đŸŸ„ HAMZA RRIT PRESIONIN: THIRRJE PËR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME – “LIGJI PËR SPECIALEN DUHET TË VOTOHET”

PDK kërkon që Kuvendi të mblidhet dhe Projektligji për Dhomat e Specializuara të kalojë edhe në lexim të dytë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, me qëllim që Projektligji për Dhomat e Specializuara të votohet edhe në lexim të dytë.

Në një konferencë për media, së bashku me deputetët e PDK-së, Hamza tha se janë mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, ndërsa kërkesa për mbështetje u është drejtuar edhe deputetëve të Vetëvendosjes, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë, me përjashtim të Listës Serbe.

“E kemi dĂ«rguar kĂ«rkesĂ«n zyrtare dhe nuk ka asnjĂ« arsye qĂ« ligji tĂ« mos miratohet nĂ« lexim tĂ« dytĂ«â€, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje ka qenë i njëjtë gjatë gjithë kohës.

Duke folur edhe për çështjen e presidentit, Hamza tha se është në interes të vendit që partitë politike të arrijnë marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“ËshtĂ« mirĂ« tĂ« ketĂ« marrĂ«veshje mes partive politike, vendi tĂ« ketĂ« president dhe tĂ« mos shkojĂ« nĂ« zgjedhje. Kemi diskutuar edhe pĂ«r kĂ«to tema”, tha ai.

#ZëriNews #BedriHamza #PDK #Kuvendi #Specialja #Kosova #Politikë #LajmiFundit