Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thanë se kanë biseduar me telefon me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton VOA.

Presidenti Thaçi, tha se me zotin Mitchell janë pajtuar që të shtohen përpjekjet për të arritur një marrëveshje, “e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ai tha se ndihmës sekretari Mitchell është zotuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

Presidenti i Serbisë, tha se Shtetet e Bashkuara i japin mbështetje të plotë procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe shpresojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se presidenti serb i ka thënë zotit Mitchell se “do të jetë shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje”, por ai do të bëjë gjitha çfarë është e mundur për qëndrueshmërinë afatgjate ne Ballkanin Perëndimor.

As njëri dhe as tjetri nuk i përmendën idetë e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndonëse gjatë ditëve të shkuara kanë kërkuar mbështetje për një marrëveshje që do të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve, nënvizon VOA.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi takoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott, për të diskutuar procesin aktual politik me Serbinë.

Presidenti Thaçi po përballet në shtëpi më kundërshtimin e idesë së tij për “korrigjimin e kufirit”.Partitë opozitare synojnë që më 4 shtator të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit ku do të hidhet për miratim një rezolutë që, siç thuhet “i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.

Presidenti Thaçi gjatë të enjten takoi në dy raste drejtuesit e institucioneve të Kosovës për të diskutuar këto çështje.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha pas takimit të parë se procesi i bisedimeve nuk nënkupton diskutim të territorit as të kufijve të Kosovës.

“Edhe presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton jo vetëm territorin dhe integritetin e sovranitetin e vendit por vetëm i ushtron funksionet e veta kushtetuese dhe nuk pranon që të diskutohet territori i vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai tha se institucionet e vendit duhet të dalin me qëndrim të përbashkët kundër përfshirjes së kufijve në bisedime.

“Ajo që është shumë me rëndësi është që të qartësohen pozicionet institucionale pra që të kemi qëndrim të qartë institucional që territori dhe kufijtë nuk diskutohen, pra nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogut. Mendoj që kjo është rëndësia pastaj po është shumë me rëndësi që opozita e të gjithë të jemi pjesë e bisedimeve”, tha kryeministri Haradinaj.

Liverpooli është në grup me Crvena Zvezdën në Ligën e Kampionëve, por interesante do të jetë nëse Xherdan Shaqiri do të luaj në Marakanë kundër kampionit të Serbisë

Xherdan Shaqiri e ka edhe një betejë me serbët.

Pasi i mundi ata në Botëror, ku në minutat e fundit shënoi gol për Zvicrën dhe bëri shqiponjë, gjilanasi tani do të udhëtojë me ekipin e tij, Liverpool drejt kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

Sigurisht, Zvezda konsiderohet ekipi më jofavorit në Grupin C, të cilit i prin Paris Saint-Germain, Napoli dhe Liverpooli.

Meqë do të jetë një ekip me i dobët, nuk përjashtohet mundësia që në këtë përballje Shaqiri të starton në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp.

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, femrat mesatarisht mund ta mbajnë fshehtësinë 32 minuta, ndonëse bindshëm premtojnë se do ta mbajnë gojën e mbyllur për atë fshehtësi.

Hulumtimet e reja që i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3.000 femra, ka treguar se rreth 85 për qind e femrave nuk mund të mbajnë fshehtësinë, pavarësisht se sa e rëndësishme ose e ndjeshme është ajo.

Më së shpeshti, informatën e marrë e ndajnë me partnerin, shoqen ose nënën.

Gjysma e të anketuarave thonë se pas ndarjes së fshehtësisë ndjehen më lehtë, ndërsa 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për t’i përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se është në rregull të ndahet ndonjë fshehtësi me person të huaj, mirëpo, rreth 25% thonë se i brenë ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur.

Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër periudhë të mundimshme gjersa përpiqen që ta ruajnë fshehtësinë e tjetërkujt, shkruan lexo.al. Ato këtë mund ta bëjnë më së shumti gjysmë ore, gjersa rrjetet shoqërore dhe teknologjitë e reja vetëm se ua “lehtësojnë punën”.

Prokurorja speciale Publike Katica Janeva njoftoi se së shpejti do të dorëzojë akuza të reja në gjykata. Kjo nuk ka të bëjë me rastet e hapura nga bisedat e përgjuara, për shkak se afati prej 18 muajsh për ato skadoi në korrik të vitit të kaluar, por për rastet që PSP i mori nga prokuroria e rregullt, siç është rasti “Aktor”.

