BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Edhe pse me vonesë njëzetvjeçare (për shkak të bajraktarizmave dhe të ndërgjegjës së ulët njerëzore dhe, të brishtsisë së ndjenjës kombëtare), tanimë është çasti i fundit historik, politik, kombëtar dhe demokratik (që t’i njohim dhe t’ua japim hakun vlerave tona të pavdekshme kombëtare shqiptare) që në krye të Republikës së Kosovës, të jetë vetëm ai PERSONALITET, i cili me sjellje dhe me vepër konkrete jetësore  më së shumti ka kontribuar për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës. Prandaj, duke u bazuar në këtë të vërtetë të pakundërshtueshme dhe të pamohueshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me procedurë të shkurtër, duhet ta emërojë Kryetar të Kosovës, heroin dhe flakadanin e saj të pashuar, Adem Demaçi, jo asnjë kryetar të klaneve dhe të partive, por Kryetarin e merituar të popullit dhe të Kosovës shqiptare.-I pari,  Ibrahim Rugova e pat sheklur Kushtetutën e Kaçanikut, por askushi nuk kërkoi, që ai të jipte dorëheqje as nga posti i kryetarit të LDK-së, as nga posti i kryetarit të Kosovës!!!

E vërteta duhet të thuhet (pavarësisht nga interesat meskine grupore, klanore, nga ngjyrat, nga shijet dhe nga uniformat partiake) se Fatmir Sejdiu nuk është i pari, as i vetmi  “që ka shkelur” Kushtetutën e Kosovës!  

Ajo Kushtetutë e famshme me “100 vrima” në kuptimin kombëtar, juridik dhe demokratik, duhet të respektohet, të zbatohet dhe të vlejë  njësoj për të gjithë, jo vetëm për Fatmir Sejdiun, siç ndodhi në rastin e sotëm të dorëheqjes së tij (27 shtator 2010), për shkak të “shkeljes” së Kushtetutës, siç thuhet në njohtimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Edhe pse me vonesë DYVJEÇARE, akti i dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i kryetarit të Republikës së Kosovës si rrjedhim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se ai  paskësha shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i mbajtur dy poste në të njëjtën kohë (kryetar shteti dhe kryetar i LDK-së), në historinë e shtetit të ri të Kosovës, do të jetë një leksion unikat pozitiv  si për sjelljen etike, për sundimin e ligjit, për drejtësinë, ashtu edhe për demokracinë e Kosovës. Prandaj, të gjithë ne duhet të përshlndesim një akt të tillë etik, ligjor dhe demokratik, që reflekton ndërgjegjën dhe përgjegjësinë e shkallës më të lartë të Fatmir Sejdiut (ish-kryetar i Kosovës që nga 10 shkurti 2006 deri më 27 shtator 2010).

 Këtë akt ish-lryetarit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, urgjentisht, do të duhej ta ndiqnin të gjithë ata, që vërtet e kanë shkelur Kushtetutën dhe shumë ligje të tjera të Kosovës, të cilët, fatkeqësisht, edhe sot ndodhen në funksione dhe në poste të rëndësishme të insititucioenev dhe të organeve  shtetërore të Republikës së Kosovës. Tanimë, mbarë  populli i Kosovës e di se cilët janë  ata burokratë, demagogë, sektaristë, korrupcionistë dhe despotistë me ambicie të pashërueshme karrieriste të luftës për pushtet dhe për pasurimin e tyre të pafund.

Se në  çfarë stadi  Fatmir Sjediu (si kryetar i deritashëm i Republikës së Kosovës) e paskësha shkelur Kushtetutën e Kosovës, këtë e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Mirëpo, në këtë kontekst, kur është fjala për respektimin e normave etike, ligjore, kushtetuese, demokratike, shtrohet kjo pyetje: -Pse, a, vetëm ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, paska qenë i detyruar t’i zbatonte dhe t’u përmbahej atyre? Pse, qe 2 vjet këtë çështje antikushtetuese,  qeveritarët, kuvendarët dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e  kanë shtruar për debatim në asnjë  nga instancat shtetërore?!

