një element të ndryshëm nga vdekja, një tjetër realitet, një tjetër thelb: domethënë ndërgjegjen e njeriut. Megjithëse, e gjithë jeta njerëzore, luftë dhe dhimbje, poshtërsi dhe mizori  ka edhe dicka tjetër, ndërgjegjen, domethënë aftësinë e qënësishme të njeriut për tju kundërvënë Zotit. Vërtet ndërgjegjja gjithashtu na çon përmes dhimbjes dhe terrorit të vdekjes , në mjerim dhe faj, por ama na nxjerr nga vetmia e padurueshme e absurdit, na vë në kontakt me sensin e gjërave, me thelbin e tyre, me përjetësinë. […]

Këto dy mesazhe i ndjeva tek Dostojevski, kur isha një lexues i mirë i librave të tij, domethënë në orët kur dhimbja dhe dëshpërimi më kishin përgatitur ta kuptoja. Eshtë një artist që më bëri të ndjej diçka të ngjashme, një muzikant që nuk jam i gatshëm ta dua dhe ta dëgjoj në çdo kohë, ashtu siç nuk do të doja gjithmonë ta lexoja Dostojevskin. Eshtë Beethoven. Ai ka atë njohuri të lumturisë, mençurisë dhe harmonisë, të cilat, megjithatë, nuk hasen përgjatë shtigjeve të lehta, por shkëlqejnë herë pas here në rrugën që shkon buzë humnerës, dhe nuk arrihen duke buzëqeshur, por vetëm me lot dhe të rraskapitur nga dhimbja. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.

Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.

Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati për kryeministër po prinë me 48, 17 përqind. Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,35 përqind. Kjo parti udhëhiqet nga Enver Hoxhaj që njëherit ishte edhe kandidati për kryeministër në këto zgjedhje të përkohshme parlamentare për të cilat u votua të dielën, pra më 14 shkurt. Ndërsa partia e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK). Deri më tani kjo parti e cila kishte kandidat për kryeministër Avdullah Hoti ka 13, 18 përqind. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7,42 përqind dhe Nisma me 2,59 përqind.

Këto janë rezultatet preliminare e të cila nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Ndërsa mbrëmë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën për media tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahet gjatë në mend dhe se në kujtesë do të jenë edhe rreshtat e gjatë pranë shkollave dhe votimi masiv i mërgatës.

Ai ndër tjera ka thënë se mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerret ndaj askujt, por që do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo.

Ndërkohë në konferencë për media, doli edhe kandidati tjetër për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj deklaroi se partia të cilën ai drejton nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithkëtë ai ka thënë se rezultati është i qartë për ta dhe se është pranuar i tillë, madje ka uruar për këtë rezultat Lëvizjen Vetëvendosje.

Rezultatet u pranuan edhe nga partia e tretë, LDK. Avdullah Hoti tha se pas vlerësimeve të marra për rezultatin preliminare, do të merr përgjegjësi për humbjen e thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ai falënderoi votuesit për besimin e dhënë, derisa theksoi se LDK do të jetë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës.

Kujtojmë që në dhjetorin e 2020-ës, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah, vendim ky që pasoi pas kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

Qeveria e Hoti u miratua me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës, e cila kishte nevojë vetëm për një votë më shumë se 50 për qind për t’u miratuar.

E që pa votën e Arifit, ky minimum nuk do të ishte arritur.

Arifi më 3 qershor votoi në favor të ngritjes së qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti.

Etem Arifi, në prill të vitit 2018, ishte dënuar me dy vjet burgim, për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove. Dënimi i zotit Arifi, ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj.

Nga Bardhyl Mahmuti

Të dashur miq, Shtrembërimi i të vërtetës historike dhe fyerjet që u bëhen shqiptarëve në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka nxitur reagime të shumta. Reagimet janë tërësisht të arsyeshme, sepse trajtimi i shqiptarëve, që botërisht dihet se janë autokton të këtij vendi, si njerëz me prejardhje çerkeze, rome, turke apo të maqedonas që janë bërë shqiptarë gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane është më tepër se fyes! Ky trajtim shpërfaq logjikën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe luftënxitëse.E shoh të udhës t’i kujtoj lexuesit reagimin që kam bërë në shtator të vitit 2009 kundër të ashtuquajturës Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë.

