BE-ja, kundër taksës rrugore për të huajt në Gjermani
Përfaqësues nga Austria, Holanda dhe Polonia në Parlamentin Evropian janë të bashkuar kundër planeve të Gjermanisë për të aplikuar taksën rrugore për të huajt, raporton BBC News.
“Qëllimi politik i planit gjerman është i qartë – diskrimini”, thonë në një deklaratë të përbashkët deputetët konservatorë Claudia Schmidt nga Austria,
Wim van de Camp nga Holanda dhe Elzhbjeta Lukachijevska nga Polonia.
“Taksa rrugore për të huajt është një hap prapa në integrimin evropian”, thanë eurodeputetët, duke shtuar se nuk mund të lejohen taksa që do të vendosen vetëm për të huajt.
Ligjvënësit kritikojnë faktin se taksa rrugore është për të gjitha rrugët, e jo vetëm autostrada, duke shtuar se mund të jetë “mënyra moderne për vjedhje”.
Ata deklaruan se ka rrezik që edhe vende të tjera të aplikojnë tarifa edhe për rrugë “të zakonshme”, e cila do të ishte një pengesë për lirinë e lëvizjes brenda BE-së.
“Çdo vend ka të drejtë të vendosë taksat, por gjermanët dhe qytetarët e tjerë të BE-së duhet të kenë të njëjtin trajtim”, mendojnë deputetët evropianë.