Aida Yespica: Nuk kam faj për largimin e Ozil nga Reali
Performanca të pakënaqshme, rënie fizike, udhëtime konstante dhe të lodhshme Milan-Paris, të gjitha këto veprime të shfaqura nga ish-lojtari i Real Madridit, Mesut Ozil duket se nuk kanë të bëjnë me Aida Yespica.Gjithçka rreth lidhjes së tyre u zbulua nga gazeta spanjolle ‘El Mundo’, që shkruante shpesh për takimet e dashurisë së futbolishtit gjerman me vajzën e bukur të spektakleve, venezueljanen Aida Yespica. Sipas “El Mundo”, takimet e tyre ishin aq të kushtueshme sa shpenzonin 18 mijë euro në javë.
Edhe pse mediat e kanë etiketuar si fajtoren e performancës së Ozil, bukuroshja deklaron: “Jam njohur me Mesut Özil dy vite më parë. Fillimisht jemi takuar në një diskotekë në Madrid, më pas ai erdhi vetëm një herë në Milano. Nuk kam lidhje me largimin e tij nga Real Madrid. Kundërshtoj cdo deklaratë dhe cdo lajm që më fajëson mua për performancat e tij në fushë”, ka deklaruar ajo për Sport Mediaset. P.K