SHEFIK SADIKU-Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Jeremiq,për ta paraqitur rezolutën BE+serbi,kërkoi që delegacioni i Kosovës ta lëshoj sallën e asamblesë së KB,sepse nuk mund t’i duronte organikisht Praninë e Delegacionit të Shtetit të Kosovës në sallën e punës të asamblesë së përgjithshme të KB-ra, ky shovinist i tërbuar.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ishte i pari që e mori fjalën në seancë,

“Çfarë kërkon delegacioni i Kosovës në sallën e Asamblesë, kur nuk është anëtare e OKB’së?”, e pyeti Kryetarin e Asamblesë.

Ali Abdussalam Trek sqaroi,se zyrtarët nga Kosova janë ftuar nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermanisë, Italia dhe të tjerë.

Jeremiqi ka pasur të drejtë,që ka kërkuar largimin e delegacionit të Kosovës sepse vërtetë e kanë tepruar,pasi që nuk e dinte Rusia dhe serbia,sa zyrtar të Delegacionit të Kosovës janë :Presidenti i Kosovës-Fatmir Sejdiu,Kryeministri i Qeverise së Kosovës – Hashim Thaqi,dhe Ministri i Punëve të jashtme i Qeverisë së Kosovës Skënder Hyseni, APO – Behgjet Pacolli të cilit i mungonin Veton Surroi,Shkelzen Maliqi,Blerim Shala e tjerë…

…Këta të fundit mendonin se është viti 1998,kur u arrit marrëveshja për armëpushim në Kosovë, mes Ambasadorit të SHBA-ve në OKB, z.Riçrd Hollbruk dhe Sllobodan Millosheviqit ( 13.10.1998 në Beograd),Behgjet Pacolli e la punën në Rusi (ishte duke e “suvatuar” Kremlinin!) me angazhimin diplomatik të ambasadorit serb në Rusi (Vëllai i Millosheviqit) dhe diplomacisë Ruse, vrapoi në Kosovë në dhjetor të vitit 1998,pikërisht në Ajvali dhe, i ftoi për një marrëveshje “sekrete” që duhej të mbahej ato ditë me Delegacionin e Kosovës, i cili kishte marrë pjesë në takimin zyrtar në Beograd më 15.05.1998 :Ibrahim Rugova,Fehmi Agani , Veton Surroi,Blerim Shala ,Kryetari Komitetit Krahinor i LKJ-së, shoku Mahmut Bakalli e të tjerë.

 

{{ Delegacioni i Kosovës:Dr.I.Rugova,Mr.Mahmut Bakalli,Akademik ,Fehmi Agani me Millosheviqin në Beograd më 15.05.1998

( Analizoni titujt shkencor të këtyre zotërinjve….Akademik,Doktor dhe magjistër …Të shkencave …s’ka koment, shkencëtarë të nënshtrimit të dalë nga shkolla e Kumrovcit…)

 

Takimi tjetër i negociatorëve shqiptarë e serbë, ishte caktuar të mbahet më 22 maj 1998 në Prishtinë. Ky takim u mbajt në ambientet e selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Palës serbe i printe Nënkryetari i Qeverisë së RFJ-së Nikola Shainoviq, i përbërë nga nënkryetari i qeverisë së Serbisë Ratko Markoviq, Nënkryetari i Partisë Radikale të Serbise, Tomisllav Nikoliq, Radoslav Rajkoviq dhe Leposava Miliçeviq, ndërsa palës shqiptare i printe Dr. Fehmi Agani ku bënte pjesë: Mahmut Bakalli,Veton Surroi, ? ? … Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala.}}

Në takimin e Ajvalisë u takuan me përfaqësuesin special të Rusisë dhe të serbisë –Behgjet Pacollin,pos Ibrahim Rugoves të gjithë të tjerët ,me të cilët ka mund të jetë edhe Baton Haxhiu –përfaqësues i Stanishiqit,e të tjerë…