R e a g i m „ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE“ – ÇORBË DERRASH E KUZHINËS LUFTËNXITËSE TË SHKUPIT!

Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh që bartnin tituj shkencor u orientuan në krijimin e identitetit maqedonas. Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke dhe duke uzurpuar komponentë të identiteti kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek. Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit e dinë fare mirë se në këto hapësira vetëm një popull ndërroi tri herë identitetin e vet: deri në vitin 1940 identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar e pas vitit 1945 si maqedonas.

Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik që për pesë vite tri herë ndërroi identitetin e vet nuk mund të pritet objektivitet shkencor por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve tjerë. Kontestimi i historisë dhe vlerave kombëtare të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë fqinjë nga Kuzhina e luftënxitëse e Shkupit përmes Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” është neveritëse dhe e rrezikshme.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, sidomos institucioneve të atyre vendeve që dhënë kontribut të madh për të ndërprerë luftën në Maqedoni, se Kuzhina luftënxitëse e Shkupit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si Kuzhina luftënxitëse e Beogradit që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve tjerë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, se pas Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Serbe”, Kuzhina luftënxitëse e Beogradit përgatiti Memorandumin famëkeq si recetë për Çorbën e Masakrave kundër popujve tjerë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se Çorba e Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” paraqet fazën e parë të projekteve antishqiptare që Kuzhina luftënxitëse e Shkupit përgatit.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton kalemxhinjve të Shkupit që vetes i thonë akademikë dhe mentorëve të tyre politik se në mënyrë analogjike si kalemxhinjve të Beogradit që vetes i thonin akademikë dhe mentorëve të tyre politik se Çorbat e Masakrave kundër popujve tjerë do t’ju mbesin në fyt.Populli shqiptar ka forcë dhe energji që përballë rreziqeve që i kanosen të dalë fitimtarë!

Kryetar Bardhyl MahmutiTetovë – 21 Shtator 2009-Bashkimi Demokratik Shqiptar

E vetmja gjë që ka ndryshuar nga koha e këtij reagimi lidhet me ndryshimin e emrit të këtij shteti!

Megjithatë, asnjë shkencëtar serioz nuk mund ta kontestojë faktin se sllavët që kanë ardhur nga Karpatet, që janë larg në veri të territoreve tona, nuk mund të jenë autoktonë, edhe nëse shteti ka marrë emrin:Maqedoni e Veriut! Përkundrazi! Siç thotë historiani i njuhur francez Alain Ducellier kur flet për pretendimet serbe ndaj Kosovës, historia na mëson se sllavët, në raport me territoret ilire, janë pushtues që kanë ardhur shumë vonë!

Ja linku i librit të gjeografis:

https://prosvetnodelo.com.mk/CMS/Upload/Uchebnici/new04/Geografija%20za%20II%20godina%20albanski%20jazik.pdf

a ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Leon Spinks, boksieri që u bë i famshëm pasi, në vitin 1978, i mori titullin botëror për peshat e rënda legjendës Muhamed Ali.

Spinks kishte vite që luftonte me kancerin. Ai ka fituar një medalje të artë në Olimpiadën e Montrealit dhe ka një bilanc prej 26 fitoresh, 17 humbjesh dhe 3 barazimesh.

Por, ndeshja që e bëri të famshëm erdhi vetëm një vit pas debutimit të tij si profesionist, ku pas vetëm 7 sfidash të zhvilluara, Spinks pati mundësinë për titullin botëror kundër boksierit më të madh të historisë.

Serge Métais është autor i librit Histoire des Albanais. Des Illyriens à l’indépendance du Kosovo (Histori e shqiptarëve. Nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës) të botuar në Francë më 2006 nga shtëpia botuese Fayard e të përkthyer edhe në shqip e në bullgarisht.

Për çfarë e keni saktësisht fjalën kur flisni për “mekanizëm gjyqësor” i cili mund t’u shndërrohet në “mekanizëm djallëzor”?

