prizren-protestaRreth 200 protestues,shumica dominante e tyre të rinj,kanë qenë pjesë e protestës së sotme paqësore në mbështetje të shqiptarëve të IRJM-së pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në shtetin fqinj.Protestuesit marshuan nga hyrja e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në sheshin Shatërvan.

Ata në dorë mbanin pankarta “Shkup jemi me ty”,”Stop diskriminit të shqiptarëve”,”UÇK” etj si dhe brohorisnin “Shqipëri Etnike”,”Shkup jemi me ty”,”UÇK” si dhe këngë fyese anti-maqedonase. Protestuesit për Televizionin e Prizrenit thanë se duke parë gjendjen e rëndë në të cilën vëllëzerit tanë në Maqedoni,ne nuk duhet të qendrojmë duarkryq karshi këtyre zhvillimeve,thanë ata,me ç’rast edhe shprehen indinjatën e tyre që qytetarët në masë të madhe nuk e kanë mbështetë këtë protestë.

Protesta përfundoi e qetë dhe pa asnjë incident,ndërsa gjatë gjithë kohës sa u mbajt ajo,kanë qenë të pranishme edhe forca policore të cilat edhe pse ishin paralajmëruar për këtë protest,nuk kishin marra masa të menjëhershme për sigurimin e rrugës ku do të marshonin protestuesit në rrugën kryesore,me ç’rast ishte shkaktuar një tollovi në komunikacion.

Protesta e sotme është organizuar nga disa të rinj përmes postimeve të tyre në rrjetin social Fejsbuk, si grup i qytetarëve të cilët kishin bërë apel që ti bashkohen protestës masa të gjëra të qytetarëve për të shprehur mbështetjen për bashkëkombësit në Maqedoni.