Mendoj se kemi vendosur kompetencë për të gjitha rastet që i kemi marrë nga prokuroria publike ose nga krimi i organizuar dhe nuk kanë kaluar ato 18 muaj. Kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje ti përfaqësojmë vetë në gjykatë, por ende vazhdojnë ato 18 muaj dhe është e vërtetë se ka disa në fazën përfundimtare dhe se në periudhën tjetër, nuk do të jepen në gjykatë. Por në të ardhmen me siguri do ti japim në gjykatë, në vlerësim të gjykatës ose do të sjellim një tjetër vendim të prokurorisë publike- deklaroi Katica Janeva.

Janeva këtë deklaratë e bëri në kuadër të prezantimit të raportit të OSBE-së për punën e PSP-së. Me këtë rast, ajo kritikoi gjykatën penale në Shkup se po punon ngadalë me rastet që janë tani në gjykatë, krahasuar me rastin e 27 prillit, ku tashmë janë caktuar dhjetëra seanca gjyqësore. Njoftoi edhe raport mbi parregullsitë në gjykata, bashkëngjitur me raportin e rregullt të prokurorisë që duhet të jetë gati deri në mes të shtatorit.

Obstruksionet e gjykatave ndaj Prokurorisë Speciale, sidomos në fillimin e punës së Janevës, u nënvizuan edhe në raportin e OSBE-së. Në publikim paralajmërohet se gjykatat kanë standarde të dyfishta kur vendosin lidhur me kërkesat për paraburgim nga Specialja për dallim nga prokuroria e rregullt dhe se puna e ngadalshme mund të sjellë deri në vjetërsimin e veprave penale në disa lëndë. Por, kishte vërejtje dhe rekomandime edhe për PSP-në.

Është e drejtë diskrete e Prokurorisë Speciale t’i ndajë me opinionin shkaqet për të cilat ndërmerr apo nuk ndërmerr lëndë të caktuara nën kompetencën e saj, duke pasur parasysh profilin e lartë dhe ndjeshmërinë politike në këto raste që PSP i ka, OSBE këshillon Specialja të ketë qasje më transparente dhe mënyrë që t’ia sqarojë opinionit këto vendime- pohoi Mishel Prins- misioni vëzhgues i OSBE-së.

Në pjesën kritike për PSP-në në raportin e OSBE-së u ndërlidh vetëm kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjev. Publikisht pranoi se edhe Këshilli ka qenë ndër institucionet që ka penguar punën e Speciales, por shtoi se është mirë që tani ka situatë të kundërt. I bëri thirrje Janevës që ta kryerje punën siç duhet, që në fakt e ka bërë edhe deri më tani.

Alsat

Lindsey Pelas është një nga modelet më bombastike që keni parë.Ajo  ka vendosur t’i çmend të gjithë ndjekësit e saj me një foto super të nxehtë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1 milion e 039 mijë e 532 euro dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punëkryerës janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

“Ky është edhe një hap tjetër i Ministrisë së Infrastrukturës për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane”, thuhet në komunikatë.

Trupi i pajetë i një gruaje sovjetike e mumifikuar në akull dhe në dukje sikurse një trup kulle, është gjetur sot në Elbrus të Rusisë.

Bëhet fjalë për trupin e pajetë të Alpinistes Elena Basykina e cila ishte zhdukur 31 vjet më parë bashkë me gjashtë anëtarë të tjerë, të gjithë alpinistë.

Ajo ishte zhdukur gjatë ngjitjes në majën më të lartë në Evropë, Elbrusin që gjendet në jug të Rusisë.

Familjarët e saj thanë se ishin frikësuar nëse ndokush e kishte kidnapuar ose nëse dikush e kishte zënë rob në Kaukazin e rrezikshëm.

Trupi i saj i ngrirë dhje mbështjellë në akull ishte gjetur nga disa turisë, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Lufta tregtare e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet e saj të tensionuara me Bashkimin Europian dhe rënia drastike e vlerës së lirës i ka shqetësuar tregjet për rrezikun e madh të kontaminimit edhe gjetkë.

Europa dhe bankat e saj e kanë sidoqoftë fuqinë t’i kundërpërgjigjen një efekti domino, por ekonomitë e brishta të Ballkanit kanë çdo arsye të jenë nervoze.

Ekspertët e cituar nga “BIRN” argumentojnë se, ndërsa eksportet turke në rajon mund të rriten, të nxitura nga rënia e çmimeve dhe rrudhja e tregjeve për mallrat turke diku tjetër, trazirat financiare të vendit mund të frenojnë investimet e Turqisë, si ato shtetërore, ashtu edhe ato private, në një rajon të cilin Ankaraja është përpjekur shumë ta kultivojë sipas shijes së saj.

