Deputeti anti-islamik shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzatDeputeti anti-islamik holandez Gert Wilder nuk është gjendur fajtor ndaj akuzave për diskriminim kundër muslimanëve. Prokuroria e Amsterdamit njoftoi se Wilder nuk u gjend fajtor gjithashtu edhë për akuzat për nxitje të urrejtjes fetare.
Prokurorët e çështjes Birgit von Roessel dhe Paul Velleman pas një leximi të kujdesshëm të artikujve dhe intervistave të politikanit anti-islamik dhe filmit të tij anti-kuran “Fitna”, arritën në përfundimin për lirim ndaj akuzave.
Ata thanë se komentet e Wilders për ndalimin e librit të shenjtë, Kuranit, mund të jenë diskriminuese, por Wilders nuk do ta bëjë këtë nëpërmjet rrugëve jo demokratikë. Ashtu siç e parashikon ligji, aty nuk ka asnjë fjalë që nxit diskriminim, thanë prokurorëtNdërsa për krahasimin e ‘Kuranit’ me ‘Mein Kampf’, prokurorët thanë së krahasimi është i papërpunuar, por që nuk e bën atë të dënueshëm.

Më tej prokurorët argumentuan se nëse shkrimet e Wilders lexohen në mënyrë jo të plotë, atëherë mund të ketë dhe keqkuptime, por nëse i lexon ato me vëmendje, Wilders është kundër rritjes së ndikimit të islamit por jo kundër muslimanëve në vetvete.