Qytetarët vlerësojnë miratimin e Ligjit për gjuhët
Pas miratimit që Kuvendi i bëri dje Ligjit për përdornim e gjuhëve, rrjedh afati 10 ditorë për dekretimin e tij nga Presidenti Gjorgji Ivanov. Mbetet e paqartë nëse Ivanov do ta pranon apo do ta
bllokon të njëjtin. Gjatë fjalimit vjetor në Kuvend, Ivanov pati thënë se ligji nuk cenon vetëm gjuhën Maqedonase por edhe karakterin unitar të vendit. Të pyetur nga Alsat-M, nga presidenca sot nuk dëshiruan që të japin informacione më të hollësishme por vetëm thanë se “Presidenti do ta jep vendimin sipas afatit kohorë të paraparë me ligj”.
Ndërkaq qytetarët me mendime të ndara përsa i përket zbatimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve. Ata thonë se premtimet e shumta që i kanë dëgjuar deri tani, i shtyen që të mos besojnë në zbatimin e këtij ligji.
“Për 25 vite ka sjell shumë ligje por asgjë nuk ka ndyshuar. Ja shiheni se sa janë zbatuar ligjet dhe pastaj mendoni se sa do të zbatohet edhe ky i shqipes”.
“Mirë është ama problem që do të zbatohet. Them kështu sepse asnjëherë nuk i kanë zbatuar ligjet për drejtat e shqiptarëve ashtu siç kanë premtuar”.
“Është mirë që të zbatohet që ashtu siç e kanë maqedonasit edhe shqiptarët ta kenë të drejtën e njëjtë. Pra të jemi të barabartë në shtet. Kjo nuk do të thotë se do e barazon por me rëndësi është që të jetë shfrytëzueshme”.
“Të gjithë duan që ta flasin gjuhën e tyre dhe kjo është në rregull për mua. Edhe gjuhë tjera le të lëshonë në përdorim zyrtarë dhe të gjithë le të komunikojnë në gjuhën e vetë”.
“Gjithsesi që çdo qytetarë i Maqedonisë duhet ta flet gjuhën e vetë dhe të ndihet i lirë. Duke u bazuar në qeverinë e re mendoj që kësaj radhe do të implementohet dhe do të bëhet më mirë”.
Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e fundvitit para deputetëve tha se me ligjin për gjuhët dhe për pikë politike vihet në pikëpyetje interesat e përhershme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas, duke mos potencuar firmosjen ose jo të këtij ligji. Por Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje bëri me dije se edhe nëse eventualisht Ivanov nuk përgjigjet pozitvisht ekzistojnë mekanizma për miratimin e sërishëm të tij dhe futjen në fuqi.