Zizu nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Për dy vite e gjysmë, ai ka fituar tetë tituj, duke përfshirë dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane shpreson të jetë trajner i “Los Blancos” edhe sezonin e ardhshëm, dëshirë që vështirë se mund t’i realizohet, sidomos nëse mbesin pa Ligën e Kampionëve – trofeu i vetëm në të cilën janë në garë për këtë sezon.

“Dua të vazhdoj”, u shpreh Zidane, duke treguar se synimi është të jetë trajner i Los Blancos edhe për sezonin e ardhshëm.

“Po të varej vetëm nga unë, do të vazhdoja, ideja është që të jem këtu sa më gjatë që është e mundur dhe këtë e kam treguar disa herë”, shtoi ai.

Zizu më tej e bëri të qartë se nëse qëndron, nuk dëshiron ndryshime: “nuk dua ndonjë lojtar të largohet”.