Mekanizëm djallëzor unë quaj një gjykatë të posaçme që mund të katandiset të veprojë me gjaknxehtësi, me teprime, me pushtet të pakufizuar, me humbje të sensit të masës.

I tillë do të ishte, për t’i thënë gjërat më shkoqur, një dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit. E gjitha kjo është e mundshme, në bazë të një aktakuze që konsideron se ata kanë ngritur e drejtuar një “sipërmarrje të përbashkët kriminale” (UÇK-në?), fajtore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mospranimi për t’u dhënë të akuzuarve lirimin me kusht më duket se nuk ndjell asgjë të mirë.

Pse doni që të mbyllet Gjykata e Posaçme?

Më duket se e kam parashtruar qartë qëndrimin tim në artikullin që kam shkruar. Ka dy arsye thelbësore:

Së pari, mungesa e pretendimeve për trafik organesh, në aktakuzë, bën që Gjykata e Posaçme ta ketë humbur tashmë çdolloj legjitimiteti.

Së dyti, një proces në Hagë i jep faktikisht kësaj gjykate të posaçme një status të cilin ajo nuk ka sesi ta mëtojë, statusin e një gjykate penale ndërkombëtare. Mirëpo është e paimagjinueshme që, në një gjykatë penale ndërkombëtare, të gjykohet vetëm njëra nga palët në konflikt. Në qoftë se gjykohet vetëm pala shqiptare, pa u gjykuar pala serbe, do të kishte një prishje të barazisë së trajtimit ndërmjet palëve. Kjo do të ishte një padrejtësi e kulluar.

Personeli i Gjykatës së Posaçme (gjyqtarë e prokurorë) është ndërkombëtar. Ndërkohë, ju keni mendimin që mbyllja e kësaj gjykate mund të vendoset nga Kuvendi i Kosovës. A e ka ky vërtet këtë kompetencë?

Gjykata e Posaçme nuk është krijuar përmes ndonjë rezolute të Kombeve të Bashkuara. Ajo nuk është ngritur as nëpërmjet ndonjë traktati mes shtetesh.

Ajo është një institucion i Republikës së Kosovës. Është krijuar me një ligj të votuar nga Kuvendi i Kosovës. Gjithçka që është e bërë me ligj, mund të zhbëhet me ligj.

Nuk ka asnjë mekanizëm institucional mbishtetëror që të mund ta pengojë shkrirjen e Gjykatës së Posaçme dhe transferimin e dosjes së akuzës te gjykatat e Kosovës, në Prishtinë. Dhe kjo, që nga momenti në të cilin Kuvendi i Kosovës do të votonte një ligj në këtë drejtim.

A nuk keni frikë se kjo gjë mund të shkaktojë një krizë midis Kosovës dhe aleatëve të saj, evropianë dhe amerikanë?

Sigurisht, kriza do të ishte serioze.

Idealja do të kishte qenë që nisma të vijë nga vetë amerikanët ose evropianët të cilët ranë në kurthin e mashtrimit të madh të raportit Marty. Por nuk duhet të kemi iluzione: ka fare pak gjasa që ata ta ndërmarrin vetë hapin e parë.

Kuvendi i Kosovës mund të veprojë në dy faza:

  • Si fillim, ai mund të votojë thjesht një rezolutë ku të merret në konsideratë mungesa e pretendimeve për trafik organesh në dosjen e akuzës. Dhe mjafton që kjo rezolutë të vendosë ngritjen e një komisioni të ngarkuar me hartimin e një projektligji për shkrirjen e Gjykatës së Posaçme dhe transferimin e dosjes së akuzës në Kosovë.
  • Vetëm në një fazë të dytë, Kuvendi mund ta votojë pastaj ligjin që do ta zhbënte atë që është bërë me ligjin e vitit 2015.

Ndërkohë, kriza do të ishte hapur me aleatët. Ajo do të jepte rastin për një debat rreth mashtrimit të madh pjellë e të cilit është Gjykata e Posaçme, rastin për të rikujtuar kushtet tejet të veçanta në të cilat u ngrit kjo gjykatë, e kështu me radhë.

