Regjisori Ixhet Lutfiu në përfundim e sipër të filmit -Shqiptarët e Danimarkës
Unë quhem Ixhet Lutfiu, dhe punoj gati tri dekada vullnetarisht në RTV Zëri i Kosovës që transmeton emisionet e veta në Danimarkë, fillimisht në radio nga 20.08.1989 dhe televizion nga janari i vitit 2002.
Si një nga bashkëpunëtorët më të rregullt të RTV Zëri i Kosovës, brenda viteve, falë edhe kolegut Ibrahim Xhemajli që është nga fillimi në këtë medium, kemi mbledhur një numër të konsiderueshëm të materialeve të ndryshme nga shtypi, radiot dhe televizionet daneze që kanë të bëjnë me Shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti me shqiptarët e Danimarkës. Kur kësaj ti shtohet edhe arkiva e pasur nga 20 gushti i vitit 1989 e RTV Zëri i Kosovës në Danimarkë, që përfshin mbi 1.000 audio kaseta dhe mbi 500 orë të programeve televizive, sigurisht se bëhet fjalë për shumë materiale të cilat edhe janë klasifikuar brenda viteve .
Janë bërë mbi pesë dekada nga ardhja e shqiptarit të parë në Danimarkë, dhe sigurisht se ka ardhur edhe momenti që gjeneratat e sotme dhe të ardhshme të kenë të regjistruar diçka nga vitet që i kanë kaluar të parët e tyre në Danimarkë.
Unë ka veç një vit që punojë në filmin dokumentar “Shqiptarët e Danimarkës”. Ky film dokumentar synon më së shumti të shfaq aspektin historik dhe kulturor të shqiptarëve të Danimarkës, por sigurisht se ky film nuk do të mund të mbuloj historikun, aktivitetet kulturore dhe 50 vitet e kaluara në Danimarkë për vetëm disa orë. Dhe është tepër i dhimbshëm fakti se në mungesë të shumë materialeve të paregjistruara dhe në mungesë të hapsirës kohore, shumë aktivitete dhe veprimtarë nuk do të mund të përfshihen në këtë dokumentar, por gjithësesi se ngjarjet e regjistruara, relevante dhe më të rëndësishme që i posedoj do ti shfaqi në këtë film dokumentar.
Ideja ime është që fillimisht të bëj:
1) Verzionin e shkurt të filmit dokumentar – përafërsisht 90-120 minuta.
2) Verzionin e gjatë të ndarë në 5 dekada si p.sh. Shqiptarët e Danimarkës vitet 70’ dhjetë, 80’ dhjetë, 90’ dhjetë, mileniumi i ri dhe vitet 10’ dhjetë, me kohëzgjatje deri 10 orë – Gjithësejt 5 pjesë.
3) Verzionin e shkurt në gjuhën daneze – përafërsisht 60 min.
4) Si dhe librin me titull “Shqiptarët e Danimarkës” që pothuaj se është gati për tu botuar – përafërsisht 500 faqe.
I gjithë ky projekt voluminoz sigurisht se do të ishte më i lehtë për tu realizuar, nëse dikush do të sponzoronte një projekt të tillë, dhe gjithësesi se në fillim dhe në fund të filmit dokumentar do të falemenderohej për një gjë të tillë. Nëse është firmë apo restoran mund të përdorim edhe logon e firmës/restoranit etj.
Poashtu i lus të gjithë që posedojnë materiale të vlefshme, qofshin fotografi, audio apo video materiale, që të mi dërgojnë në e-mailin: [email protected]. Materialet mund ti dergoni deri më datë 10 qershor 2018, më pastaj filmi dokumentar hyn në fazën postproduktive dhe nuk do të jem në gjendje që ti përdori por vetëm të ua jap atyre që do të vazhdonin të merren me një temë të tillë. Unë si ndërmjetësues në këtë temë tentoj vetëm ti hapi dyert.
Pra të nderuar bashkëatdhetar, unë ua kushtova juve gati tri dekada dhe tani dua të ju shpërblej edhe me një film dokumentar dhe një libër për qëndrimin dhe aktivitetet tuaja në Danimarkë. Ky projekt voluminoz ka kërkuar shumë punë dhe shumë stres, dhe gjithësesi se askush asnjëherë nuk mund ta paguaje atë mund të madh, por unë jam i gatshëm edhe njëherë të sakrifikoj për ju.
Me shpresat se do të më përkrahni ju përshëndes të gjithve e sidomos të gjithë ata bashkëatdhetarë që kanë sakrifikuar veten dhe familjet e tyre, që ne të gjithë sot të jemi të lirë dhe të shijojmë frytet e dalura nga rrënjët që ata i kanë mbjellë dikur.
Regjisori i filmit
Ixhet Lutfiu