Gjithashtu, kjo pyetje ka të bëjë edhe  me “princat” e heshtur dhe demagogë të LDK-së, të cilat për hesape të tyre brendaklanore dhe bajraktariste nuk kanë qenë në gjendje, të  gjejnë gjuhë të përbashkët, të rezonojnë dhe të veprojnë njerëzisht, politikisht, ligjërisht dhe demokratikisht në zgjidhjen e statsuit  politik, juridik dhe kushtetues të kryetarit të partisë së tyre, por kanë pritur plot 4 vjet (2006-2010), sepse  ashtu u ka konvenuar atyre, që të bëjnë politikë për interesat e tyre të ngushta grupore dhe mahallore sa për të “mbijetuar” në skenën politike dhe shtetërore të qeverisjes së Kosovës në koalicion me partnerët e tyre të natyrshëm, të cilët në kohë paqeje humbën luftën ngase u verbuan nga  lufta për pushtet lokalist dhe provinicialist dhe, për t’u pasuruar brenda natës, duke harruar se për çka kishin luftuar. Leteërnjoftimin e tyre në kohë paqeje, më së miri e dëshmoi  aleanca e tyre me të dështuarit politikë, të cilët plot dhjetë vjet e kishin zvarritur procesin e çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës.

Në këtë rast, nuk është fajtor vetëm Fatmir Sejdiu, por edhe titullarët e institucioneve shtetërore të Kosovës, të cilët plot dy vjet, qëkur është miratuar Kushtetuta e Kosovës (15 qershor 2008), nuk  e kanë bërë çështje  antikushtetutshmërinë e postit të kryetarit të Kosovës.

Gjithashtu, fajtorë dhe përgjegjës kryesorë për shpërfilljen e Kushtetutës së Kosovës nga ana  e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, pa dyshim se janë një grup “princash” të LDK-së, të cilët për interesa të tyre karrieriste politike (brenda dhe jashtë LDK-së) e kanë misionuar dhe, ja, tani, në fund, për “hesape”  dhe pazarllëqe të tyre, e demisionuan  kryetarin e tyre, Fatmir Sejdiu, duke e detyruar atë që të jipte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kosovës.

Për momentin politik nuk është pritur një dorëheqje e tillë nga kreu i Kosovës ngase qeveria, kuvendi dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu kanë dhënë pëlqimin për hyrjen në “bisedime teknike” me Serbinë nën monitorimin e BE-së etj. Ndonëse me këtë konstatim tonin, nuk përputhet deklarata e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili me rastin e marrjes së postit të kryetarit të Kosovës, ka deklaruar se “në Kosovë nuk do të ketë vakum politik”.

Kësaj deklarate të kryetarit aktual të Kosovës, Jakup Krasniqi, duhet besuar plotësisht, duke marrë parasysh faktin se derisa Amerika, BE-ja  dhe KFOR-i të ndodhen në Kosovë, nuk do të ketë kurrfarë “vakumi politik”, as të sigurisë e as të mbrojtjes së Kosovës.

Pse disa “princa” të LDK-së nuk kërkuan llogari  nga  i ndjeri, ish-kryetari i LDK-së dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova, kur ai e pat shkelur Kushtetutën e Kaçanikut ngase nuk mori komandën e udhëheqjes së UÇK-së në kohë lufte për çlirimin e Kosovës, ashtu siç parashikonte Kushtetuta e Kaçanikut, sipas  së cilës Ibrahim Rugova ishte zgjedhur kryetar i Kosovës?

Prandaj, nuk është i pari, as i vetmi  Fatmir Sejdiu që e “ ka shkelur “Kushtetutën e Kosovës (Kushtetutë kjo, e cila nuk është e përsosur në kuptimin historik, kombëtar, juridik dhe demokratik, sepse pikësëpari në të nuk figuron kombi shqiptar dhe simbolet kombëtare shqiptare etj.). Për këtë akt dorëheqjeje fajin dhe përgjegjësinë kryesore e mbajnë disa “princa donkishotistë” të LDK-së, të cilët, tani,  pas pesë vitesh   janë zgjuar nga “gjumi dimëror”, jo për të respektuar Kushtetutën, por për t’i acaruar dhe përshkallëzuar edhe më shumë interesat grupore dhe klanore brenda LDK-së, se kush do zgjidhet kryetar i saj.

Fundja, për dorëheqjen me vonesë dyvjeçare nga posti i kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu  pikësëpari, do të duhej t’iu falënderohej “princave donkishoteskë” të LDK-së, si dhe partnerëve të koalicionit politikë-shtetërorë, të cilët nuk  kërkuan që ai të jipte dorëheqje të parevokueshme, pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008).

Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga funksioni i kryetarit të Kosovës, më së shumti do të ndikojë negativisht  te votuesit dhe simpatizuesit e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha niveleve. Mirëpo, në anën tejtër, kjo do të jetë një shans i mirë për subjektet e tjera politike, sepse do të fitojnë shumicën dërrmuese të votave të elektoratit të zgjedhjeve të ardhshme, me ç’rast LDK-ja do të ngelë në opozitë të sigurt  politike.