Billede: SHTEGËTIM NDJENJASHE di, e dashur, është herët për shtegëtimet,Gjermania  ka ngricë, erë, klimë të ftohtë,Por  fjalët e tua,ledhatimet, puthjebëlbëzimet,S'më lënë të qëndroj, qënka krejt e kotë...Po fluturoj  tek ti  dy- tre  muaj më parë,Pa u hapur  koha, dhe pse fryn shumë erë,Nuk jam  i çmëndur, nuk  jam as i marrë,Në kraharorin tim, kam tënden pranverë...Unë, e dashur, shtegëtoj në jetë nga dashuria,Sipas ligjeve, stinëve, dhe pranverave të mia...E di, e dashur, është herët për shtegëtimet,
Gjermania ka ngricë, erë, klimë të ftohtë,
Por fjalët e tua,ledhatimet, puthjebëlbëzimet,
S’më lënë të qëndroj, qënka krejt e kotë…

Po fluturoj tek ti dy- tre muaj më parë,
Pa u hapur koha, dhe pse fryn shumë erë,
Nuk jam i çmëndur, nuk jam as i marrë,
Në kraharorin tim, kam tënden pranverë…

Unë, e dashur, shtegëtoj në jetë nga dashuria,
Sipas ligjeve, stinëve, dhe pranverave të mia…