Mehdi HYSENI

Ta mbështesim dhe ta votojmë shqiptarisht dhe botërisht, me dorën në zemër “Listën e Shqipërisë Natyrale për Ribashkimin e Kombit Shqiptar”
Kjo është rruga më e shkurtër, më racionale, më demokratike, më ligjore, më paqësore dhe më realiste drejt rindërkombëtarizimit dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. –Urdhëroni, të vemi të gjithë tok në Tiranë, më 30 tetor 2010, ta miratojmë “Listën e Shqipërisë Natyrale për Ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë”, ndryshe, derisa të veprojmë dhe, të jemi të mbyllur hermetikisht në disa parti, në disa lëvizje, në disa fronte e shoqata politike, liria, pavarësia dhe ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, do të ngelin vetëm si “një ëndërr e bukur” në kujtesën tonë, ashtu, si këtu e 100 vite më parë(1912-2010).
Nëse duam ta shpëtojmë kombin dhe atdheun shqiptar, i cili edhe sot në erën e transicionit dhe të reformave demokratike, është ende në rrezik dhe i kërcënuar nga sundimi i huaj kolonialist sllav, atëherë porta e “Teatrit të Operas dhe të Baletit është hapur zyrtarisht në Tiranë, më 30 tetor 2010, në orën 12: 30”, ku të gjithë botërisht do t’i themi mjaft, mjaft më robërisë së huaj kolonialiste dhe fashiste shekullore mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike.
Sot, domosdo, të gjithë neve na thërret amaneti shekullor i stërgjyshërve, i gjyshërve dhe i etërve tanë, si dhe i të gjithë atyre heronjve dhe veprimtarëve tanë të pushkës dhe të penës që flijuan për të mirën e ribashkimit të kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që të rreshtohemi në një front, në një lëvizje a në një parti të përbashkët gjithëpopullore dhe gjithëkombëtare politike dhe demokratike shqiptare, në mënyrë që t’ua prejmë hovin të së keqes dhe eksperimenteve dhe tendencave degjeneruese antihumane, antinjerëzore, antikombëtare, antibashkuese dhe antidemokratike.
Thjesht, sot është koha e bashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, e jo, assesi koha e krijimit të 100 partive, lëvizjeve, fronteve e shoqatave të ndryshme politike në hapësirat shqiptare.
Pra, sot është çasti vendimtar i frymëzimit, i mbështetjes dhe i mobilizimit të mbarë popullit shqiptar (fshat, qytet dhe diasporë), që të ribashkohet vetëm nën një flamur, flamurin e ribashkimit mbarëkobëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ky do të duhej të ishte prioriteti i strategjisë politike, diplomatike, kombëtare, shtetërore dhe demokratike, jo vetëm i qeverisë së Tiranës, i qeverisë së Prishtinës, por edhe i mbarë spektrit politik (pozitë – opozitë) shqiptar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.
Së pari, ribashkim me konsensus, jo 100 parti vetëm për xhep dhe për “kurshllus”!
Sot nuk është qëllimi që të kemi sa më shumë parti në letër, por së pari, të ndërtojmë filozofinë e konceptit të mirëfilltë të të menduarit dhe të vepruarit për përqafimin dhe për zbatimin e demokracisë përfaqësuese parlamentare të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pra, nëse dëshirojmë të ushqehemi me rezultate konkrete të demokracisë së mirëfilltë dhe të ndryshojmë jetën në saje të fryteve konkrete të demokracisë dhe të demokratizimit, atëherë ne, duhet të ndryshojmë edhe konceptet dhe mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të tejkaluar ndaj asaj që duam ta arrijmë në jetë. Ne, duhet të mendojmë dhe të punojmë diç, që dikur nuk kemi ditur ta mendojmë dhe ta bëjmë në të mirë të jetës sonë politike dhe shoqërore. Ky ndryshim i të menduarit dhe i të vepruarit, pa dyshim, do të na sjellë diç pozitive në kuptimin e jetësimit të vlerave dhe standardeve demokratike, që nuk i kemi pasur dikur.
Ne, si të gjithë popujt e civilizuar dhe të përparuar në Evropë dhe në botë, duam demokracinë dhe drejtësinë për popullin dhe për shtetin, e jo, kurrsesi vetëm për despotët dhe për monarkët absolutistë të tyre!
Në vendet ku sapo ka filluar shtrirja e lozeve të demokracisë evro-perëndimore( siç janë Shqipëria,Kosova dhe hapësirat e tjera etnike shqiptare nën thundrën e sundimit kolonial sllav), formimi i shumë partive të paefektshme ( pa asnjë rezultat konkret politik, ekonomik, social dhe demokratik reformues brenda dy dekadave të shkuara), do të thotë sa më shumë varësi, ndërvarësi, nënshtrim, përçarje, rivalitet si mbi bazën politike, ashtu edhe mbi atë humane, ekonomike dhe të mirëqenies së përgjithshme të popullit.