Kuptohet vetvetiu që kriza e çelur përmes votimit të rezolutës duhet të çojë në negociata me aleatët. Projektligji që do të votohej më pas mund të shfaqet atëherë si fryt i një marrëveshjeje.

A mendoni ju që do të mund të gjykohen ndonjëherë në Hagë krimet e kryera nga serbët në Kosovë?

Jo. Krimet e kryera nga ushtria, forcat e sigurisë dhe paraushtarakët serbë gjatë luftës së viteve 1998-1999 nuk mund të gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, sepse kjo është krijuar vetëm në vitin 2002 dhe kompetencat e saj nuk janë prapavepruese. Madje, gjykimi i këtyre krimeve nuk është as në kompetencën e Gjykatës së Posaçme për Kosovën.

Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimi i gjenocidit të kryera nga serbët në Kosovë nuk do të gjykohen pra kurrë në Hagë. Nëse ato do të gjykohen ndonjëherë, kjo mund të ndodhë vetëm në suazën e gjykatave të Serbisë ose të Kosovës.

Pikërisht edhe për këtë arsye, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit për të cilat akuzohen sot udhëheqësit e UÇK-së do të duhej të gjykohen në Prishtinë. Për sa kohë që ndaj tyre nuk është ngritur kurrfarë akuze lidhur me trafik organesh, nuk mund të ketë asnjë justifikim që procesi i tyre të jetë i zhvendosur në Hagë.

Gjykata e Posaçme për Kosovën i hodhi poshtë së fundmi kërkesat për lirim me kusht për Hashim Thaçin e të bashkakuzuarit e tij. Në stadin e sotëm, vendosmëria që ajo po tregon është shqetësuese. Ka rrezik që mekanizmi gjyqësor i ngritur në Hagë të shndërrohet së shpejti në mekanizëm djallëzor. A ka ende kohë për ta ndalur? Sado që mund të duket e çuditshme, përgjigja është se po. Gjykatën e Posaçme e ka krijuar Kuvendi i Kosovës dhe po ai mund të vendosë për fatin e saj: Çka është bërë me ligj mund të zhbëhet me ligj. Ky kuvend e ka në dorë që ta rikthejë procesin në Prishtinë.

Për ta kuptuar më mirë këtë sfidë, është e udhës të saktësojmë që Gjykata e Posaçme për Kosovën nuk është një gjykatë penale ndërkombëtare:

  • Ajo nuk është krijuar përmes ndonjë rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si në rastin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GjPNJ), e cila ishte e detyrueshme për të gjithë qytetarët e shteteve të dala nga Jugosllavia (Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi);
  • Ajo nuk është krijuar as përmes ndonjë traktati ndërkombëtar si në rastin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN), e cila bazohet në një traktat të quajtur “Statuti i Romës” e të hyrë në fuqi më 2002. Ajo ka për detyrë të gjykojë personat e akuzuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid dhe është sot i vetmi juridiksion penal ndërkombëtar i përhershëm dhe me prirje të përbotshme[1].

Gjykata e Posaçme është krijuar, në fakt, vetëm nëpërmjet ligjit të votuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015 (nenit 162 të Kushtetutës dhe Ligjit nr. 05/L-053 “për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”). Ajo është pra një institucion gjyqësor i Republikës së Kosovës… i zhvendosur në Hagë.

Kjo krijesë shumë origjinale shpjegohet vetëm me emocionet që ngjalli raporti Marty, i miratuar në mënyrë masive nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në janar 2011. Pretendimet për trafik organesh njerëzore, që përmbante raporti, ishin me natyrë tejet çnderuese për rezistencën shqiptare: disa robërve serbë u qenkëshin hequr organe të cilat qenkëshin “eksportuar” pastaj përmes aeroportit të Tiranës për t’ua vendosur pritësve jashtë shtetit. Raporti hedh mendimin se kjo paskësh ndodhur me qindra herë. Krimi qenkësh i përbindshëm. Shumë tmerre ishin parë tashmë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, si masakra e Srebenicës, e kryer nga serbët dhe e cilësuar si gjenocid nga GjPNJ-ja. Mirëpo kësaj radhe do të shihnim që edhe shqiptarët nuk mbetkëshin prapa në punë tmerri: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) paskësh bërë tregti fitimprurëse me organe të marra nga robër serbë!

