Anjeza:Kujdes të veçantë për trupin
Kohëve të fundit nuk ju kemi parë shumë në skenë, ku janë shkaqet?
Ka më se një vit që nuk kam qenë shumë aktive në skenë për shkaqe të mia private, i jam përkushtuar më shumë djalit dhe kam dashur të bëjë pak pauzë nga kënga. Mirëpo tani do të rikthehem fuqishëm duke sjellë një këngë dhe klip të ri. Kënga titullohet “Të kam xhan”, një këngë verore e punuar nga Stine.
Ky titull do të thotë se ia kushtoni dikujt këngën?
Jo, nuk ka të bëjë asgjë me jetën time private, unë nuk ia kam kushtuar askujt, është thjeshtë një tekst i Stines që ka të bëjë me një dashuri ndaj personit që e do. Por nuk ka të bëjë me veten time. Kënga është super verore, videoklipi është duke u realizuar me produksionin “Max Produktion” këtu në Shqipëri, me një koreografi të bukur.
Anjeza është një nga këngëtaret më seksi të skenës shqiptare. Ka më se një vit që ajo nuk është shumë aktive në skenën muzikore për shkak të kujdesit ndaj djalit. Edhe pse është bërë nënë ajo ka ruajtur linjat trupore duke u kujdesur shumë për tu dukur bukur. Ajo na bënë të ditur se tani e tutje do të jetë më aktive, ku së shpejti pritet të lansoj një videoprojekt të ri muzikor. Për më shumë rreth punës dhe jetës së saj flet Anjeza për “Zëri”.