autostrada1Skandali financiar me “Aktor”-in grek ka filluar të trondit  edhe Bashkim  Evropian. Banka Evropiane për Investim si një nga investuesit e autostradës Demir Kapi – Smokvicë” bëri të ditur për Alsat se do të përfshihet në hulumtimin e skandalit financiar për të vërtetuar se ku kanë shkuar paratë për projektin, gjegjësisht do te hulumtohet nëse kompania greke ka bërë keqpërdorime financiare.

“Dyshimet lidhur me këtë projekt tani më janë paraqitur ne Inspektoratin e Përgjithshëm të Bankës Evropiane për Investim, dhe ne do të kontaktojmë më të gjitha institucionet relevante të përfshira”, thuhet nga  Banka Evropiane për Investim.

Nga ana tjetër, zv/kryeministri Vladimir Peshevski nuk është i shqetësuar se Maqedonia gjendet në listën e zeze të Ministrisë së Financave të Greqisë. Sipas Peshevskit, ligjet në Maqedoni respektohen dhe se Greqia nuk ka përse të shqetësohet.

“Kur ti rregullojnë problemet me evazionin fiskal në shtetin e tyre problemet më nuk do ti kërkojnë në vend tjetër. Maqedonia ndjek rrjedhat më të reja të politikave fiskale. Disiplina fiskale në Maqedoni është ndër më lartat në rajon. Ajo qe qeveria e Maqedonisë din të krijojë pako fiskale me tatime të ulëta më shumë flet për kapacitetin e lartë të qeverisë tonë e për mungesë të kapacitetit të qeverive të tjera”, u shpreh Vladimir Peshevski, zv/kryeministër.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski nuk deshi të prononcohet në këtë temë duke thënë se autoritetet kompetente po e ndjekin rastin dhe siguroi se punimet pavarësisht ngjarjeve nuk do të ndalen.

“Situata po ndiqet, organet relevante po veprojnë. Nuk kam çka komentoj asgjë tjetër lidhje me këtë”, theksoi Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Edhe “Aktor” u prononcua pas afro një jave, duke demantuar të gjitha informatat e publikuara në media.

“Çdo transaksion duke përfshirë edhe rrogat dhe kompensimet ndaj punëtorëve nga Greqia janë të mbuluara me kontrata dhe fatura. Të gjitha tatimet janë mbledhur dhe paguar nëpërmjet sistemit bankar në bazë të ligjit”, theksojnë nga Firma greke “Aktor”.

Ndërkohë nga LSDM-ja opozitare pyetën Gruevskin dhe qeverinë e tij, se kush e ka orkestruar këtë mashtrimi gjigant. Sipas të dhënave që ka siguruar opozita, disa shtetas të Greqisë, përmes firmës Aktor, tërhiqnin nga banka e Negotinës shuma të caktuara parash. Brenda një dite, janë tërhequr deri në 20  mijë euro personi. Fenomeni i tillë ka vazhduar për 10 muaj me radhë, çdoherë në të njëjtën datë.

“Gjatë 10 muajve të fundit, çdo muaj në të njëjtën ditë janë kryer transaksione të tilla. Drejtoria për zbulime financiare ka qenë e informuar për transaksionet nga ekspozitura e Bankës Stopanska në Nëgotinë. Duke marrë parasysh se vet drejtoria pranoi se hulumtimi ka qenë i hapur, kjo do të thotë se transaksionet gjigante në para të thata, denarë dhe euro kanë qenë njoftuar edhe institucionet e tjera. Nëse kanë qenë të njoftuara, atëherë përse institucionet kanë heshtur 10 muaj. Me urdhër të kujt kanë heshtur, dhe kanë lejuar që deri në janar të vitit 2014 të dalin 216 milion denarë ose 3 milion e 500 mijë euro”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Pas një jave publikim të aferës, dje prokuroria publike informoi nisjen e hetimeve dhe bllokimin e llogarive bankare të dy kompanive. Ferikan Iljazi    Ferikan Iljazi