Raporti ishte, në të vërtetë, produkti i një prej operacioneve më të suksesshme të dezinformimit që prej shembjes së regjimeve komuniste. I kurdisur prej shërbimeve të fshehta serbe, ai mori një mbështetje vendimtare nga ana e shërbimeve ruse. Te një i zgjedhur zviceran, Dick Marty, ai gjeti një idiot të dobishëm mjaft efikas[2]. Raporti i tij është një përmbledhje e hartuar me dhelpëri duke u nisur nga shënimet e shërbimeve të fshehta serbe si edhe nga dosjet e akuzave të GjPNJ-së ose të gjykatave të Kosovës. Pak rëndësi kishte që ato dosje nuk kishin të bënin fare me trafik organesh njerëzore. I gjithë raporti Marty luan në thelb me sugjerimin, insinuatën ose probabilitetin.

Emocionet që ngjalli ky raport i shtynë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të krijonin, në shtator 2011, një “Grup Pune të Posaçëm Hetimor” (Special Investigative Task Force). U ra dakord për të caktuar në krye të tij në prokuror amerikan, Clint Williamson. Në maj 2012, Kuvendi i Kosovës miratoi një ligj për bashkëpunimin me këtë grup pune, çka i dha mundësi këtij të fundit të kryente një hetim penal të pavarur rreth pretendimeve që përmbante raporti.

Më 29 korrik 2014, pas më shumë se dy vjet hetimi, prokurori Williamson, gjatë një konference për shtyp në Bruksel, deklaroi që trafiku i organeve nuk mund të vërtetohej veçse në “më pak se dhjetë raste”. Ai shtoi: “Të ekzagjerohen shifrat ose të thuhet se çdo serb i vrarë apo i shpallur i zhdukur qenka bërë objekt i ndonjë heqjeje organesh nuk i shërben kurrfarë interesi, por vetëm sa shton dëshpërimin e familjeve të personave të humbur, sepse nuk ka asnjë provë të vetme”.

Si nata me ditën në krahasim me ato qindra raste që sugjeronte raporti Marty! Dhe, domethënia e fjalëve “më pak se dhjetë” mund të ishte fare “zero”. Mirëpo edhe kaq mjaftonte që aleatët amerikanë dhe evropianë të ndiheshin të detyruar që të ushtronin një trysni miqësore mbi udhëheqësit e Kosovës: këta duhej të votonin përmes Kuvendit të tyre një ligj për krijimin e Gjykatës së Posaçme.

Mes klasës politike kosovare debati qe i dhimbshëm, sepse thjesht ideja që të votohej për krijimin e një gjykate të posaçme ishte e padurueshme. Por mesazhi që po u jepej ishte i qartë: ose votoni ligjin e tregoni që nuk keni pse të trembeni lidhur me trafikun e organeve, ose mos pranoni dhe do të konsiderohet se jeni fajtorë për krimet e urryera që pretendohen në raportin Marty. Më në fund, me mbështetjen e pikërisht këtyre udhëheqësve që sot ndodhen të burgosur në Hagë, ligji për krijimin e Gjykatës së Posaçme u votua në Kuvendin e Kosovës me një shumicë prej dy të tretash.

Pikërisht kjo gjykatë e ka prodhuar aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të lartë të UÇK-së, të bërë publike më 4 nëntorin e kaluar[3]. Një aktakuzë tek e cila nuk gjen dot absolutisht asgjë lidhur me pretendime për trafik organesh.

Vërtetohet kështu plotësisht që udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe amerikanët janë mashtruar keqas nga një operacion dezinformimi të përmasave të mëdha. Por, prapëseprapë, suksesi i këtij batakçillëku mbetet i plotë.

