BDI nuk do të braktisë Qeverinë!
Zeripress Takim Ahmeti-RikerTë gjitha iluzionet dhe spekulimet e fundit se për shkak të inferioritetit të BDI-së në koalicionin qeveritar dhe për shkak të tensioneve të vazhdueshme kjo pari do të braktisë qeverinë u hodhën poshtë në mënyrë të hapur nga Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.Sot, në një takim që pati me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, z.Filip Riker ai deklaroi se “Edhe përkundër bllokimit të proceseve integruese të Maqedonisë nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe hezitimit të pranojë kërkesat e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë”.
“BDI nuk dëshiron të krijojë krizë, por angazhohet për dialog. Nëse do të dalim nga Qeveria, çka do të bëjmë, do të hyjmë në grevë urie apo do të protestojmë para institucioneve? Kjo aspak nuk do të ishte sukses, gjithashtu nuk do të ishte sukses edhe bojkotimi i institucioneve shtetërore. Të gjithë duhet dhe mundemi të kontribuojmë drejt zgjidhjes së problemeve”, ka theksuar Ahmeti.
Nga ana tjetër, Ambasadori Riker ka vlerësuar se Ahmetit i ngelet për të vendosur se BDI do të dalë ose jo nga Qeveria. Kjo deklaratë e zotit Riker heq spekulimet e deritanishme se mbetja në qeveri është sugjerim i miqve ndërkombëtarë.
zeripress