Ai popull që nuk e gëzon lirinë, nuk e gëzon as jetën!
1. Heshtja jo gjithëherë është ar!
2. Ka shumë përsona që vezullojnë në formë, por në përmbajtje janë të
brishtë!
3. Shoku i vërtetë të prekë në plagë, në mënyrë që ajo të shërohet me kohë.
Ka ³shokë² që plagët t¹i mbulojnë përderisa ato të bëhën shumë në trup,
pastaj ai luan me ty, sepse kudo që të prekë, ti do të ndjesh dhimbje.
4. Me atë që vetëvetës i shkakton plagë me dashje s¹ka nevojë të merret
askush! Ai kërkon vetëdenim!
5. Ka individë që në heshtje qëndrojnë buzë rrugës dhe presin me orë të tëra
për t¹u hedhur në sulm mbi ata që punojnë e veprojnë. Këta individë vetëm
kritikojnë të tjerët, ndërsa vet nuk punojnë asgjë duke mbetur përherë në
pusi!
6. Çdokush e ka të drejtën e fjalës dhe kjo s¹mund t¹i mohohet askujt. I
lumtë atij që ka durim të dëgjoj llojlloj budallenjësh me orë të tëra!
7. Të drejtën e fjalës e kanë të gjithë! Kjo s¹do të thotë se çdokush di të
flas mirë e sakt!
8. Atyre që fshihen e nuk punojnë, armë e vetme u mbetet kritika kundër
atyre që përditë punojnë dhe përpiqen në jetë për të përparuar!
9. Njeriu që flet për një çështje të caktuar, duke u shprehur, në vete
ngërthen, aftësinë dhe kulturën. Ka përsona që mundohen të mbesin enigmë,
duke fshehur paftësinë e vet me anë të heshtjes!
10. Ata që për një çast diskutojnë me zë të lartë janë plot sinqeritet,
sepse ajo që mbrohet me fuqinë e shpirtit, është shprehje e vendosmërisë për
ta mbrojtur të vërtetën (por kjo vlen vetëm për raste të caktuara).
11. Nuk duhet kërkuar mëshirë para askujt, por drejtësi. Por drejtësia duhet
mbështetur, sepse ai që e ka forcën për bazë e që i mungon karakteri, shkel
me të dyja këmbët mbi drejtësinë!
12. Aty ku zhurmojnë fëmijët, qesh trolli dhe shtëpia, aty është e ardhmja e
sigurtë e shoqërisë, aty janë luftëtarët e ardhshëm të lirisë!
13. Është madhështi kur njeriu e sheh drejt realitetin, është mjerim për ata
që nuk duan ta shohin këtë!
14. Është e tmerrshme kur njeriu e humb të drejtën që ta shoh me sy vëllaun,
shokun, mikun
15. Atyre që u mungon aftësia e imagjinatës për t¹i bërë gjërat e mëdha
realitet, çdo gjë që pason më vonë ia mveshin spontanitetit!
16. Me ata që janë kurreshtarë e pyesin pa pushim nuk e vlenë të bisedohet,
sepse atyre u mungon kultura e dëgjimit!
17. Ai që të gënjen tri herë radhazi dhe arrin prapë të të gënjej, atij i
pranohet aftësia e gënjimit, ndërsa ti duhet të zgjohesh nga vërbimi i
besimit!
18. Nuk duhet besuar në çdo gjë, sepse bie në pozita të injorantit!
19. Është kënaqësi e madhështi kur njeriu të gjitha aftësitë i vë në shërbim
të atdheut! Është tepër e ultë për ata që të gjitha aftësitë i shfrytëzojnë
kundër atdheut të tyre!
20. Ata që rastësisht i kanë hipur atit një herë, mendojnë se përjetë do të
jenë kalorës. Pikërisht, ata në të parin hendek bien dhe mbesin përjetë
këmbësorë!
21. Gjendja reale e popullit më së miri shihet nga poshtë, nga pozitat e
lartësive kurrë nuk do të shohësh realisht, sepse të pengon mendje-madhësia.
22. Erërat gjithëherë nuk të freskojnë. Ka erëra që të ngrijnë e që të
thajnë!
23. Buzëqeshja zgjatë jetën, por varet se çka fshihet pas saj: intriga,
cinizmi, hipokrizia, injoranca, sarkazmi, servilizmi apo sinqeriteti!
24. Realitetit nuk duhet frikësuar pa marrë parasysh çfarë është ai!
25. Ata të cilët nuk i binden arsyes për ta bërë të domosdoshmën realitet
ose janë armiq të progresit ose janë qyqarë!
26. Gjarpërin po e godite në bisht, të kafshon në gisht, prandaj duhet
goditur në kokë që ta shtrish përtokë!
27. Atij që ngurron për ta mbrojtur të vërtetën, i pëlqejnë gënjeshtrat dhe
poshtërsitë!
28. Ta mbrosh të pambrojturin është humanitet, por që të jetë ky humanitet i
plotë duhet që të ia mësosh artin e vetmbrojtjes!