Ai qëndron në vetë ekzistencën e Gjykatës së Posaçme. Si edhe në një aktakuzë që, ndonëse nuk përmban asgjë lidhur me trafiqe të pretenduara organesh, mund të çojë megjithatë në dënime shumë të rënda. Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, sot të burgosur në Hagë, akuzohen në fakt se paskan krijuar një “sipërmarrje të përbashkët kriminale”. Sipas aktakuzës, ata “ngarkohen secili personalisht me përgjegjësi penale” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga kjo sipërmarrje gjatë luftës, më 1998-1999, dhe në vitin 2000. Aktakuza as që do t’ia dijë fare se ata vetë nuk paskan qenë veprues të drejtpërdrejtë të atyre krimeve, as se një pjesë e atyre krimeve qenkan gjykuar tashmë në suazë të disa juridiksioneve të tjera, GjPNJ-së apo gjykatave të Kosovës. Ajo që paraqitet si një “sipërmarrje kriminale” është organizata e Rezistencës, kurse ata që shihen si penalisht përgjegjës për krime që ajo paskësh kryer janë ish-udhëheqësit e saj.

E gjithë kjo është e papranueshme. Është e papranueshme, jo sepse krimet e pretenduara në aktakuzë – keqtrajtim ndaj robërve, akte torture, ekzekutime pa gjyq, vrasje “tradhtarësh”, “bashkëpunëtorësh me armikun” apo kundërshtarësh politikë të hamendësuar – nuk paska sesi të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nuk u dashkan gjykuar. E papranueshme ajo është për dy arsye thelbësore.

E para është se ekzistenca e Gjykatës së Posaçme në Hagë nuk përligjet dot përveçse me pretendimet për trafik organesh nga ana e raportit Marty. Mungesa në aktakuzë e trafikut të organeve e bën këtë gjykatë të papërligjur.

Arsyeja e dytë është se, duke gjykuar në Hagë, do të bëhej një padrejtësi. Gjykimi në Hagë do të nënkuptonte, faktikisht, që t’i jepet Gjykatës së Posaçme një status të cilin ajo nuk e ka: atë të një gjykate penale ndërkombëtare. Mirëpo, në një gjykatë të tillë, nuk do të mund të gjykoheshin krimet e kryera nga Rezistenca shqiptare pa u gjykuar aty gjithashtu edhe krimet e kryera nga forcat e sigurisë, ushtria dhe paraushtarakët serbë në Kosovë. Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që ata kanë kryer janë mjaft të shumta, masive dhe të dokumentuara mirë. Lënda nuk mungon aspak për të ngritur një dosje akuze, madje edhe për krim gjenocidi. Sidomos tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës, kur gati një mijë trupa shqiptarësh të Kosovës, të zhdukur në vitet 1998-1999, janë zbuluar në disa varre masive në Serbi, dhe kur së fundmi janë gjetur përsëri trupa të tjerë në një minierë kripe në afërsi të Rashkës. Në qoftë se do të gjykohej vetëm njëra nga palët – ajo e sulmuara, Rezistenca – dhe nuk do të gjykohej pala tjetër – ajo agresore, fuqia pushtuese –, atëherë do të bëhej një padrejtësi. Do të shkelej parimi i trajtimit të barabartë mes palëve, të cilin duhet ta respektojë çdo gjykatë penale ndërkombëtare.

Për këto arsye, por edhe për të ndalur atë që po shfaqet gjithnjë e më shumë si një mekanizëm djallëzor, duhet të merret një vendim: të mbyllet Gjykata e Posaçme dhe të transferohet dosja e akuzës në Kosovë. Këtë vendim, Kuvendi i Kosovës mund ta marrë. Nuk do të ishte fare fjala për të ndërprerë një procedurë gjyqësore. Thjesht, procesi që duhej të zhvendosej në Hagë, do të rikthehej në Prishtinë.

E mira do të ishte që nismën për këtë ta marrë Bashkimi Evropian. Ai mund të konsiderojë që përligjet një kërkesë për transferim të dosjes së akuzës drejt gjykatave të zakonshme të Kosovës. Këtë mund ta bëjë përpara se Kuvendi i Kosovës të shprehet vetë dhe të shkaktojë një krizë me aleatët e tij evropianë e amerikanë.

Të pranohet që procesi të mbahet në Hagë do të ishte një padrejtësi (shkelje e parimit të trajtimit të barabartë të palëve në konflikt). Për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte njëlloj sikur ata të vazhdonin të pranonin që t’i tërhiqnin nga hunda. Mbyllja e kësaj gjykate të posaçme do të ishte gjithashtu më i pakti ndër sanksionet që meritojnë autorët e këtij mashtrimi të madh.