Shqiptarët kurrë nuk kërkuan llogari nga këta zotërinj,cili ishte qëllimi i këtij Takimi?Kush u takuan me kënd ?Kënd e përfaqësonte Behgjet Pacolli?cili ishte roli i tij të ndërmjetësoj në mes “delegacionit diplomatik” të Kosovës dhe okupatorit serb e diplomacisë Ruse?Pse nuk u ftuan delegacioni i UÇK-së në atë tubim “sekret” të cilit i printe Pacolli?Pse nuk i informoi diplomatët Amerikane dhe të BE-së ? Sikur të mos ishte Bolduzheri i Ballkanit,si e quanin ,Riçard Hollbrukun,dhe të mos ua tërhiqte vërejtjen këtyre “diplomatëve “shqiptarë ,këta, ku me e ditur se çka do të bënin ,sepse këtë zonë të takimit të tyre nuk e ka kontrolluar UÇK-ja,por ushtria serbe! Pse këta zotërinj nuk takoheshin me biseduar kurrë për Kosovën, në zonat ku i mbante të Lira UÇK-ja?Pse këta, përfshirë edhe Pacollin, nuk e njihnin UÇK ?Përse këta zotërinjë kurr nuk e takuan Zëdhënësin Politik të UÇK-së në Prishtinë –Adem Demaçin?…

-Si po duket iu mbeti i ëmbël kulaçi diplomatik,dhe pas të gjitha atyre krajatave që i përjetoi Populli shqiptarë sidomos gjatë luftës së fundit, këta sikur u përtërinë si feniksi dhe formuan:dikush parti( Vetoni dhe Behgjeti së fundi pretendon edhe Blerimi ta kap AAK-në)të tjerët mediume vizuele(Vetoni –KTV-në,dhe Behgjeti AL-SAT-in ), dhe të shkruara (Vetoni –Koha Ditore,Behgjeti -Lajmin,Blerimi-Zërin,Baton Hagjiu-Expresin ndonjë TV – Dukagjin ) e tjerë,disa edhe aksionar të bankave…Shtrohet pyetja ,prej nga ky Kapital ?Kush mund t’i kontrolloj këta zotërinj ,dhe prejardhjen e kapitalit të tyre?sepse nuk ka institucione të kontrollit në Republikën e Kosovës edhe më tej ,kjo vlen për të gjithë ata të cilët e kanë keqpërdorë vakuumin e inspektimit të prejardhjes së Pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme në Kosovë pas Luftës për arsye se nuk ka pasur Regjistrim të Popullsisë dhe të pasurisë së tyre ! Disa pjesëtarë të popullit të cilët kanë pasur pasuri edhe më herët e humbën, në luftë,ndërkaq “DIPLOMATËT tanë” fituan ,kjo ka ndodhur vetëm te ne në Kosovë,besoj se askund tjetër,këta zotërinj ( pos Pacollit ) s’e kanë trashëguar “kapitalin diplomatikë” ( me i shërbyer majkës Jugosllavi – serbi ! ),kapital tjetër s’kanë pasur,prandaj, koha e fundit është për Qeverinë e Republikës së Kosovës se duhet të dihet, ka, apo nuk ka institucione?Qeveria e shtetit të Kosovës e ka apo nuk e ka Ministrinë e punëve të jashtme?Kush është ministër i punëve të jashtme,Skender Hyseni apo Behgjet Pacolli?Në asnjë shtet të botës nuk e ushtrojnë rolin e diplomatit në Politikën e jashtme të shtetit qytetarët pos,në Kosovë ! Atëherë nëse në kushtetutën e Shtetit shkruan se Kryetari i një subjekti politik e zëvendëson institucionin e Ministrisë së Punëve të jashtme atëherë,i jepni leje dhe të lodrojnë nëpër botë edhe qytetarë tjerë të Kosovës,e jo vetëm Pacolli.Me këto veprime Qeveria e Kosovës të jep me nënkuptuar se institucionet e Shtetit të Kosovës duhet të jetë funksionale në çdo sferë të jetës!E kam lexuar me vëmendje letrën e Behgjet Pacollit i cili pretendon se “meritë e Lobimit “të tij janë disa njohje të shteteve të tjera të cilët e kanë Pranuar Pavarësinë e Shtetit të Kosovës! Nëse ka aso shtete të cilat e Pranojnë Pavarësinë e një shteti duke u dëfryer nëpër bodrume ku luhet bixhozi dhe dëfrehen me tym duhani dhe alkool…e ta pranojnë Pavarësinë, vaj halli për ekzistimin e atyre shteteve.Po na e rikujton Pacolli rastin e Pavarësisë së një shteti kur Ibrahim Rugova në “Konferencën e xhumasë” ( gjatë viteve ’90-ta) pati deklaruar se na e njohu Pavarësinë e Kosovës një shtet-emri i një ujdhese ! Paramendo çfarë domethënie kishte kjo njohje që i vinte Rugovës me emrin e një Ujdhese, e cila nuk njihej edhe vet si shtet i Pavarur ,pos si ujdhesë,si nocion gjeografik!?.Nëse Pacolli ka aq shumë miq nëpër Botë,së pari Pavarësinë e Kosovës për “hatër” të tij do ta njihnin Serbia,Rusia ,BelloRusia,Azerbejgjani,Tagjakistani ,Turkemistani e stana të tjerë të cilat politikisht janë nën ndikimin e politikës Ruse.

