Kryeministri Edi Rama ka folur nga Lezha për procesin e vettingut duke marrë si shembull skandalin e madh të përvetësimit të pronave në bregdetin e këtij qyteti.

Rama ka deklaruar se shumë prokurorë e gjyqtarë po i luten Zotit, pasi janë frikësuar thellësisht nga procesi i vettingut, një reformë e cila shumë shpejt do të prekë dhe politikën shqiptare shtoi kryeministri.

“Se këtu në Lezhë ka një cështje pronash të hapur. Në atë cështje të hapur s’janë vetëm ata që akuzohen por edhe gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë marrë pjesë në ato krime, apo jo se gjithë ato prona futu këtej e dil andej, futu në gjykatë me letra false e dil pronarë me dhjetra hektare janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit s’janë bërë vetëm.

Sikur reforma në drejtësi që bëhet sot të ishte bërë 20 e ca vite më parë s’do kishim ardhur sot në ditën që njerëzit të thoshin të gjithë politikanët janë hajdutë e s’po shkon njeri në burg.

Po si të shkojë, ku të shkojë, ta cojnë gjykatësit që janë vënë atje pikërisht për të mos  cuar në burg ata që i kanë vënë dhe pastaj me atë imunitet që është më i fortë se imunieti i cdo deputeti bëjnë ca të duan nga ana tjetër?

Ata prokurorë e gjykatës që sot janë përjashtuar do vinte dita që do ngeleshin rrugëve dhe rrinë duke u lutur që o Zot ishalla s’po vijnë të më thërrasin, se do vijë dhe dita për gjykatës e politikanë, kujt ja priste mendja që do ndodhte kjo? Ja u bë realitet, ne nuk po bëjmë shaka e lojë, po përpiqemi të bëjme shtet dhe të vendosim gurët në vendin e tyre që muri që ndërtojmë mos jetë si në të shkuarën, ndërto ditën e prish natën”.-tha Rama.

Shpërndaje artikullin në: