shaqiri1Xherdan Shaqiri është futbollisti më “i dashur” shqiptar, dhe jo vetëm. Lojtari Bayern Munich është futbollisti më i popullarizuar në Zvicër dhe vetëm atleti i dytë me nënshtetësi zvicerane, i cili ka më shumë se një milionë përcjellës në Facebook.

Vetëm legjenda e tenisit, Roger Federer, vazhdon të jetë atleti zviceran më i popullarizuar në Facebook se sa Shaqiri, raporton portali zviceran www.20min.ch. Ish-numri një i tenisit në botë, tash i teti, ka rreth 13 herë më shumë ndjekës në profilin e tij, krahasuar me shqiptarin që është dhjetë vjet më i ri se ai.

“E para, një falënderim për të gjithë fansat e mi, pa ta nuk do të kisha arritur deri këtu. Më bën krenar që fansat e mi, pavarësisht se nga ku vijnë kudo në botë, më pëlqejnë dhe më mbështesin”, ka thënë Shaqiri për portalin në fjalë.

Shaqiri, i cili arriti një milionëshin javën e kaluar, vazhdon të jetë sportisti shqiptar me më së shumti ndjekës në Facebook, dhe i treti nga të gjitha figurat shqiptare.

Para tij është vetëm këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora me 3.2 milionë ndjekës, dhe (: shqiptaro-shqiptari 🙂 Ermal Mamaqi me 1 milionë e 133 mijë ndjekës. Ky i fundit është i vetmi person që ka publik të pastër shqiptar dhe që tejkalon shifrën e një milionëshit.

Ndërkohë, Shaqiri tash qëndron edhe para ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që numëron mbi 895 mijë ndjekës, dhe këngëtares Genta Ismajli, që numëron mbi 880 mijë ndjekës.

Për t’u bërë fans i Shaqirit, vizitoni profilin e tij duke klikuar këtu dhe bëni Pëlqe (LIKE).