‘Telekom Albania’ del në shitje, i afrohet ‘Telekom Serbia’
Sipas Tv Klan, ‘Telekom Albania’ është në shitje. Operatori i dytë më i madh në treg i telekomunikacionit do t’i shitet kompanisë ‘Telekom Serbia’.
Në garë me Telekom Serbia janë edhe dy kompani bullgare, Vivacom, në pronësi të biznesmenit Spas Rusev dhe Globul Telenor, një tjetër operator në fushën e telekomunikacionit në Bullgari. Propozim për blerjen e aksioneve të Telekom në Shqipëri ka bërë edhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.
Kompania ende nuk ka shpallur një lëvizje të tillë në pronësinë e kapitaleve të saj, por burime konfidenciale për televizionin Klan thonë se ofertat e dorëzuara nga të gjitha shoqëritë janë hapur, dhe më e larta ka rezultuar ajo grupit serb.
Lajme të ngjajshme:
Shkon në 38 numri i të prekurve në Shqipëri, dy në gjendje të rëndë
Miratohet rezoluta për Shqipërinë në Komisionin e PE
Rama: 10 vjet burg për ata që u shesin qytetarëve produkte me kimikate dhe afat të skaduar
Rama propozon samit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor
“S’ka hapje negociatash për Shqipërinë”, Hahn: Duhet shumë kohë
3 orë seancë parlamentare, mazhoranca miraton projektligjet