Ky reflektim më shumë ka të bëjë me politikën dhe me demokracinë e brishtë të atyre shtetarëve dhe politikanëve të dështuar shqiptarë, të cilët qe 20 vjet, ende nuk e kanë kuptuar, as nuk janë në rrugën e e kërkuar të zbatimit të reformave demokratike, ekonomike dhe politike, si dhe nuk e kanë të qartë kuentisencën e përmbajtjes së demokracisë parlamentare evro-perëndimore të mirëfilltë, ndryshe nuk do ta plaçkisnin dhe nuk do ta varfëronin popullin dhe shtetin e tyre, në emër të reformave demokratike dhe të patriotizmit të rremë.
Fundja në çdo sistem të mirëfilltë demokratik, kryesorja nuk është vetëm numri i pakufizuar i formimit të partive politike, por konceptet dhe programet e pranueshme përmbajtjesore demokratike dhe vizionare të dy a më shumë partive politike, në dobi të intereseve vitale të popullit dhe të shtetit (për zhvillimin, për përparimin dhe për mirëqenien e përgjithshme ekonomike, politike dhe sociale etj.).
Prepotenca, arroganca, përçarja dhe devijimi kryeneç ndërpartiak politik, nuk shpijnë në ribashkim, por vetëm në antibashkim!Kjo është fitorja më e madhe e të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.
Prandaj, assesi nuk parapëlqehet që partitë, lëvizjet dhe frontet me program të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, të ndjekin shembullin e partive politike, të cilat gjatë dy dekadave të tyre kanë dëshmuar praktikisht luftën e tyre të ethshme dhe absurde për pushtet, jo për popullin e as për shtetin, vetëm për vetëm që të përmbushin kërkesat dhe dëshirat e tyre personale, klanore dhe partiake, që të pasurohen sa më shumë në kurriz të popullit dhe të shtetit.
Të gjithë duhet ta mbajmë parasysh faktin se, nuk mund të shkohet përpara asnjë hap drejt sensibilizimit dhe artikulimit të kërkesës sonë të drejtë-ribashkimit kombëtar shqiptar, duke u “vetëmbyllur”, duke u “vetizoluar” dhe, duke u “vetëkënaqur” qoftë si veprimtarë të shkencës apo qoftë si liderë shpëtimtarë të idesë së ribashkimit kombëtar shqiptar, duke u barrikaduar secili në “oborrin e vet”, sepse, atëherë ekziston rreziku që t’i përsërisim të njëjtat gabime politike, ashtu sikurse politikanët dhe shtetarët e deritashëm, të cilët politikisht e kanë sabotuar dhe kundërshtuar haptazi ribashkimin kombëtar shqiptar.
Pavarësisht nga ambiciet lideriste dhe mbizotëruese politike të filozofisë së gabuar të modës “sa më shumë parti politike në numër, më shumë demokraci”, rezultatet e së cilës u panë gjatë 20-viteve të shkuara-varësi politike, ekonomike, papunësi, varfëri, shfrytëzim, degjenerim, përçarje, diferencim klasash dhe ekzod sistematik i mbi dy milionë shqiptarëve…, etj.
Për të mënjanuar këtë rrezik, i cili në njëzet vitet e fundit po u kërcënohet shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, që edhe në shekullin XXI, të ngelin nën “ombrellën” kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë, të Malit të Zi, të “Maqedonisë” dhe të Greqisë, është detyrë mbi detyra-domosdoshmëri dhe imperativ i ngutshëm, që të gjithë ta ngremë zërin dhe të veprojmë me zell, me vendosmëri dhe me vullnetin e pathyeshëm ( pa kursyere asgjë), që sa më parë të jetë e mundur të ribashkohemi nën diellin e ngrohtë të Shqipërisë Etnike.
Ky është kushti themelor që shqiptarët të dalin nga saçi i skuqur, nga hudhra dhe çekani i robërisë koloniale shekullore të vendeve fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe, së fundi edhe “ Maqedonia”- 1990-2010)..
Për të sendërtuar këtë objektiv dhe aspiratë shekullore historike, kombëtare dhe shtetërore, ka ardhur çasti vendimtar, siç thoshte patrioti ynë i madh dhe diplomati ynë i shquar shqiptar, Ismail Qemali: “O, sot pavarësi të plotë e të bashkuar, o Shqipërinë e humbëm”!
Së fundi, as vetveten, as popullin dhe, asnjë mik në botë nuk mund ta bindim se vetëm me fjalë boshe ( me fizkultura të rrezikshme dhe shumë dëmshme për procesin e ribashkimit kombëtar, duke i bërë “politikë” njëri-tjetrit, në vend se t’i bëhet armikut shekullor sllav), mund t’i ndërtojmë vlerat demokratike universale, si dhe ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.