Forumi politik “Liria Kombëtare” – Reagim
Nuk mundemi e të mos reagojmë! Ne nga diaspora pa dyshim se përkrahim çdo nismë të faktorit politik shqiptarë për bashkërenditje, për unifikim qëndrimesh, për një platformë të përbashkët.Zotëri Selmani le të bëhet korrekt dhe të tregon se e kujt është nisma, ngase ka shumë komente që aludojnë në atë se kjo ide rrjedh nga DR-ja!
Ju lutem, ne jemi për unitet, por idetë është mëkat të vidhen, ato duhet të thuhen qartë nga vinë! Politikanët tonë arsyetohen se idetë e më hershme nuk kanë qenë me kohë, dhe se koha është kur ato i japin ato ide! Kësaj i thonë hipokrizi!
Më herët z. Menduh Thaçi vodhi idenë e diasporës për protektorat ndërkombëtarë, tani këtë e bën z. Selami për unitet qëndrimesh! Kjo tregon se politikanët tanë nuk kanë ide, ato merren me këtë profesion sa për sy e faqe dhe bëhen deputet e ministra me idetë e tjetër kujt! A nuk ju tregon kjo mjaft se këto njerëz gënjejnë, por edhe janë mjeshtër të vjedhin idetë e tjerëve. Mund ta paramendoni çka bëjnë tjetër kur që dinë me mjeshtri të vjedhin ide?! Jo! Ne këtë nuk mundemi ta lëmë të kalon. Zotëri Imer Selamni (DR), së bashku me homologët e tij nga partitë tjera z. Ahmeti (BDI), z,Thaçi (PDSH), z. Bardhyl Mahmuti (BDSH), z.Isni Shqairi (BDK) si dhe z. Sefedin Haruni (PPD) duhet t’i përgjigjen letrës së 31 majit 2010 që forumi politik Liria Kombëtare ua ka dërguar në emajl adresat e tyre, pastaj le të dalin në konferenca për shtyp dhe të kërkojnë bashkërenditje të qëndrimeve.
Neve nga diaspora sinqerisht na vjen keq që dalim me këtë reagim, por nuk mund dhe nuk duam t’i mbyllim më sytë ndaj dukurive nënçmuese që mbretëron në mesin tonë. Për deri sa në vendet e zhvilluara dhe demokratike njerëzit ngritën lartë për shkak të ideve që kanë, tek ne dikush tjetër i vjedh idetë dhe dëshiron të gëzon privilegje! Nuk mundet, nuk e lejojmë dhe gjithmonë do ta kritikojmë këtë dukuri të ulët.
Për ndryshe, njoftojmë lexuesit se draftin për unitet diaspora shqiptare nga SHBA në koordinim me diasporën në Zvicër ua ka dërguar liderëve partiak që më 2008, ndërsa më 31 maj 2010 ua dërgoi një letër ku kërkojmë që liderët partiak të ulen rreth një tryeze të rrumbullakët ku organizator do të ishte diaspora, ngase ne e dimë që asnjëri nga liderët aktual nuk do të pranon propozimin e atij tjetrit, sepse inatet janë të mëdha në mes tyre, ndërsa ne nuk kemi inate me asnjërin, ne duam sinqerisht që ato të harrojnë të kaluarën dhe t’i shtrinë dorën njëri tjetrit, por atë që kërkojmë është të kenë një çik respekt për këtë diasporë që asnjëherë nuk ndali të kujdeset për vendlindjen dhe bashkëkombësit e saj.
Vetëm pak respekt ju lutem, nuk kërkojmë më tepër. Ndryshe ju shkelni gjithë atë mund fizik, material e psikik që diaspora e dha për vendlindjen. Këtë nuk do mund t’ ua falim.
Forumi politik “Liria Kombëtare”
Alisetar Ramadani – zëdhënës