Serge Métais

Autor i librit Histoire des Albanais. Des Illyriens à l’indépendance du Kosovo (Histori e shqiptarëve. Nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës) të botuar në Francë më 2006 nga shtëpia botuese Fayard e të përkthyer edhe në shqip e në bullgarisht.


[1] Nga 193 vende anëtare të OKB-së, Statuti i Romës është nënshkruar dhe ratifikuar deri më sot nga 123 shtete, mes të cilave të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar. Ato nuk e njohin pra juridiksionin e GjPN-së, ashtu si edhe Kina (e cila nuk e ka nënshkruar fare).

[2] Shih artikullin tonë “Kosovë: Gjykata e Posaçme, pjellë e një mashtrimi të madh”, gazeta Dita, 5 dhjetor 2020.

[3] Aktakuza kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të lexohet në sajtin “Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor’s Office”. Shih çështjen me numër KSC-BC-2020-06.


[1] Nga 193 vende anëtare të OKB-së, Statuti i Romës është nënshkruar dhe ratifikuar deri më sot nga 123 shtete, mes të cilave të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar. Ato nuk e njohin pra juridiksionin e GjPN-së, ashtu si edhe Kina (e cila nuk e ka nënshkruar fare).

[1] Shih artikullin tonë “Kosovë: Gjykata e Posaçme, pjellë e një mashtrimi të madh”, gazeta Dita, 5 dhjetor 2020.

[1] Aktakuza kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të lexohet në sajtin “Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor’s Office”. Shih çështjen me numër KSC-BC-2020-06.

Bardhyl Mahmuti komenton deklaratën e presidentit serb.

Aleksandar Vuçiqi, Joseph Goebbels i Ballkanit, i njohur për politikën e vrasjes së 100 myslimaneve të Bosnjës për çdo serb të vrarë dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës paska deklaruar se më parë pranon ta vërë kokën në cung, sesa të njohë pavarësinë e Kosovës!
Është koha që t’i vihet koka në cung Goebbelsit të Ballkanit dhe të nxirret përpara përgjegjësisë penale si pjesë e zinxhirit komandues që kreu gjenocid në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë!
Gjenocidi ka emër: Serbi!

“Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si edhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot.

Ai kështu iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se çfarë u thotë atyre që thanë se Serbia do ta njohë Kosovën, ndërsa shtoi se ai më përpara do ta vendoste “kokën mbi cung” sesa të nënshkruante ndonjë dokument për njohje.

Vuçiqi tha se ai e kishte refuzuar një herë njohjen e Kosovës në Washington, ku ai theksoi se kishte dy versione të marrëveshjes.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im”, tha Vuçiqi.

Ai deklaroi se menjëherë e kishte tërhequr delegacionin e tij dhe se ai i kishte thënë delegacionit amerikan se Serbia nuk do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.

Vuçiqi thotë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialogun nën kujdesin e BE-së, por se do ta respektojë gjithashtu pozicionin e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

“Unë nuk do ta gënjej popullin, për të thënë se situata është e lehtë dhe unë po e luaj një hero. Situata është e vështirë dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Siç ju thashë tri ditë më parë, e shoh, e pres, po shoh se ngushtohet ngadalë, sepse konfliktet e tyre të ndërsjella në botë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ne po paguajmë çmimin për këtë”, përfundoi Vuçiqi.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Mediumi serb “Informer” ka publikuar një artikull sot, ku ka treguar se Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Këtë letër e dërgoi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, transmeton Indeksonline.

Në këtë letër, sipas mediumit serb, Joe Biden ka folur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të thotë me njohje në fund.

Biden po ashtu shkroi se ShBA do të mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Letra e plotë e Joe Biden në Gjuhën Shqipe:

Shkëlqesisë së tij
Aleksandar Vuçiq,
President i Republikës së Serbisë
Beograd

I nderuar Z. President:

Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt.

Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike.Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale.

Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme.

Sinqerisht,

Joseph R. Biden Jr.