Rritet numri i azilantëve të ri nga Maqedonia në Gjermani
Varfëria dhe skamja po i detyron shtetasit e Maqedonisë të kërkojnë azil ekonomik në Republikën e Gjermanisë dhe vende tjera të Bashkimit Evropian.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 rreth 4600 maqedonas dhe shqiptar kanë kërkuar status azilantit në Gjermani. Nga Zyra federale për migrim dhe refugjatë thonë se ky numër tregon se bëhet fjalë për rritje të interesimin për emigrim në Gjermani në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 kërkesa për azil kanë parashtruar 3.076 maqedonas, gjegjësisht 1.500 më pakë se gjatë këtij viti.
Analizat e Zyrës gjermane thonë se nga fillimi i këtij viti janë regjistruar ndryshime më turbulente.
Në ndërkohë, Gjermania po bëhet gati të bëjë ndryshimin e legjislacionit për ti shtrënguar procedurat për marrjen e azilit, posaçërisht për Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Deri në fund të këtij muaji pritet që Budestagu të vendos lidhur me projektligjin me të cilin do të shkurtohen procedurat për depërtimin e të gjithë kërkuesve për azil nga vendet e lartpërmendura. Iniciativa e tillë ka ardhur si rezultat i valës së refugjatëve nga Siria dhe Iraku, nga të cilët gjermania është goditur rëndë.
Autoritetet gjermane po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyrën e lehtësimit të punës me numrin e madh të refugjatëve që po vijnë nga rajonet e krizës në Lindjen e Mesme.