Vilanova: Valdes, portieri më i mirë në botë
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova nuk ka fare dyshime për portierin e skuadrës së tij, Victor Valdes, duke thënë se ai është portieri më i mirë në botë, pavarësisht gabimit fëmijëror që bëri në ndeshjen kundër Real Madridit.
”Nuk e di se pse ai ka këto dyshime që vërtetë sjellin probleme”.
”Ne nuk kemi interes në portierat e tjerë,pasi ai është portieri numri 1 i botës”, tha Vilanova.