image

Në Suedi sot zhvillohen zgjedhjet për një parlament i ri. Të drejtën e votës e kanë rreth shtatë milionë njerëz, të cilët do të zgjedhin 349 deputetë sa ka parlamenti i këtij vendi.
Sipas sondazheve të fundit, kryeministri Fredrik Reinfeldt sërish do të fitojë shumicën me koalicionin e tij të përbërë nga kristian-demokratët, liberalët dhe Partia e Qendrës.
Opozita e përbërë nga të kuqtë dhe ekologjistët, e udhëhequr nga Partia Socialdemokrate është mbrapa, por dallimi është i vogël.
Me interesim të madh pritet nëse në parlament do të futen ekstremistët e djathtë. Pragu për futje në parlament është katër për qind. /dw/