Ne gjykate

– Dhe kur filloi grindja midis jush ?
– Me 22 gusht 1 965 …
– Si e mbani mend kaq sakte daten .
– Sepse ate dite u martuam…

 

– I lexove sot gazetat? Me beri pershtypje nje lajm ku thuhej se nje anglez e kishte shitur te shoqen per tre mije funta. Ç’maskarallek!
-Ashtu eshte, e dashur…Por, ama, edhe tre mije funta nuk jane pak…

 

 

Njeri nga anetaret e Komitetit Qendror te PPSH, i deleguar ne nje rreth, mezi priste te perfundonte se lexuari fjalimin para mikrofonit. Pasi perfundoi,
i irrituar, i tha sekretarit te vet:
– Po une te thashe te me pergatitje nje referat te shkurter, pese minuta gje, domethene vetem tri faqe, kurse ti me kishe mbushur plot nente faqe!
– Po ju i lexuat te trija kopjet, shoku…

 

Ne shkolle.
Mesuesi, pasi i kontrolloi detyrat e shtepise te nje nxënësi, tha:
– E çuditshme! Si eshte e mundur qe nje njeri të bëjë kaq shume gabime!
– Kush tha vetem nje njeri, zoti mesues? Une se bashku me babin.

 

 

Ne nje periudhe krize sheqeri, patrulla e policise ndaloi nje kalimtar te hipur mbi karroce te ngarkuar.
– Dokumentat! – i tha njeri prej policeve. Kalimtari germoi neper xhepa dhe gjeti vetem pergjigjen e analizave te urines.
Polici, pasi e lexoi letren ku shkruhej, Albumine nuk ka, sheqer nuk ka., tha:
– Domethene sheqer nuk paske? Kalo!

 

Kapitenit te vaporit iu afrua nje udhetare:
– Eshte e vertete se ne keto ane deti ka thellesi deri tre km? Me falni qe pyes por gjithçka mund te ndodhe dhe nuk dime not…
– Jo, zonje, çfare thoni keshtu? Thellesia ketej nuk eshte me e madhe se 500 metra…
– Ashtu?! Uh, sa na qetesuat! Jeni shume i sjellshem!

 

Klienti ne rrobaqepesi:
– Me duhet te qep nje kostum. Veç ju lutem, sa me shpejt!
– Pas nje muaji do ta keni gati.
– Pas nje muaji?! Vete kjo bote eshte krijuar per nje jave…
– Dhe ajo ju pelqen?

 

Gjate udhetimit ne aeroplan, njeri nga udhetaret nxori bllokun e shenimeve dhe, duke pare nga stjuardesa, beri disa shenime.
Kjo e fundit kureshtare nga natyra, pyet – Me falni, çka po shkruani?
– Po shkruaj ato gjera qe dua t’i them gruas kur te kthehem… – Interesant, çfare per shembull?
– Te dobesohet nja 7 kilogram, te rinohet rreth 15 vjet dhe çdo njezet minuta te me propozoje te ha ose te pi, keshtu si beni ju.

 

Mimoza, 7 vjeçare, pasi pa filmin “Borebardha dhe shtate xhuxhmaxhuxhet”, e pyeti te atin nese e dinte
kete perralle.
– Me kujtohet fundi saj, – tha i ati. Borebardha dhe princi jetuan te lumtur deri ne fund.
– Jo babi, – u hodh vajza – Ata u martuan

Mjeku i tha pacientit:
– Nëse dëshëroni të jetoni gjatë, sa herë t’iu lindë dëshira për të pirë cigare, hani nga një karamele.
– Ç’thoni kështu. doktor! Unë nuk mundem të ha më karamele!

– E shikoni këtë pemë? – i tha një zonjë mysafires, tek po sodisnin kopshtin prapa shtëpisë. – E kemi mbjellë para njëzet vjetëve, pas grindjes së parë me burrin, duke i premtuar njeri-tjetrit të mos grindeshim më. Dhe e mbajtëm fjalën.
– Ç’ide e bukur! Sikur të kisha vepruar në këtë mënyrë edhe unë me burrin tim, tani kopshti im do të ishte një pyll!

 

Në Ajaço të Korsikës, një grua i thotë të shoqit në kohën kur ky po gogësinte:
– Dëgjo, e ke që e ke gojën hapur, të lutem bëj një zë djalit që të vijë.

 

– Më thanë se burrit tënd ia kanë prerë njërën këmbë…
– Ashtu është, motër. Ishte një fatkeqësi e tnerrëshme. Imagjinoje: dy ditë përpara bleu një palë këpucë të reja!

 

Burrë e grua kaluan pranë vitrinës së një modelisteje. Gruaja ndaloi dhe po sodiste
kapelet me Çmimet: 100 euro, 150 euro, 200 euro…
Burri qëndroi i heshtur.
– Cila të pëlqen më shume?- e pyeti ajo të shoqin.
– Ajo që ke në kokë, e dashur!

 

lu drejtua dikush shokut të vet, beqar i vendosur dhe tanimë i moshuar, të cilin e pyeti se përse e kish ndarë mendjen të mos martohej.
– Martesa është një çështje serioze që kërkon të vrasësh mendjen tërë jetën, miku im

– Ç’është kështu, zonjë? Nuk ka veçse tre muaj që ju ka vdekur burri, ndërsa ju vallzoni!
– Më falni, unë vajtoj me zemër dhe jo me këmbë!

 

– Ardian,- i tha gruaja të shoqit, ndërsa ishin ulur pranë tryezës së një restoranti.
– Mos ji gjithmonë kaq i sjellshëm me mua kur ndodhemi para syve të të tierëve.
– Pse?
– Sepse do të kujtojnë se unë nuk jam gruaja jote!

Aty nga vitet 60 një beratasi filluan t’i vinin pako nga Izraeli. E thirrën në zyrën përkatëse të Degës së M.P.B.
– Ç’janë ato pako që ju vinë nga Izraeli’?
– Puna është shumë e thjeshtë: në kohën e luftës, familja ime strehoi dy hebrej dhe ua shpëtoi jetën nga gjermanët. Tani që ata kanë vajtur në vendin e tyre; sigurisht, për mirënjohje, më dërgojnë letra falenderimi dhe pakot që ju paskan ardhur juve…
– Po për fatin tuaj të mëtejshëm nuk e keni vrarë mendjen?
– Po si jo! Tani mbaj dy kinezë!

 

Bashkëshortja e Ardianit vdiq.Arkivolin e afruan tek varri, por, ndërkohë, njërit prej atyre që ndihmonin për ta mbajtur mbi supe, i shkau kemba. Gruaja u ngjall. Ajo kishte qenë në gjumë letargjik. Mbas disa kohësh, ajo vdiq. Kur po e afronin arkivolin e saj tek varri, Ardiani u tha atyre që e mbanin në krahë:
– Ju lutem. kini kujdes mos t’ju shkasë këmba…