tifozatNë Luginën e Preshevës grupet e tifozëve shqiptarë kanë filluar të pajisen me bileta për ndeshjen Serbi-Shqipëri e cila më 14 tetor zhvillohet në Beograd.

Vetëm dy ditët e para prej se janë lëshuar në shitje biletat e kësaj ndeshjeje kualifikuese, nëpërmjet kanaleve të ndryshme në Preshevë dhe Bujanoc janë shpërndarë rreth 500 bileta.

Biletat janë blerë 30 %-50% më shtrenjtë krahasuar me çmimin fillestar të tyre.
Të gjitha biletat nga Beogradi janë sjellur nga tregtarët serbë të cilët janë deklaruar të gatshëm të sjellin edhe më shumë nëse ka kërkesa.
Edhe përkundër bisedimeve të federatave të Shqipëris dhe Sërbis, grupet e tifozerive shqiptare nga Lugina kanë siguruar biletat nga tribinat të cilat nuk janë për tifozët misafirë, ndërsa problem në vete tani e kanë transportin drejt Beogradit në ditën e ndeshjes.
Për shkak të masovitetit tek tifozët e Luginës së Preshevës ekziston frika se atyre mund tu ndalohet hyrja në Beograd, madje mund të kthehen edhe përgjatë rrugës e cila nga Lugina drejt kryeqytetit serb ka plot 370 km.