Dr. Musa Krasniqi, gjinekologu i shkathët shqiptar që po lë gjurmë në historinë e mjekësisë daneze (plus video)
Dr. Musa Krasniqi, gjinekologu i shkathët shqiptar që po lë gjurmë në historinë e mjekësisë daneze.Spitali Regjional i Jyllandit Verior në DK ku punon shqiptari gjinekolog, kryemjek e udhëheqës i grupit gjinekologjik Musa Krasniqi, ka lëshuar me 8 mars një komunikatë për media, përmes së cilës bëhet e ditur se për herë të parë në Danimarkë me 3 mars të vitit 2021 është bërë me sukses të plotë një nderhyrje e re operative në gjinekologji për heqjen e mitrës me një metodë krejtësisht të re, përmes rrugës natyrore – vagjinale me endoskopi / laparaskopi. (Laparaskopi apo endoskopi dmth operacion me shiqim në ekran). Ky operacion i pa parë në Danimarkë deri më tani e tepër i rrallë në botë është ideuar e kryer pikërisht nga kirurgu novator i gjinekologjisë Musa Krasniqi.
Në komunikatën e këtij spitali Krasniqi citohet të këtë thënë në mes tjerash – se rëndësia e kësaj risie qëndron në pakësimin e dhimbjeve dhe zvoglimin e rrezikut të komplikimeve të mundëshme krahasuar me metodat e deritashme. Pacientja e operuar është lëshuar nga spitali vetem dy orë pas perfundimit të operacionit. Autoritetët e spitalit nuk e fshehin krenarinë e tyre me këtë risi të Dr Musait në operativen gjinekologjike.
Kryemjekja udhëheqëse e Repartit Gjinekologjik – obstetrik të spitalit Anya Sook Goldmann Eidhammer për gjinikologun novator thotë:“Si udhëheqëse e këtij reparti mund të them se, jam shumë e lumtur që Musai ka qenë aq inovativ dhe ka dashur të jetë prijetar në këtë lloj të operacionit. Poashtu ne si spital jemi shumë të gëzuar që prijmë me këtë operacion në Danimarkë. Kështu pra lavdatë e madhe për Musanë për këtë inovacion dhe vullnetin për perparimin e gjinekologjisë dhe repartit në të mirë të pacientëve.
Është shumë me rëndësi që me këtë operacion spitali i ynë dëshmon se jemi shumë të shkathët dhe kjo tregon se Dr. Musa Krasniqi është shumë i rëndësishëm për spitalin tonë”.Nuk është hera e parë që Krasniqi sjellë risi në metodat e punës së tij profesionale. Ai po ashtu është i vetmi kirurg gjinekologjk në Danimarkë që bënë operacione laparaskopike vetem me një prerje (vrimë) të vogël prej 1.5 – 2 cm në “murin” e barkut (Singel port laparaskopi). Metoda tradicionale që behët nga të tjerët është me 4 prerje (vrima) të vogla laparaskopike. Edhe metoda me një vrimë perdorur nga Musai është poashtu e kursyeshme për pacientet dhe spitalin sepse pacientet janë të shtrira në spital në kohë më të shkurtër se pacientet që operohen me 4 vrima laparaskopike.
Shumica e pacienteve te operuara lëshohen nga spitali brenda dites se operimit. Ne kontaktuam Musain i cili, edhepse modest, na tregoi për jehonën e madhe që ka pasur ky lajm në mediat shkencore e publike në Danimarkë por edhe jashtë saj. Dr Musai na tregoi, gjithashtu, se në ditën e kryerjes se operacionit është ftuar nga shoqata e gjinekologëve të Danimarkes për të raportuar për këtë metodë të re operative në mbledhjen e ardhshme. Po ku qëndron rëndësia e kësaj risie – metode operative ju ftojmë ta dëgjoni vet gjinikologun novator Musa Krasniqi.Të shtojmë se doktor Musai ka provuar disa herë që shkathtësitë e përvojën e tij profesionale t’i sjellë edhe në Kosovë por pa sukses, për shkak të pengesave burokratike.
Është takuar edhe me këshilltarë kryeministrash për shëndetësi por më kot. Madje ka shprehur gadishmëri që pa pagë -falas, të jetë edhe këshilltar për shëndësi i kryeministrit Kurti në mandatin e parë por nuk i është kthyer as një përgjegje formale, qoftë ajo edhe negative…. Pra të gjitha ofertat e Musait për të kontribuar në vendlindje kanë qenë çdoherë pa pagesë siç ka punuar pa pagesë një javë në Kosovë në sherbim ambulantorik pas luftes. Deshira e tij është ngritja e shëndetësisë publike (shtetrore) në atëdhe. Ishte e admirueshme, kur gjatë vizitës tonë në vendin e tij të punës, vërejtëm se sa çmohet e respektohet Musai nga kolegët e personeli tjeter shëndetësor i spitalit, por është shumë zhgënjyese që profesionistëve të tillë nuk iu mundësohet të kontribuojnë edhe në Kosovë, ku mjekësia ka aq shumë nevojë për ta.
Emisionin e realizuan:
Ixhet Lutfiu, Ibrahim Xhemajli
Muzika: Eleonora – Nehat Farizi
RTV Zëri i Kosovës – Danimarkë www.rtvzeri.com [email protected]