Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

Letra e publikuar nga zyrtarë të Vetëvendosjes

Njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime.

Vullkani më i gjatë aktiv i Evropës, Etna, ka ndriçuar sërish qiellin natën që lamë pas. Pamjet janë bërë mjaft virale në mediat sociale.

“Ne jemi duke vëzhguar veprimtari më të fortë se të zakonshmet, me më shumë magmë që ngrihet nga tubat dhe më të pasur me gaz”, tha për Reuters Stefano Branca, kreu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania.

Lava që zbret përgjatë krahut perëndimor të malit të lartë 3,300 metra ka qenë e dukshme nga pjesa më e madhe e bregdetit lindor të Siçilisë. Twitter, Instagram dhe Facebook janë mbushur  me fotografi dhe video nga ky moment magjik.

Nga Siracusa në jug të Siçilisë dhe ishujt Eolian në brigjet veriore, imazhet treguan kolona masive hiri dhe ‘zjarr’ të kuq që godisnin shpatet e mbuluara me dëborë të Etna-s.

Krateri juglindor është në epiqendër të aktivitetit që filloi në 16 shkurt dhe ka ndezur vullkanin gjashtë herë në tetë ditët e fundit. Fragmente hiri dhe shkëmbi kanë mbuluar rrugët dhe ndërtesat në qytetet përreth

Ashtu siç e lajmëroi edhe vetë në konferencën e mbajtur ditën e martë me gazetarët, të hënën, kreu i Qeverisë mbërrin në Bruksel aty ku do të jetë në fokus, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Fillimisht në datën 1 mars kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në takim e Këshillit të Stabilizim Asoçimit.

Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ku Shqipëria do të kalojë në sitën e vendeve europiane për të parë sesa e ka respektuar dhe zbatuar marrëveshjen e stabilizim asocimit. Pjesë diskutimeve do të jenë edhe përmbushja e kushteve politike dhe ekonomike të Tiranës zyrtare të vendosura nga Brukseli, në mënyrë që vendi ynë të marrë dritën jeshile.

Në orën 14: 00 do të ketë edhe një konferencë për shtyp për konkluzionet e kësaj tryeze.

Rama do të zhvillojë një takim edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varherly si dhe presidentin e radhës të BE-së që mbahet nga Portugalia, Antonia Costa.

Pjesë e diskutimeve për takimin do të jetë edhe çështja e pandemisë.

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që mund të jetë fabrika më e vjetër e njohur e birrës në botë, që daton rreth 5000 vjet më parë.

Një ekip i përbashkët egjiptiano-amerikan zbuloi fabrikën e birrës në Abydos, një vendvarrim antik në shkretëtirë.

Ata gjetën një numër njësish që përmbajnë rreth 40 tenxhere të përdorura për të ngrohur një përzierje gruri dhe uji për të bërë birrën.

Fabrika e birrës ka të ngjarë të datojë që nga epoka e mbretit Narmer, sipas Këshillit Suprem të Antikiteteve, i cili beson se kjo është fabrika e birrës më e vjetër në botë.

Mbreti Narmer sundoi më shumë se 5000 vjet më parë. Ai themeloi Dinastinë e Parë dhe konsiderohet të ketë bashkuar Egjiptin.

Fabrika e birrës përbëhej nga tetë zona të mëdha, secila 20 metra e gjatë dhe secila përmbante rreth 40 tenxhere prej argjile, tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziry.

Fabrika e birrës mund të jetë ndërtuar në këtë vend posaçërisht për të furnizuar ritualet mbretërore që ndodhnin brenda ambienteve të varrimit të mbretërve të Egjiptit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së turizmit egjiptian, që citon arkeologun dhe bashkëkryesuesin e misionit Matthew Adams të Universitetit të Nju-Jorkut

Birra mendohet të jetë prodhuar në një shkallë të gjerë, me rreth 22 400 litra të bëra në të njëjtën kohë.

“Provat për përdorimin e birrës në ritet e flijimit u gjetën gjatë gërmimeve në këto ambiente”, thuhet në deklaratë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e jurisë në versionin australian të ‘The Voice’ në vitin 2021.

Ajo tashmë ka udhëtuar drejt Australisë, ndërsa është fotografuar duke qëndruar në vetizolim në Sydney.

