Imami i Xhamisë Grimhøj në Danimarkë, Oussama El-Saadi, është dënuar për mashtrim pasi policia e ka gjetur atë dhe sendet e tij në shtëpinë e kushërinës së tij. Ai nuk pranon fajësinë dhe tani po shqyrton mundësinë, nëse do ta apelojë rastin.

Nga: Nicklas Krarup

Policia ka hyrë brenda banesës dhe e ka gjetur imamin në shtratin e kushërirës së tij. Tani ai është dënuar për mashtrim social dhe duhet t’i kthejë shtetit më shumë se 700,000 DKK/ 100.000€.

Nuk ka asgjë të paligjshme të takohesh apo të jesh i martuar me kushërirën tënde dhe gjithashtu lejohet të keni fëmijë së bashku. Por nëse jetoni së bashku dhe gënjeni për këtë, atërë është mashtrim. Të paktën nëse keni pranuar qindra mijëra korona si ndihmë sociale nga thesari i shtetit duke u deklaruar se jetoni i divorcuar, dhe ndërkohë jetoni bashkë.

Të mërkurën, imami danez në Grimhøjmoskéen në Gellerup, Oussama El-Saadi, sapo u dënua si për mashtrim social ashtu edhe për mashtrim në sigurime në Gjykatën në Aarhus për tregimin e një vendbanimi të rremë, shkruan Århus Stiftstidende, i cili ishte në gjykatë.

Dënimi është 15 muaj burgim me kusht dhe tre muaj vuajtje dënimi me burg. Kushëriri është dënuar me 15 muaj liri me kusht.

I kapur në shtrat: Nuk pranon se është fajtor

El-Saadi ka katër fëmijë së bashku me kushërirën e tij, por të dy kanë deklaruar se jetojnë në adresa të ndryshme. Kjo do të thotë se ka qenë e mundur të merrni më shumë para nga sektori publik si prindër të vetëm/ të divorcuar.

Por kur policia kontrolloi shtëpinë e kushërirës herët në mëngjes, e gjetën Oussama El-Saadi në shtratin e kushërinës dhe sendet e tij në shtëpinë e saj. Dhe rezidenca e supozuar e El-Saadi-t ishte dhënë me qira, shkruan Aarhus Stiftstidende.

Surpriza e mëngjesit dhe provat e tjera të policisë në këtë rast përfunduan duke dënuar imamin Brabrand, i cili, sipas Århus Stifstidende, duhet t’i kthejë shtetit më shumë se 700,000 DKK. /afër 100.000 €. Më konkretisht, sipas mediave daneze, ai dhe kushërira e tij kanë marrë 738 mijë korona shumë në mbështetje publike/ ndihmë sociale sepse kanë deklaruar se jetojnë të ndarë.

Vetë Oussama El-Saadi e mohon fajin dhe e quan rastin të padrejtë:

– Nuk mund ta ëndërroja të bëja diçka të tillë. Unë i di rregullat dhe e di që është e paligjshme. Po, kemi qenë shumë bashkë dhe disa danezë mendojnë se duket e çuditshme. Por kushërirën time e kam ndihmuar vetëm me gjëra praktike në lidhje me fëmijët tanë të përbashkët. Nuk kemi jetuar asnjëherë bashkë, dhe nuk jemi martuar, ka thënë ndër të tjera në gjykatë.

Përkthyer nga gazeta daneze ekstrabladet.dk

https://ekstrabladet.dk/krimi/doemt-for-socialt-bedrageri-fundet-i-kusinens-seng/10162867

Shpërndaje artikullin në: