Marrëveshja mes Qeverisë dhe FMN bëhet publike sot
| Zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe kryesues të Fondit Monentar Ndërkombëtar pritet të japin sot të dhëna rreth marrëveshjes së parë ndërmjet Qeverisë dhe FMN-së për një financim në vlerë prej rreth 110 milionë euro. …
Në konferencë do të marrin pjesë Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius. Nënshkrimi i marrëveshjes është paralajmëruar për këtë fundjavë. Me këtë do t’i hapet rruga derdhjes së 1.2 miliard eurove të premtuara nga Konferenca e Donatorëve për Kosovën dy vjet më parë. |