30-vjeçarja duhet t’i kalojë 14 ditë në karantinë, si pjesë e masave mbrojtëse nga COVID-19, kështu që po qëndron në dhomën e saj të hotelit.

Ylli botëror i muzikës është parë duke marrë rreze në ballkon dhe duke tymosur cigare, ndërkohë që po e kalon periudhën e izolimit.

Rita do t’i bashkohet ish-fituesve të Australian Idol, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, si edhe këngëtarit të muzikës ‘country’, Keith Urban, në panelin e jurisë.

“E nderuar që jam ftuar të punoj në një vend me kaq talent të mrekullueshëm! Mezi pres të filloj me familjen time të ‘The Voice Australia’ dhe të zbulojmë superyllin e ardhshëm botëror”, ka shkruar Rita në Instagram. 

United Airlines ka në plan të blejë 200 taksi fluturuese (dronë elektrik), me të cilët shpreson t’i bartë pasagjerët nga shtëpitë e tyre në aeroport. Projekti parashikohet të përfundojë brenda pesë vjetëve.

United Airlines do të bashkohet me transportuesin rajonal të SHBA-së, Mesa Airlines për të blerë dronët elektrikë (eVTOL) të kompanisë Archer, si pjesë e një porosie prej një miliard dollarëve, shkruan BBC.

United dhe Mesa parashikojnë që me përdorimin e taksive fluturues, pasagjerët do të shmangin autostradat e mbingarkuara për të mbërritur në aeroporte.

Kompania Archer me bazë në Kaliforni, ka thënë se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë në një distancë prej 95 km me shpejtësi deri në 240 km në orë.

United Airlines ka raportuar humbje prej 7 miliardë dollarë vit

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë më 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.88 për qind të votave, duka dalë si partia e parë në këto zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje ka garuar në këto zgjedhje pa certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të liderit të saj Albin Kurti, i cili është kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të vendit.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka garuar edhe Vjosa Osmani, e cila ka qenë numri dy, në krye të listës së këtij subjekti politik.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, e cila ka nisur më 3 shkurt dhe ka mbaruar më 12 shkurt, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin e ardhshëm qeverisës të partisë së tij, duke thënë se dëshirojnë “të nxjerrin Kosovën nga kriza e shumëfishtë dhe ta vendosin në binarët e progresit”.

Programi qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje, siç ka deklaruar Kurti, do ta ketë në fokus të menjëhershëm përballjen me pandeminë e koronavirusit, ku do të krijohen kushtet që shpjegimet dhe rekomandimet e ekspertëve të jenë bazë për çdo vendim që do të merret nga institucionet.

Vaksinimi i 60 për qind të popullatës

“Pa vonesë do të vëmë në zbatim planin aksionar të detajuar të mbështetur financiarisht dhe i bazuar në situatën në terren. Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve elementare mbrojtëse, barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent, i sinqertë dhe i dendur me qytetarë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se do të nisë menjëherë bisedimet me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Kurti gjithashtu, ka theksuar se do të bëhen përgatitjet për aplikim dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Për rimëkëmbje ekonomike, “intervenim ambicioz fiskal”

Kurti ka theksuar se kthimi i jetës ekonomike në normalitet është prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar se në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë vendin, do të synohet “një ekonomi që del nga pandemia dhe e shëruar edhe nga sëmundjet tjera”.

Në ekonomi, sipas tij, do të ketë më shumë nevojë dhe hapësirë për gratë, për rininë, për mërgatën, për komunitetet, për fshatin, e sidomos për ata që kanë nevojë për më shumë mbështetje prej shoqërisë dhe shtetit.

Ai ka premtuar një ekonomi ku ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit.

Ekonomia që ai synon, siç ka thënë, duhet të jetë pa monopole, por me ndërmarrje publike që operojnë suksesshëm, si dhe një ekonomi ku fuqizohen komunat në mënyrë që ato të vendosin vetë për prioritetet e tyre.

Ndërmarrësve u është premtuar ofrimi i qasjes së volitshme në financa, të nevojshme për të përballur rritjen e prodhimit.

“Për këtë do të krijojmë partneritet të fuqishëm në mes pesë shtyllave, që së bashku garantojnë daljen relativisht të shpejtë nga recesioni i tanishëm; ndërmarrjet, shteti, sistemi bankar, Fondi kosovar për garantimin e kredive, si dhe komuniteti i donatorëve dhe i kredidhënësve ndërkombëtarë”, është shprehur Kurti.

LVV-ja ka thënë se mbështetja do të shtohet për të gjitha bizneset që arrijnë të krijojnë qasje në tregjet e reja ndërkombëtare dhe të rrisin eksportet e Kosovës, për të gjithë ndërmarrësit që hapin linja të reja të prodhimit, fusin produkte të reja apo që arrijnë të shtojnë numrin e punëtorëve.

Vetting-u dhe lufta kundër korrupsionit

Kurti ka premtuar që pjesë e programit të tij qeverisës do të jenë qasja më serioze ndaj drejtësisë.

Siç ka theksuar ai, pjesë integrale dhe e domosdoshme të sistemit e drejtësisë është gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm, me integritet dhe efikas.

“Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Nëpërmjet këtij procesi, synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se procesi i vetting-ut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial.

“Qeveria e jonë do të dëshmojë përkushtim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë drejtim, do të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të asaj të Apelit”, është shprehur Kurti.

Kurti ka thënë se kjo do të mundësohet përmes mbështetjes financiare për sistemin e drejtësisë, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre..

Rivendosje e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë?

Çështja e reciprocitetit me Serbinë, e cila kishte prodhuar mjaft probleme brenda skenës politike në Kosovë, por edhe në raport me faktorët ndërkombëtarë, është potencuar sërish nga Vjosa Osmani, e cila në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje ishte numri dy, por edhe nga lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një debat të transmetuar nga mediat vendore, më 12 shkurt, Osmani ka deklaruar që “reciprociteti është baza më e shëndoshë e ndërtimit të raporteve, në veçanti tregtare dhe ekonomike, ndërmjet shteteve”.

“Natyrisht që ajo që mund të pritet është se ne do të sillemi në mënyrë reciproke për ta mbrojtur dinjitetin e shtetit tonë. Për këtë ne do të ulemi me partnerët tanë, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Evropian, që kanë qenë ndërmjetësues të këtyre marrëveshjeve, për t’i bindur që kjo është rruga e drejtë, për të arritur barazi, jo vetëm në raport me Serbinë, por siç e thash, për ta mbrojtur dinjitetin shtetëror mbi të gjitha”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, ka thënë Kurti.

Marrëdhëniet me SHBA-në

Lidhur me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti ka theksuar Kosova i do marrëdhëniet “jo vetëm të mira, por edhe shumë më të mira se që janë, në aspektin bilateral, ushtarak, ekonomik dhe kështu me radhë”.

“Nuk mund t’i zëvendësojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me asnjë partner ose aleat tjetër… me SHBA-në ne kemi raporte të një shteti të ri me një shtet, për të cilin të thuash na ka ndihmuar, përkrahur e mbështetur, gjithmonë është pak”, ka thënë Kurti dhe ka shtuar:

“Me Sekretarin amerikan të Shtetit (Antony) Blinken mendoj që do të kem një bashkëbisedues të shkëlqyeshëm për marrëdhëniet tona të ndërsjella”.

Dialogu me Serbinë “nuk është prioritet”

Pa një zhvillim të brendshëm ekonomik të Kosovës, Kurti ka theksuar se nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë. Kjo për shkakun se, sipas tij, përderisa shteti i Kosovës është i dobët, Serbia nuk do ta respektojë asnjë marrëveshje.

“Gjithmonë do të kërkoj edhe më shumë. Ne duhet ta forcojmë shtetin tonë. Nuk po them që të mos dialogojmë me Serbinë, por kjo nuk është ndër prioritetet e para. Së dyti, Serbia na ka borxh. Unë jam i gatshëm të dëgjoj kërkesat për të drejtat dhe nevojat e serbëve në Kosovë, mirëpo nuk mund të dëgjoj vajtimet dhe piskamat në Beograd, se si paska humbur shteti serb Kosovën në kohën e (Sllobodan) Millosheviqit. Nuk mund të kem kurrfarë mirëkuptimi për këso lloj vajtimesh. Kur thuhet se ‘çka ofroni ju’, mendohet të kompensohet Serbia për humbjen e Kosovës. Jo. Serbia na ka borxh për krimet këtu, të kryera gjatë luftës, pra krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe të gjenocidit. Unë Serbisë do t’ia kërkoj borxhin”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se në rast se shikohet prezantimi programor i Lëvizjes Vetëvendosje, “fjala Serbi nuk është fare aty”.

Osmani: Asociacioni i rrezikshëm sa ndryshimi i kufijve

Zonja Osmani, e cila në listën e Vetëvendosjes ka garuar për postin e presidentes, ka theksuar se nuk do t’i qasen formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas kërkesave që ka Serbia.

“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është po aq i rrezikshëm sa edhe ndryshimi i kufijve sepse e ka atë qëllim përfundimtar. Madje, e destabilizon Kosovën për një kohë të gjatë, por në fund shkon te po i njëjti skenar. Prandaj duhet të respektohet ajo që ka thënë Gjykata Kushtetuese….Ai skenar duhet të eliminohet dhe nuk mund të hyjmë në këtë proces me logjikën se çka do t’i japë Kosova Serbisë sepse ne kemi dhënë mjaft”, ka thënë Osmani.

Për ambasada në Jerusalem, konsultime me administratën e SHBA-së

Lidhur me zotimet e nënshkruara nga Kosova në Uashington, më 4 shtator të vitit 2020, pjesë e së cilës është edhe njohja që Kosova ka marrë nga Izraeli, si dhe se a do të hapë Kosova ambasadën e saj në Jerusalem, siç edhe është kërkesa e shtetit izraelit, Vjosa Osmani ka deklaruar se për këtë çështje do të konsultohen me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të vendosin bashkë me të.

“Në zotimin unilateral thuhet që Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen që të bëjnë njohje reciproke. Pikë. Askund nuk përmendet Jerusalemi. Ne që të dy (Osmani dhe Kurti) e kemi përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike. Por, ajo që do të bëjmë në tërësi për këtë marrëveshje, nga pika e parë deri te e fundit, është se do të insistojmë që të ulemi menjëherë, urgjentisht pas krijimit të qeverisë, me presidentin (e SHBA-së, Joe) Biden, me administratën e tij të re, në mënyrë që të rishikojmë secilën pikë dhe të shohim se cili është përkushtimi i tyre në raport me to”, ka deklaruar Osmani.

Njohja nga Izraeli, sipas Osmanit është tejet e rëndësishme dhe arsyeja se pse Kosovën e ka njohur Izraeli “është për shkak të ndërmjetësuesit, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e së dielës mori mbi 150,000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2019.

Në bazë të 98% të votave të numëruara, Vetëvendosje fitoi 48% të votave apo mbi 374 mijë.

Por, a do të mundet ky subjekt politik që i vetëm të krijojë qeverinë?

Me rezultatin aktual, LVV mund të ketë rreth 52 ose 53 deputetë, por rezultati final do të dihet pas numërimit të votave me kusht, dhe votave përmes postës.

Në KQZ, deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 pako me fletëvotime nga jashtë, të cilat do të hapen më 15 shkurt për verifikim, proces ky që mund të marrë kohë deri në dhjetë ditë. Numri i votave mund të jetë më i madh, pasi besohet se brenda një pakoje, mund të ketë më shumë se një fletëvotim. Pritjet janë që vota e diasporës të jetë në masë të madhe dedikuar për LVV-në. Kjo do të rriste gjasat e arritjes së shumicës parlamentare.

Si zgjidhet qeveria?

Kosova është republikë parlamentare. Kuvendi i saj ka 120 ulëse, ku 20 prej tyre janë të rezervuara për komunitetet joshumicë. Për formimin e qeverisë, nevojiten votat e 61 deputetëve të kuvendit.

Fillimisht, presidenti i Republikës mandaton fituesin e zgjedhjeve që të formojë qeverinë. Nëse mandatari i parë nuk arrin të formojë qeverinë brenda 15 ditëve pas dekretimit, atëherë, presidenti dekreton një tjetër mandatar, i cili ka një afat ligjor prej dhjetë ditësh për formimin e qeverisë së re. Kandidati për kryeministër, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 2020, mund të jetë edhe nga partitë e tjera, pra jo partia fituese. Ai duhet të dëshmojë se ka votat e nevojshme që të zgjidhet në kuvendit. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje.

Kandidati i mandatuar nuk është i obliguar që të ketë koalicion edhe me partitë e komuniteteve joshumicë, por në qeveri, duhet të ndaj të paktën dy poste ministrore për komunitetet joshumicë, nëse qeveria ka 12 ministri. Nëse numri i ministrive tejkalohet, atëherë, një post i tretë ministror i ndahet komuniteteve.

Cilat janë opsionet?

Nëse LVV-ja nuk arrin të fitojë e vetme 61 deputetë, atëherë duhet të kërkojë partnerë për të formuar qeverinë e re. Në këtë rast, mund të ofrojë bashkëpunim për partitë e komuniteteve joshumicë, apo edhe për ndonjë nga partitë shqiptare.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka cilësuar këto zgjedhje si referendum dhe nuk ka folur asnjëherë për koalicione paszgjedhore. Në konferencën ku shpalli fitoren pak para mesnatës së 14 shkurtit, Kurti tha se “nuk do të bëj koalicion me ata që kanë nevojë të reformohen në opozitë”.

Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kanë garuar në një listë të përbashkët, ku Kurti është nominuar për kryeministër, ndërkaq Vjosa Osmanin për postin e presidentes.

Partitë e tjera politike në këto zgjedhje nuk kanë folur për vija të kuqe, siç ishin pozicionuar në zgjedhjet e kaluara.

Por, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti, pas përfundimit të votimeve, paralajmëroi se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.

“Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij, nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në, pasi siç është shprehur, “janë shumë larg me qëndrime”. Ai ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë.

Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili synon të bëhet president i Kosovës, ka thënë se nuk ka “vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”. Por, një koalicion eventual me AAK-në, bart në vete edhe kushtin që Haradinaj të zgjidhet president i vendit. Sipas rezultateve preliminare, partia e Haradinajt ka fituar 7.5% të votave.

Kush janë fitues nga minoritetet?

Në Qeverinë Kurti 1, LVV-ja nuk kishte bërë koalicion me Listën Serbe, e cila kishte fituar të dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në kuvend. Pavarësisht se kishin raporte të acaruara, Lista Serbe ishte pjesë e qeverisë me dy ministra.

Por, edhe partitë e tjera të komuniteteve mund të kenë kushtet e tyre.

Lista Serbe ka thënë të ketë fituar të dhjetë vendet, por në Kuvendin e Kosovës, këtë herë do të ketë edhe hyrje të reja nga komunitetet e tjera.

Në mesin e komunitetit boshnjak, Adrijana Hoxhiq nga veriu i Mitrovicës, me subjektin e saj “Komuniteti i Bashkuar”. Sipas rezultateve preliminare, ajo është e para në mesin e subjekteve boshnjake dhe ka fituar 5.688 vota. Subjektet e tjera boshnjake, siç është ajo e Emilia Rexhepit, Partia e Re Demokratike, ka fituar 2.753 vota, ndërkaq Unioni Socialdemokrat i Duda Baljes ka fituar 2.427.

Përfaqësuesit nga radhët e komunitetit boshnjak, të cilët kanë tri vende në kuvend, kanë ngritur dyshime se Hoxhiq, bashkë me subjektin e ri rom, Inciativa Rome nga Graçanica, po përpiqen të hyjnë në kuvend, me ndihmën e votave të komunitetit serb dhe se do “të punojnë për interesin e Listës Serbe”. Hoxhiq, e cila është nënkryetare e Mitrovicës së Veriut, i ka quajtur shpifje këto lajme.

Ndërkaq, Iniciativa Rome e Gazmend Salijeviq nga Graçanica ka fituar 3.730 vota, duke prirë në zgjedhje në mesin e partive të komunitetit rom.

Mbetet të shihet, nëse përfaqësuesit e ri të komuniteteve, do të bashkëpunojnë me fituesin e zgjedhjeve.

A do të mandatohet Kurti për kryeministër?

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që mund të marrë deri në një muaj kohë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Osmani si u.d. e presidentit mund ta dekretojë Kurtin që të krijojë qeverinë e re. Por, ka dilema nëse kjo është e ligjshme, pasi Kurtit i është ndaluar garimi në zgjedhjet parlamentare, për shkak të dënimit të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Ky afat për Kurtin, përfundon në shtator të këtij viti.

Ekspertët janë të ndarë në këtë çështje, pasi disa argumentojnë se vendimi i Kushtetueses vlen vetëm për deputet, por opozita mund ta kontestojë këtë dekretim dhe të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti, sfida e parë

Për të mbijetuar, qeveria e re duhet të sigurohet se do të ketë mbështetjen e 2/3 në kuvend, pasi më së largu në prill të këtij viti, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kushtetuta e përcakton se presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota (në raundin e tretë), por kërkon që në procesin e votimit, të marrin pjesë të paktën 81 deputetë. Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes.

Në rast se kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

LVV-ja është përcaktuar që në këtë post ta nominojë u.d. e presidentit, Vjosa Osmanin, por bazuar në rezultatet e 14 shkurtit, zgjedhja e Osmanit nuk mund të arrihet pa mbështetjen e partive opozitare.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po ashtu po synon postin e presidentit të Republikës dhe ka shprehur gatishmëri që partia e tij të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm. Por, ende nuk dihet nëse LVV-ja do të “sakrifikojë” Vjosa Osmanin, për t’i plotësuar kushtin eventual, liderit të AAK-së.

Çka e pret qeverinë e re?

Qeveria e re pritet të krijohet sërish në kohë pandemie. Pasojat në ekonominë e vendit, të shkaktuara nga mbylljet dhe masat kundër COVID-19, janë evidente dhe menaxhimi i kësaj situate, mbetet prioritet dhe sfidë e vështirë.

Pos kësaj, Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të papunësisë. Raportet ndërkombëtare e rendisin Kosovën në mesin e vendeve me korrupsion të lartë dhe arsimim të dobët.

Aktualisht, Kosova është e angazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Por, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se “dialogu nuk është prioritet” dhe ka paralajmëruar rikthim të masave të reciprocitetit të plotë. Ai ka përsëritur se do të angazhohet për dialog të brendshëm me serbët e Kosovës, të cilët duhet ta shohin Kosovën si atdhe të tyre. (Rel)

Dihet botërisht që gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit shtojmë peshë.

Prandaj ju rekomandojmë dietën e vezëve të ziera falë të cilës do të humbisni 10 kilogramë. Ajo djeg yndyrat e padëshiruara dhe forcon metabolizmin

Gjatë kësaj kohe duhet të pini 8 deri në 10 gota ujë qe të hidratoheni. Pirja e ujit ju ndihmon të çlironi trupin nga toksinat.

Për një rezultat sa më efikas, duhet të bëni gjithashtu gjysmë ore aktivitet fizik në ditë.

Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme, pije alkolike si dhe duhet të limitoni përdorimin e kripës dhe sheqerit.

JAVA E PARË

E HËNË

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: 2 patate të ëmbëa dhe 2 mollë

• Darka: 1 pjatë sallatë dhe mish pule

E MARTË

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: perime të gjelbërta dhe sallatë me mish pule

• Darka: Sallatë me perime, 1 portokall dhe 2 vezë të ziera

E MËRKURË

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: djathë pa yndyrë, 1 domate dhe 1 patate e ëmbël

• Darka: sallatë dhe pulë

E ENJTE

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: fruta sipas dëshirës

• Darka: sallatë dhe mish pule i gatuar në avull

E PREMTE

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: perime të ziera dhe 2 vezë

• Darka: sallatë dhe peshk në zgarë

E SHTUNË:

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: fruta sipas dëshirës

• Darka: perime dhe mish pule të gatuara në avull

E DIELË:

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: sallatë më domate, perime në avull dhe mish pule

• Darka: perime të kaluara në avull

JAVA E DYTË

E HËNË:

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: sallatë dhe mish pule

• Darka: 1 portokall, pak sallatë dhe 2 vezë

E MARTË:

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: 2 vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull

• Darka: sallatë dhe peshk në zgarë

E MËRKURË:

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: salltë dhe mish pule

• Darka: 1 portokall, sallatë me perime dhe 2 vezë

E ENJTE

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: perime të kaluara në avull, djathë me pak yndyrë dhe 2 vezë

