Makina që harxhon 1 litër karburant për 100 km
Kompania “Renault” ka prezantuar prototipin e saj EOLAB, e cila vjen me 100 risi teknologjike, por ajo çka është më e veçanta është fakti që makina mund të harxhojë vetëm 1 litër karburant për 100 kilometra.
Mesa duket “Renault” është e vendosur në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e dëmeve ndaj ozonit të shkaktuara nga emetimi i dëmshëm i dyoksidit të karbonit.
“Renault” thotë se produkti i saj më i ri do të përdorë rreth 100 zgjidhje teknologjike të projektimit për të ofruar një ruajtje të karburantit. Këto novacione janë të ndara në tri kategori të njohura si: minimizimi i peshës, zgjerimi aerodinamik dhe ekonomizimi.
Dizajnoja e saj përfshin një strukturë prej 3-dyersh, me një derë në vend të shoferit dhe dy në vendet e pasagjerit, çka redukton peshën me mungesën e derës së katërt. Zbatimi i plotë i teknologjisë inovative do të jetë i mundshëm në vitin 2020.