đ„ HAMZA RRIT PRESIONIN: THIRRJE PĂR SEANCĂ TĂ JASHTĂZAKONSHME â âLIGJI PĂR SPECIALEN DUHET TĂ VOTOHETâ
đ„ HAMZA RRIT PRESIONIN: THIRRJE PĂR SEANCĂ TĂ JASHTĂZAKONSHME â âLIGJI PĂR SPECIALEN DUHET TĂ VOTOHETâ
PDK kërkon që Kuvendi të mblidhet dhe Projektligji për Dhomat e Specializuara të kalojë edhe në lexim të dytë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, me qëllim që Projektligji për Dhomat e Specializuara të votohet edhe në lexim të dytë.
Në një konferencë për media, së bashku me deputetët e PDK-së, Hamza tha se janë mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, ndërsa kërkesa për mbështetje u është drejtuar edhe deputetëve të Vetëvendosjes, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë, me përjashtim të Listës Serbe.
âE kemi dĂ«rguar kĂ«rkesĂ«n zyrtare dhe nuk ka asnjĂ« arsye qĂ« ligji tĂ« mos miratohet nĂ« lexim tĂ« dytĂ«â, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje ka qenë i njëjtë gjatë gjithë kohës.
Duke folur edhe për çështjen e presidentit, Hamza tha se është në interes të vendit që partitë politike të arrijnë marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
âĂshtĂ« mirĂ« tĂ« ketĂ« marrĂ«veshje mes partive politike, vendi tĂ« ketĂ« president dhe tĂ« mos shkojĂ« nĂ« zgjedhje. Kemi diskutuar edhe pĂ«r kĂ«to temaâ, tha ai.
#ZëriNews #BedriHamza #PDK #Kuvendi #Specialja #Kosova #Politikë #LajmiFundit