Mos i shitni dushk për gogla Qytetarëve, të cilët i kuptojnë proceset politike dhe kanë investuar për Pavarësinë e Republikës së Kosovës,dhe të cilët kurrë nuk kanë marrë asgjë prej saj!…

Në zgjedhjet e fundit të Parlamentare në Kosovës më 2007,Behgjet Pacolli ,si mashtrues me ndërhyrjet e të huajve,dhe me ndihmën e disa “Patriotëve” e themeluan një subjekt politik AKR,duke e keqpërdorur krizën ekonomike-sociale në Kosovë,duke u premtuar shtresës më të ultë se do t’u hapë vende pune afër Gjysmë milioni për fillim! Çfarë paradoxi,ky zotëri hyri në parlament ( sa ia pa sherrin Veton Surroi se 40 milionë Euro- të cilat ua tregonte elektoratit të tij ,iu ndalë ORA dhe nuk rrahu më ,i vdiq Partia,e nxori Behgjeti nga parlamenti se ky punësonte më shumë shqiptarë në Planete të tjera)…,nuk financoi askund ,pse?As në zgjedhjet lokale ( më 2009 ) nuk e fitoi asnjë Komunë ,sepse gënjeshtra e punësimit është sikur flluska e sapunit,harxhohet !

Matrapazët politik të tipave të tillë të cilët sistematikisht i kanë shërbyer pushtuesve do iu vjen fundi,vet zoti i tyre ka me i ndëshkua ( se shpesh shkojnë në faltore falen, në saf të parë, apo në Kishë e Manastire që më së paku janë besimtarë) sado që në shikim të parë duket se mirë po ngjiten hierarkisë politike dhe shoqërore në Republikën e Kosovës së varfër…

 

Shpërngulja e Shqiptarëve me dhunë nga ushtria shoviniste serbe më 1998/99

( nuk është eksod BIBLIK )

Shpërngulje e popullit shqiptarë nga vatrat e tyre nga Okupatori serb ,nga dhuna shtetërore e Millosheviqit.Këta qytetarë,nuk e kanë besuar kurrë se do të mashtrohen edhe nga fallxhorët e radhëve të tyre dhe do të keqpërdoret vota e tyre për përfitime materiale të individëve të cilët sot tregojnë se janë milioner dhe kanë me u krijuar vende të punës sikurse në hapjen e fabrikave gjatë viteve të ’70-ta dhe të ’80-ta ,të cilat ishin vetëm fasadë mashtruese dhe asgjë më shumë,Ku janë ato fabrika?Përse loja me ndjenjën e punëtorëve se do të punësohen brenda një mandati politik ? Këta qytetarë nuk do të harrojnë ,mos u qitni hi syve zotërinj Lobues të “Njohjeve të reja” të shtetit të pavarur të Kosovës, nga shtetet Sovrane!

