E plotësuar – UEFA ka konfirmuar se ndeshja e ndërprerë për shkakt të shiut mes Francës dhe Ukrainës që filloi
në ora 18:00, do të vazhdojë me fillim nga ora 19:00.Ndeshja filloi normalisht, por gjithçka u ndërpre kur gjyqtari
pas pesë minutash lojëbëri të ditur se lojtarët përkohësisht duhet të braktisin fushën për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut dhe vetëtimës.
E plotësuar – Gjyqtari dhe zyrtarë të UEFA-s janë duke e shikuar gjendjen e fushës për të konfirmuar në ora 19:00 se nëse ndeshja
mund të zhvillohet siç ishte paraparë. Nga ana tjetër, puntorët e stadiumit janë duke punuar në largimin e ujit nga fusha,
një proces ky që sipas burimeve tona do të jetë e vështirë për t’u bërë.

E plotësuar – Nuk do të merret ndonjë vendim mbi ndeshjen deri në ora 19:00 sipas kohës tonë lokale. Momentalisht shi në Donetsk

nuk ka si më parë, por vetëtima vazhdon të mbretërojë në qiellin ukrainas. Burimet tona direkt nga stadiumi flasin për gjendje të rënduar
të një stadiumi që është cilësuar modern dhe se fusha është e tëra në ujë. Ka mundësi që të dyja ndeshjet e Grupit D të zhvillohen në mbrëmje.

Sipas burimeve tona drejtpërdrejt nga Donetsku, ka shpresa që ndeshja të zhvillohet sonte në mbrëmje, por në rast se edhe kjo nuk ndodh,

atëherë sfida do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Në Kiev ku do të zhvillohet takimi tjetër Suedi-Angli bëjnë të ditur se ka erë të fuqishme dhe mund të ndodhë që të ngjajë skenari sikurse

në Donetsk.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta: Ndeshjet që ndërpriten gjatë kohës së zhvillimit, apo në vazhdime, duhet të zhvillohen të nesërmen dhe nëse nuk ekzistojnë kushtet për këtë as të nesërmen, atëherë UEFA merr një vendim definitiv.