pranga-policiaArrestohet drejtoresha në Kontrollin Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga policia e kryeqytetit, që sqaron se seksioni i Korrupsionit ka arrestuar Afërdita Hysën, 42 vjeç, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. “Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të nisur ndaj saj, ka rezultuar se kjo shtetase me detyrën e Drejtoreshës së Kontrollit Tatimor, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale, prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar  një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milion euro.

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’. Aktualisht nga strukturat e policisë vazhdon puna në drejtim të hetimit të personave të tjerë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet zyrtarisht nga policia