Ndërkaq, ju, bartës të Institucioneve Shtetërore,të Republikës së Kosovës,Presidenca,Qeveria dhe Ministria e Punëve të jashtme ose kryeni punët si duhet ose Lëshonja rrugën atyre që janë milioner dhe” kanë trashëgimi politike ,diplomatike dhe kulturore” dhe, t’i bartin proceset politike drejt njohjeve të reja të shtetit të Kosovës,sepse populli është lodhur nga marifetet të cilat po i kurdisen pa vullnetin e tij…

…Në të kundërtën Gjeneratat e reja le ta marrin situatën politike në duart e tyre por,gjithnjë duke e respektuar Pavarësinë dhe sovranitetin e njëmend të shtetit t’ Kosovës…

Bisedimet me serbinë

Tash do të fillojnë bisedimet me serbinë duke iu referuar Rezolutës së BE-së & serbisë ,e cila u aprovua në asamblenë e përgjithshme të KB-ra në Njujork .Këto bisedime për palën Shqiptare të shtetit të Kosovës do të jenë teknike,kurse për palën serbe do të jenë politike.Saktësisht ,nëse dy shtete bisedojnë në rrafshin diplomatik atëherë marrëdhëniet e tyre janë :marrëdhënie Bilaterale,ndërkaq këtu nuk kemi të bëjmë me këtë sintagmë reale të dy shteteve sepse, serbia nuk e ka njohur Pavarësinë e republikës së Kosovës,dhe nuk janë në nivelin e marrëdhënieve bilaterale ! Pala shqiptare thotë :se nuk do të ketë biseda politike ! Me vet faktin se pasi është pranuar Rezoluta e BE-së + Serbia,Kosova nuk është pjesë e saj ,atëherë Kosova është jashtë kësaj agjende të cilën e servojnë Bashkimi Evropian ,kjo është më se e saktë.Kush do të jetë fitues nga këto bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë ? Besoj se të dy palët do të fitojnë,Serbia do të lirohet nga pengesa e gjertanishme sepse GJND-ja iu ka përgjigjur më 22.07.2010 se Kosova është shtet i pavarur ,dhe s’ke çka e zvarritë procesin e mos njohjes së saj.Gjithashtu Kosova do ta njohë Shtetin e serbisë Pa TË DREJTË KËRKESE për llogarinë e dëmeve që ia ka shkaktuar politika shtetërore e Serbisë dhe pa të drejtë padie në Gjyqin ndërkombëtarë për Krime lufte për Gjenocid dhe shkatërrim Ekonomik e kulturor të Kosovës .Serbia nuk ka mund t’i rezistoj presionit politik të Bashkimit Evropian,por,nuk duhet t’i gëzohet shumë pala Shqiptare e Kosovës, sepse ende në Mitrovicë funksionojnë organet e pushtetit të Serbisë! Shumë analist politik ndërkombëtarë dhe të Kosovës janë marrë me këtë çështje,dhe shkojnë aq larg sa që thonë se : Duhet të këmbehen territori i Kosovës Veriore t’i jepet serbisë dhe Lugina e Preshevës t’i jepet Kosovës !.Shtrohet pyetja ,Lugina e Preshevës është pjesë e territorit Shqiptarë,kur është pushtuar Kosova nga serbia edhe ajo pjesë është pushtuar,një përjashtim bëjnë disa fshatra në Komunën e Bujanocit të cilat i janë marrë Kosovës dhe iu kanë bashkangjitur serbise pas vitit 1947 ( Priboci,Suharrna,Zarbica,Novosella e Epërme,Ramabuça e tj) këto zyrtarizohen disa më fletë zyrtare të Kuvendit te serbisë në vitin 1952.dhe një pjesë e Preshevës,Pra si po shihet s’ka këmbim të territoreve sepse edhe Kosova Veriore edhe Lugina e Preshevës janë pjesë integrale e Trojeve Shqiptare !

 

Gazeta zyrtare e Serbisë nga viti 1947, në të cilën dokumentohet se fshati Priboc e Zarbicë i kanë takuar komunës së Dardanës.

 

Gazeta zyrtare e Serbisë, ku dy fshatra Priboc dhe Zarbicë janë shpallur si pjesë e rrethit të Bujanocit në vitin 1952.

