kaos_bosnjeNë tërë Bosnjë- Hercegovinën po mbretëron një kaos dhe dhunë masive, ku mijëra demonstrues po përleshen me policinë. Mediat ndërkombëtare, shpërthimin e demonstratave të dhunshme dhe eskalimin e situatës e ka përshkruar si “pranvera boshnjake”, një skenarë që mund të çoj në destabilizimin e këtij vendi të brishtë.Protestat kanë shpërthyer para institucioneve të komunave dhe kantoneve. Nga flakët dhe dhuna është përfshirë qeveria e kantonit të Sarajevës, qeveria e Tuzlës, Zenicës dhe Mostarit. Demonstruesit po rrënojnë gjithçka para tyre, duke ndërhyrë edhe në ndërtesat e institucioneve. Ndërsa, rrugëve të këtyre qyteteve në disa pjesë ka nisur grabitja masive e dyqaneve dhe objekteve të tjera.

Demonstratat shpërthyen për shkak të situatës së rënduar politike, ekonomike dhe sociale, fillimisht në Tuzla dhe më pas në tërë Bosnjën. Protestat po vazhdon prej ditës së djeshme.

Situata në Sarajevë, Tuzël, Zenicë dhe Bihaq po ndryshon në çdo moment, ashtu që është përfshirë nga flakët presidenca e Bosnjë – Hercegovinës në qendër të Sarajevës. Nëpër rrugë janë mijëra demonstrues, ndërsa kanë vazhduar thirrjet e politikanëve për qetësi.  Demonstruesit siç mësohet pasdite kanë djegur edhe ndërtesën e qeverisë kantonale në Mostar, nga e cila po del zjarr masiv.

View image on Twitter

Sipas informacioneve të fundit, nëpër rrugët e qyteteve janë shpërndarë njësite të mëdha speciale, ndërsa bëhet e ditur edhe për dhjetëra të plagosur vetëm në Sarajevë, ndërsa qindra të tjerë nëpër qytetet e tjera. Sot pasdite, për shkak të situatës së krijuar ka dhënë dorëheqjen shefi i kantonit të Tuzlës, Sead Çausheviq. (INA)

View image on Twitter