29. Hero, martir, dëshmor njeriun nuk e bën vetëm akti i rënies, por vepra e
tij gjatë jetës, në shërbim të atdheut, duke sakrifikuar edhe jetën si aktin
më sublim. Këtë fat e kanë vetëm ata që e ndjekin me përkushtim këtë rrugë!
30. Të punosh për çështje kombëtare do të thotë t¹i vësh vetes obligim për
t¹i kryer detyrat që shtron atdheu. Të punosh kundër atdheut do të thotë të
bësh punën e tradhtarit duke i vën vetes obligim për t¹i kryer detyrat që
t¹i ngarkon armiku!
31. Ai popull që nuk e gëzon lirinë, nuk e gëzon as jetën!
32. Atyre që flasin për atdhe pa ndërpre e pa kontroll, në realitet u mungon
gatishmëria që të sakrifikojnë për atdhe, prandaj këtë mungesë mundohen ta
plotësojnë me fjalë e fraza të thata!
33. Dallimi në mes të mërgimit dhe burgut është se i burgosuri e di se sa
është i dënuar, kurse në mërgim dënimi është i pacaktuar dhe kurrë nuk
dihet se kur do të mbarojë ky dënim!
34. Dallimi në mes burgut dhe mërgimit është se në burg t¹i vënë hekurat në
duar, kurse në mërgim hekurat ia vëmë vetvetes!
35. Kur I shtypuri kërkon që të hajë bukë me djathë, shtypësi ia ndalon edhe
bukën në mënyrë që ta harrojë djathin!
36. Ata që e mohojnë përkatësinë e vet kombëtare, do të jenë përjetë të
mohuar nga kombi i tyre!
37. Vetëm ai popull që është i ngritur i arsimuar dhe i guximshëm, di se
ç¹kërkon, di të rezistojë di të çlirohet dhe di të realizojë, sepse është i
vetëdijshëm se lirinë nuk ta falë askush!
38. Ka raste kur njeriu nuk dëshiron të heshtë, por e keqja më e madhe është
kur nuk ke kujt t¹i flasësh!
39. Hajnit nuk duhet dhënë rastin që të vjedh, sepse ai atë zanat ka!
40. Çdo popull i robëruar që gjakon lirinë ka nevojë për njerëz patriotë dhe
të sakrificës e jo për tradhtarë, kuislingë e servilë. Që liria të bëhet
realitet më parë ai popull duhet të çlirohet nga këto mbeturina!
41. Zëri i bilbilt është i këndshëm kurdoherë, pavarësisht nga stinët!
42. Është lumturi e kënaqësi të shkruash por edhe më kënaqësi është kur ke
kujt t¹i shkruash!
43. Ka disa njerëz që i pranojnë vetëm ato gjëra që u pëlqejnë atyre,
mirëpo shpëtimi është në atë se bota nuk sillet rreth tyre por rreth boshtit
të vet!
44. Gjithëherë ka qenë më lehtë të kritikosh sesa të punosh!
45. Kush është trim e nuk frigohet, për atdhe që flijohet, kënga gjithnjë do
t¹i këndohet!
46. Pas luftës nuk ka vend për trimëri, sikur se pas kuvendit të burrave për
filozofi!
47. Ata që zgjaten e stërzgjaten në muhabet nuk e dinë se ku e kanë hallin e
vet!
48. Ata që të lavdërojnë hapur e papushim, dikund e kanë një qëllim!
49. Po të ikësh nga i ligu ai gjer në varr s¹të ndahet!
50. Të gjithë ata, që sharjet në maje të gjuhës i kanë për luftëtarët e
lirisë, thellë në zemrën e tyre e ruajnë nostalgjinë për pushtuesin!
51. Të durosh robërinë nuk është strategji por mungesë e guximit për të
luftuar për liri!
52. Nuk është trimëri vetëm kur di të shtijsh me armë, por trimëri e mençuri
është kur di se kundër kujt duhet kthyer tytën!
53. Frikës nuk është mirë t¹i bësh konak shpesh, sepse sa më shumë që ta
pranosh aq më shpesh të troket në derë!
54. Edhe sorra di të këndoj por askush nuk thotë: -Sa bukur këndon kjo
sorrë!
55. Ka shumë njerëz, për të cilët në aspektin e shërbimit familjes,
shoqërisë dhe atdheut mund të thuash lirisht se ka kohë që kanë vdekur!
56. Më mirë një e sharë në vesh, se një e lavdëruar në shesh!
57. Ai që vuan nga kurreshtja, nuk mund të jetë kurrë i qetë!
58. Kur është paqë dikush kërkon luftë. Ndërkaq kur është luftë, dikush
kërkon paqë!
59. Miqtë e vjetër vështirë se bëhën armiq të rinjë – ashtu sikurse armiqtë
e vjetër, miq të rinj!
60. Ikja është ves i keq dhe përjashton qëndresën! Keni dëgjuar ndonjë herë
të thuhet se filani bëri gajret duke ikur!?