{ Ndërsa më herët, po me ligjet e Serbisë mbi ndarjen territoriale të Republikës popullore të Serbisë për komuna dhe rrethe, fshati Priboc dhe Zarbicë i takonte Dardanës (ish Kamenica), ku dokumentohet edhe në gazetën zyrtare të Serbisë të nr. 17, fq. 154 të datës 24 prill 1947, të ligjit mbi ndarjen administrative territoriale të Republikës së Serbisë. }

Këto dy dokumente i paraqita sa me e pa se serbia si ka manipuluar me Trojet Shqiptare dhe, me Kosovën gjatë sundimit Titist pas 1945…

Populli Shqiptarë nuk është pyetur kurrë për fatin e tij dhe të atdheut nga fuqitë e vendosjes,sepse nuk ishte forcë diktuese e proceseve si dhe nuk kishte mbështetje nga ndonjë superfuqi politike! Tash kanë ndryshuar relacionet si dhe politika globale,Luftën e drejtë për LIRI të Shqiptarëve dhe, të Kosovës e përkrahën Politika zyrtare e SHBA-së dhe, e 22 shteteve të BE-së( edhe 47 shtetet tjera ).Ky proces politik të cilin po e zvarritë politika zyrtare e serbisë u zgjatë ,dhe i ka ardhur fundi kësaj loje të ndytë të politikës zyrtare të saj,nëse duan të demokratizohet Serbia ,koha është se duhet ta ndërrojë kursin politik ndaj Kosovës ,U detyrua politika zyrtare të heq dorë prej manipulimeve se “Kuvendi i Serbisë “ ka vendosur pas GJND-së që ta bëjë një Rezolutë në Asamblenë e përgjithshme kundër GJND-së ! Politika zyrtare e BE-së e detyroi serbinë që të heq dorë nga ajo Rezolutë kundër GJND-së, e cila i jep të drejtë Pavarësisë së Kosovës se: shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga organet e përkohshme vetëqeverisëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare ,as me rezolutën 1244 të KS t’OKB-së ! Këtu nxirren dy Konstatime:

-Politika zyrtare e Evropës e theu akullin e politikës së serbisë se, në Evropë nuk është forcë diktuese e cila ka prodhuar vetëm dhunë dhe vuajtje ndaj fqinjëve të vet,dhe

-Politika zyrtare e Evropës Rastin e Kosovës e ka trajtuar si rast të veçantë, duke ia njohur të drejtën Pavarësisë së Shtetit mbi parimet universale për krijimin e shtetit dhe, të drejtës kombëtare gjithnjë duke i respektuar të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare si një e drejtë e “veçantë “universale!…

Atëherë duke u mbështetur në politikën zyrtare të SHBA-ve gjatë këtyre 13 viteve e cila e ka mbështetur Kosovën ,si dhe në ndryshimet pozitive të BE-së që planifikon të ndjek politikë parimore, e jo politikë shoviniste dhe ekspansioniste, është për të besuar se edhe Kosova e Shqipëria i respekton proceset pozitive të politikës së Evropës, dhe është për të besuar se do të shkoj në Evropë me të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor,duke e përfshirë : Malin e zi,Maqedoninë ,Kroacinë ,Bosnjë e Hercegovinën e pse jo më në fund edhe serbinë!.Sidomos me Serbinë, sepse ne, na lidhë pozita gjeografike dhe Lugina e Preshevës e cila ka mbetur si territor dhe popullatë Shqiptare nën administrimin e saj, e cila i ka 1459 Km 2 ( Konsideroj se kjo çështje duhet të zgjidhet heret a vonë ) !. Gjithashtu duhet Shqiptarët të Kërkojnë nga Serbia se Ku gjinden 85 000 Shqiptarë të cilët kanë jetuar gjeri në vitin 1981 në Beograd ( duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981 )…

Besoj ,se politika e Kosovës duhet të jetë e tillë, e cila i respekton konventat Evropiane dhe Konventat e OKB-së për këtë arsye duhet sa më shpejtë t’i bashkëngjitet shteteve të BE-së…

Izolimi politik dhe ekonomik i Kosovës ,me përkufizime të lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj ,nëpër Evropë,si dhe kërkesa për njohjen e Pavarësisë së Kosovës edhe nga 5 shtetet e BE-së, do të ishte kusht i domosdoshëm para se të fillonin bisedimet “teknike” me Serbinë,në mbikëqyrje të BE-së dhe të SHBA-ve…

Më 20.09.2010 SHEFIK SADIKU

Hodonoc / Kamenicë