• Darka: sallatë dhe mish pule

E PREMTE

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: sallatë me sardele

• Darka: sallatë dhe mish pule
t ru
E SHTUNË

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: sallatë dhe mish pule

• Darka: fruta sipas dëshirës

E DIELË

• Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro

• Dreka: perime të kaluara në avull dhe mish pule

• Darka: e njëjta gje si në drekë

Shënim: Përpara se të bëni këtë dietë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Është gjithmonë e këshillueshme të keni një kujdes të specializuar në mënyrë që të mos dëmtoni shëndetin tuaj.

Friedrich Wilhelm Nietzsche (15 tetor 1844 – 25 gusht 1900) ishte një filozof gjerman, kritik kulturor, kompozitor, poet, shkrimtar dhe filolog gjerman, puna e të cilit ka ushtruar një ndikim të thellë në historinë moderne intelektuale.

Ai filloi karrierën e tij si filolog klasik para se të kthehej te filozofi. Ai u bë personi më i ri që ka mbajtur Katedrën e Filologjisë Klasike në Universitetin e Bazelit në 1869 në moshën 24 vjeçare.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një përzgjedhje të thënieve dhe mendimeve më të bukura të Nietzsches. 

Isha në errësirë, por bëra tre hapa dhe u gjenda në parajsë. Hapi i parë ishte një mendim i mirë, i dyti, një punë e mirë; dhe e treta, një vepër e mirë.

Ai që ka një “pse” për të jetuar mund të durojë pothuajse çdo “si”.

Askush nuk mund të ndërtojë për ty urën saktësisht nën të cilën kalon rrjedha e jetës tënde, askush përveçse vetja jote.

Ajo që nuk na vret na bën më të fortë.

Gjarpri që nuk mund të hedhë lëkurën e tij duhet të vdesë. Po ashtu mendjet të cilat nuk lejojnë të ndryshojnë mendimet e tyre; pushoj së qeni mendje.

Të jetosh do të thotë të vuash që të mbijetosh, do të thotë të gjesh një kuptim te vuajtja.

Individit gjithmonë i është dashur të përpiqet për të mos u komanduar nga fisi. Nëse e provoni, do të jeni shpesh të vetmuar. Dhe ndonjëherë të frikësuar. Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për të paguar privilegjin e zotërimit të vetvetes.

Sa më lart të fluturosh aq më i vogël u dukesh atyre që nuk mund të fluturojnë.

Mënyra më e sigurt për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh atë të çmojë më lart ata që mendojnë njësoj si ai sesa ata që mendojnë ndryshe.

Gjithmonë do të ketë shkëmbinj në rrugën përpara nesh. Ato do të jenë ose pengesa ose gurë kapërcimi ; gjithçka varet nga mënyra se si i përdorni ato.

Secili duhet t’i japë vlerë ekzistencës së tij duke u sjellë sikur ekzistenca e tij të ishte një vepër arti.

Një jetë ndenjur është mëkati i vërtetë kundër Frymës së Shenjtë. Vetëm ato mendime që vijnë duke ecur kanë ndonjë vlerë.

Ti ke rrugën tënde. Unë kam rrugën time. Sa për mënyrën e duhur, mënyrën e saktë apo mënyrën e vetme, ajo nuk ekziston.

Duhet të keni një kaos brenda jush që të lindë një yll vallëzues.

Sekreti i marrjes së frytshmërisë dhe kënaqësisë më të madhe nga jeta është të jetosh në zgrip të rrezikut.

Dhe ata që u panë duke kërcyer mendohej se ishin të çmendur prej atyre që nuk mund ta dëgjonin muzikën.

Një mendimtar i sheh veprimet e tij si eksperimente dhe pyetje – si përpjekje për të gjetur diçka. Suksesi dhe dështimi janë thjesht përgjigje, mbi të gjitha.

Ndonjëherë njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.

Nëse shikoni mjaft gjatë në një humnerë, humnera do të shikojë përsëri tek ju.

Unë vlerësoj fuqinë e një vullneti nga sa rezistencë, dhimbje, torturë ai duron dhe di ta kthejë në avantazhin e tij.cm