Monedha kombëtare e Turqisë ka humbur rreth 40 për qind të vlerës këtë vit, një rënie që i atribuohet shqetësimit të investitorëve rreth stilit gjithnjë e më autokratik të presidentit Recep Tayyip Erdogan, emërimit të dhëndrit të tij si ministër i Ekonomisë dhe pavarësisë në rënie të Bankës Qendrore atje.

Lira turke u dobësua sërish të martën përballë dollarit amerikan, pas paralajmërimit të ministrit të Financave, Berat Albajrak, se sanksionet tregtare të Shteteve të Bashkuara kundër Ankarasë mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.

Mosmarrëveshjet e Ankarasë me Uashingtonin rreth një pastori amerikan, të ndaluar në Turqi nën akuzat për terrorizëm, i kanë përshpejtuar humbjet e lirës, ndërsa në një aspekt më të gjerë, investitorët janë të shqetësuar për kursin e politikës monetare nën drejtimin e Erdoganit, që e cilëson veten “armik të normave të interesit”

l.h/ dita

Nga Bedri Islami-Ka disa ditë që shefat e opozitës, të shkuarit e të sotmit, paralajmërojnë se muaji shtator do të jetë ai i rrëzimit të qeverisë “Rama” dhe se, përmes një revolucioni opozitar, do të shkallmohet bota e mafias, do të marrë arratinë shefi i tashëm i qeverisë dhe gjithçka do të fillojë nga e para.

Shtatori është vërtet muaji nostalgjik i Berishës. 20 vite më parë, pikërisht kur Kosova ishte në udhëkryqin e saj më të madh, do të bëhej apo jo shtet i pavarur, “rastësisht” në të njëjtën kohë me ofensivën serbe dhe dezertimet e një grupi farkistësh të Bukoshit, Berisha provoi atë që sot quhet si grushti i shtetit i 14 shtatorit.

Dihet tashmë se si nisi gjithçka 20 vite më parë, si u nisën mitingashët demokratikas dhe republikanë të prirë nga një monarkist, çfarë vodhën, grabitën shkatërruan; dihet se si mbi tanke dhe makina të blinduara shëtisnin njerëzit e udhëzuar nga Izet Haxhia dhe ky i fundit në besë nga Sali Berisha; është i njohur momenti kur një farë Spahie thërriste në mikrofonin e RTSH se, “qeveria ra dhe se na jena tash qeveri”, ashtu si dihen nga të gjithë zbythjet pas një deklarate ndërkombëtare, tërheqja në bodrumet e selisë së tyre, ku më shumë kishte automatikë dhe mitralozë, se sa kishte njerëz.

Nostalgjia është e çuditshme: të bën të ëndërrosh dhe të krijosh në vete sajesën se një ditë shtatori, përmes një grupi, më shumë të paguar se sa idealistë, mund të rrëzosh qeverinë, mund të përmbysësh pushtetin dhe se pastaj, si nga një dorë e heshtur, mund të marrësh zyrat e ministrive dhe të vendosësh aty besnikët e tu.

Pamja fantazmagorike dhe turbulluese e disa të rinjve lësëistë në Jalë, të cilët si një kor naziskin bërtisnin për të shembur qeverinë dhe për të shkuar pas “burrneshës”, e bënin gjithçka edhe më pështiruese, pa folur pastaj për disa fëmijë, ende 10-vjeçarë, të cilët, si duket, i kishin marrë seriozisht fjalët e Petrit Vasilit dhe ishin nisur nga dielli i jugut për të shembur qeverinë.

Ka pesë vite, e diçka më shumë, qe Berisha bën të njëjtën thirrje: të shembet qeveria. Ende pa dorëzuar çelësat e zyrës së tij, të cilat i la diku në shtatorin e para 5 viteve, ish shefi i qeverisë bëri paralajmërimet si Kasandra greke: kjo qeveri do të shembet, këtë qeveri do e rrëzojmë, të ngrihemi në revolucion, ta shkallmojmë pushtetin e bijve të etërve, duke menduar se gropa financiare që kishte lënë pas vetes nuk do të mbushej kurrë.

Gjithçka është e qartë pse ndodh një thirrje e tillë: tek ai, megjithë pavendosmërinë e Rilindasve socialistë, është ende ndjenja e humbjes e bashkuar me drojën e së ardhmes.

