LSDM-ja prezanton dëshmi të reja për skandalin Talevska
Ku është kryeministri Nikolla Gruevski, çfarë fsheh pushteti dhe institucionet me skandalin e fundit të gazetares, Ivona Talevska, pyeti sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Sbilegov duke prezantuar dëshmi të reja sipas të cilave, nëna e Ivona Talevskës, Limba Talevska posedon edhe firma tjera përveç asaj për pajisjet mjekësore. Sipas LSDM-së, ajo posedon agjenci marketingu dhe agjenci për hulumtimin e opinionit publik ndërsa gazetari Dragan Pavlloviq Llatas, përveç firmave të regjistruara në ‘Stadiumin e Qytetit’, posedon edhe firma tjera në adresa të ndryshme. LSDM-ja pyeti pushtetin se si është e mundur që gazetarët dhe redaktorët paralelisht të punojnë në biznese me pajisje mjekësore, agjenci hulumtimi dhe në të njëjtën kohë edhe si gazetarë. LSDM-ja pyeti se vallë sipas të cilëve standarde gazetareske punojnë ata?