Më mirë se gjithë të tjerët ai e di se kësaj here gjërat mund të shkojnë krejt ndryshe nga sa është pritur dhe se, lufta që i kanë shpallur diplomacisë ndërkombëtare nuk ka të bëjë as me Lu e as Vlahutin, dy nëpunës të zellshëm që përçojnë një vijë të ardhur nga larg; ajo ka të bëjë me mesazhet që përcjellin dhe që , askush tjetër nuk i ka mbi kokë si i ka ai.

A mund të ndodhë një 14 shtator tjetër, si ai para 20 viteve?

Berisha, Kryemadhi, Basha, një grup rreth tyre e dinë fare mirë se nuk mund të ndodhë. Detyra ia do t’i japin zemër vetes dhe të përpiqen të largojnë të keqen.

Prej kësaj treshe njeriu që do të mund të përpiqej të bënte diçka seriozisht, nëse do të kishte forcën e duhur, do të ishte Kryemadhi. Ajo, më mirë se kushdo tjetër, e di se, megjithë pispiqiket e Vasilit, LSI po vazhdon të shkërmoqet, ajo ka humbur elektoratin që mbahej përmes vendeve të punës dhe shumë prej tyre janë konvertuar lehtësisht në rozën e së majtës. Prova me të rinjtë e Jalës që kërkonin “burrneshën”, është nga ato sforcimi që mund të bëjë njeriu i cili ka dëshirën, por nuk ka forcën. Ajo ka të rinj pas vetes, gjithnjë në rënie, por ka pak mitingashë që janë të gatshëm të përplasen. I mungon goditja, dhe kjo nuk mund të vijë përmes një çizmeje. Prakticizmi i Metës ka rënë në një agresivitet çalamanësh dhe roli primar i Vasilit e zhyt edhe më tej në krizë një forcë politike që për 8 vite luajti “hapa, dollapa” në politikë.

Nëse Kryemadhi do të kishte mitingashët e Bashës dhe korpusin Azem Hajdari, atëherë mund të kishim një shtator turbullues.

Basha, mund ta dojë përmbysjen, por më tepër kërkon pjesën e tij. Ai është politikani që së pari të sheh nga duart, çfarë fiton, çfarë merr, çfarë nuk jep. I angazhuar në parti përmes familjes së tij politike, ai e ktheu atë në një fermë familjare, ku roli i kunatit dhe i gruas me njerëzit e saj është mbi parimin.

Basha do të donte të kishte një shtator të zi, por me kushtin që në fund ai të ishte fituesi i një shume miliona eurosh dhe të mos bëhej pis në kostumin e tij të javës.

Për të, si për pak kënd tjetër, më shumë vlen kurdisja e orës së dorës, takëmet e shtrenjta dhe pikturat e çmuara, se sa përplasja në rrugë. Edhe kur ngre zërin e kërcënon, të duket si një xhambaz, që pasi ka parë dhëmbët e kuajve, bën edhe pazarin.

Çadra ishte dëshmia e një politikanë që ka fitimin, joshjen, mashtrimin e gënjeshtrën në përparësinë e rrugës së tij, se sa një vizion e program politik.

Ai do të ishte i gatshëm për një kompromis politik, nëse i afrohen ato institucione, të cilat, si në qershorin e shkuar, i afronin pjesë të fitimit.

Berisha është njeriu më i interesuar, jo për partinë që drejtoi dhe e bëri lesheli, por për jetën e tij, familjen dhe të ardhmen. E ka ëndërruar gjithnjë vendin e tij në histori. Ende nuk e di se ku do të jetë: në fillimin e një piedestali apo në kosh. Nëse Vetingu i shkon çështjeve deri në fund, pra, nëse shtrihet edhe tek politika, koshi i duket më afër.

Do e ketë vështirë të gjejë pasues që lënë kokën për t; të varfër që përgjërohen për jetën e tij. Pasuesit po shohin nga foleja Basha, të varfrit shohin se si jeton i biri, i cili vetëm nga qiratë mund të bëjë jetë përrallore dhe nuk do ia kenë ngenë një 14 shtatori të dytë.

Jo çdo gjë mund të përsëritet. Rama, si thotë deri në ledhatimin e vetes Berisha, mund të jetë i ndrojtur dhe ka një pjesë të së drejtës, sepse për një shef qeverie kurajoz do të duhej të ishte përgjigjur disa herë para drejtësisë, por gjendja nuk është e njëjtë me atë të 20 viteve më parë.

Berisha nuk ka më gardën e tij gjysmë private e gjysmë shtetërore. 20 vite më parë, njerëzit e tij në Gardë dorëzuan mjetet e blinduara dhe u bënë pjesë e grushtit të shtetit. Ai nuk ka më njerëz që të jenë në gjendje të mbushin Shqupin politik me armatim, të lehtë e të rëndë, megjithëse ajo ka qenë dikur shtëpia e ushtarakëve dhe ia heq dera armën; ai nuk më banditët e Bukoshit, të cilët lan luftën në Kosovë dhe në marrëveshje me qeverinë malazeze e në përcjellje të saj, kaluan kufirin dhe u bënë pjesë e grushtit të shtetit.

Mbi të gjitha ai nuk ka më besimin se do të jetë edhe një herë njeriu i forcës, i mundësisë për të ardhur në pushtet dhe për të bërë shpërblimet si dikur.

Shtatori do të jetë një muaj si gjithë të tjerët. Mund të ketë ende njerëz që besojnë tek një shtresë e pasur politike dhe tek disa figura të shkërmoqura politike si Paloka, Dule…ku vajti ky?, Mediu i Gërdecit, Pollo i fijeve optike, Muli i përmjerjes parlamentare, Ristani që fut duart në kutitë e votimit sikur nxjerr një shishe raki “Skrapari”, balli i vockël që kërkon babain, Alibeaj, që tkurr zërin për të nxjerrë gjoksin, ..vogëlushet lësiste që ende nuk kanë marrë diplomën dhe duan politikën e madhe të rrugës, …në fund të fundit njerëzit do thonë natyrshëm: po ne i kishim këto, i provuam dhe e shikuan se çfarë malli ishin.

Rilindja duhet shkundur, kjo është një e vërtetë e ditur. Si të thuash, është një e fshehtë e hapur. Problemi është se kush do e lëkundë atë dhe cilët janë të aftë ta shkundin.

Rama mund të ketë droje, por jo nga këto.

Këto ngjajnë me idhullin e tyre, ish-kryeprokurorin Llalla, për të cilin desh dogjën dynjanë dhe i cili, çdo shtator thonte se këtë herë do të bëjmë namin.

Pastaj strukej dhe bënte llogaritë e tokave.

Këto, ende pa e pyetur hanxhinë, popullin, bëjnë llogaritë e tyre.

Nuk thonë kot: Llogaritë e shtëpisë, nuk dalin në Pazar.

Danimarka është renditur vazhdimisht në krye të klasifikimeve si vendi më i lumtur i botës. Qeveria e qëndrueshme e saj, përfitimet e majme nga sigurimet shoqërore dhe pabarazia relativisht e ulët e të ardhurave janë ato që përvijojnë imazhin e perfeksionit, të bashkëngjitur vendit nordik.

Por së fundi, të rinjtë danezë kanë ndierë një trysni të pazakontë për ta: nevojën për të qenë edhe më të lumtur.

Autori danez, Svend Brinkmann argumenton se gjëja më e mirë që rinia mund të bëjë në këtë rast është të përpiqet t’i rezistojë presionit për të qenë të gëzuar e të kënaqur gjithë kohën dhe të praktikojnë edhe “Jo”-në, sepse u bën mirë.

“Të jesh gjithë kohën i lumtur, – shprehet ai, – në mënyrë paradoksale mund të të bëjë të mjeruar”.

“Jeta nuk është gjithmonë shumë mirë, sepse nuk mund të jetë ashtu pambarishmisht”, vazhdon shkrimtari.

Danimarka është kthyer në simbolin e lumturisë dhe paqes. Por, Brinkmann sjell edhe një tjetër këndvështrim.

“Vazhdimisht nëpër sondazhe rezultojmë kështu, – thotë ai, – por kemi edhe një lloj presioni që ta themi, sepse po të ankohemi ne me gjithë këto të mira, çfarë duhet të thonë të tjerët pastaj?”.

Së bashku me Finlandën, Norvegjinë dhe Islandën, vendi sërish pushtoi renditjen e raportit botëror të lumturisë për vitin 2018, ku Suedia zuri vendin e nëntë.

Por, një raport i Instutit Kërkimor të Kopenhagenit tregoi se, në të pesta vendet nordike, mesatarisht 12.3% e popullsisë është në vështirësi ose përjeton vuajtje, e kjo vihet re më së shumti te të rinjtë. 
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/te-rinjte-danez-vuajne-nga-lumturia-e-tepert-571121/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright