Me fitoren e Gordana Siljanovska Davkovës dhe të VMRO-DPMNE-së, sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend. Të gjithë pjesëmarrësit, si dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor vlerësuan se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Pas numërimit të 99,82 për qind të fletëvotimeve, Siljanovska Davkova fitoi 560.170 vota (65,14%) ndërsa kundërkandidati i saj Stevo pendarovski nga LSDM 251.541 (29,25%). Siljanovska Davkova është gruaja e parë presidente në vend. Në deklaratën e dhënë në konferencën e mbrëmshme për shtyp në Shtabin qendror zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, ajo premtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.

“Unë pohoj se do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve. Kjo do të thotë e të gjitha grupeve etnike, e të gjithë anëtarëve të partive, e atyre të cilët nuk janë në parti, sepse nuk mundet asnjë president të synojë unitetin, nëse mban linja partiake”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Në konferencën e mbrëmshme për media në Shtabin Qendror Zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, Siljanovska Davkova tha se portat e, siç tha, “zyrave të huazuara qytetare” janë të hapura për të gjithë.

“Atë që e premtova në fushatën para zgjedhjeve, duke filluar nga zyrat popullore, përmes paraqitjeve në Parlament, përmes personaliteteve në Këshillin Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Sigurisë, se do t’i kryej në bazë të profesionalizmit, kompetencës dhe nuk do ta harroj diversitetin”, tha ajo.

Siç shtoi, duhet të bëjmë përpjekje t’i japim fund ballkanizimit, t’i ndihmojmë njëri – tjetrit, të jemi politikanë.

“Për këtë duhet të fillojmë të kuptohemi mes vete, të ndihmohemi, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje”, tha ajo, duke shtuar se rrugët e saj prijnë së pari në Ballkan, ndërsa Brukseli, siç shtoi, nuk lihet anash.

Siljanovska Davkova potencoi se do t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

Kundërkandidati i mbështetur nga LSDM dhe Koalicioni, i cili garoi për mandat të dytë, Stevo Pendarovski i uroi fituesit dhe u dëshiroi punë të suksesshme në katër vitet në vijim, përkatësisht pesë vite, duke cekur se rezultatet janë të qarta dhe se nuk ka ndërmend t’i arsyetojë më hollësisht.

“Koncepti im për Maqedoni multietnike plotësisht e integruar në strukturat euro-atlantike për fat të keq nuk mori mbështetje dhe jam i bindur thellë se vetëm e tillë Maqedonia mund të jetë e sukseshme”, tha Pendarovski.

Jam i bindur thellë, vazhdoi Pendarovsi, se vetëm e tillë Maqedonia mund të jetë e suksesshme, dhe ndërgjegjja ime është e pastër, por nuk besoj se e kanë të pastër ata të cilët penguan mijëra qytetarë që ta marrin edhe fletën e dytë dhe të votojnë për zgjedhjet presidenciale, duke iu referuar bojkotit të zgjedhjeve presidenciale.

Pendarovski i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që mundësuan që kjo ditë zgjedhore të zhvillohet në atmosferë demokratike, ndërsa për disa shkelje, theksoi ai, ua lëmë institucioneve kompetente që ta zgjidhin këtë.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare, nga 99,27% të votave të numëruara, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 58 mandate për përbërjen e re të Kuvendit. Pas saj është koalicioni i Frontit evropian, kryesuar nga BDI me 19 mandate deputetësh, Koaliconi i kryesuar nga LSDM ka 18, koalicioni VLEN 13, E Majta dhe partia ZNAM nga gjashtë vende deputetësh.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se së shpejti do të fillojnë negociatat me partitë opozitare për koalicionim dhe tha se është i bindur se do të formojnë Qeveri në një kohë sa më të shkurtër dhe se procesi do të jetë transparent.

“Jemi në një fazë të avancuar të bisedimeve për një pako të fortë investimi që do të ndihmojë ekonominë. Këtë nuk desha ta shpall para fushatës për të mos u politizuar e njëjta, por prisni që në 100 ditët e para shumë lajme të mira për qytetarët dhe ekonominë e Maqedonisë”, shtoi ai.

Në konferencën e mbrëmshme për media në selinë e partisë, Mickoski theksoi se sonte janë mposhtur “krimi, korrupsioni dhe paaftësia”.

“Janë mposhtur edhe tradhtitë, përçarjet, ata qindra njerëz nga BDI dhe LSDM që mendonin se janë zotër të jetëve tona. Ata sot kanë dhembje koke, ka pse. Do të përgjigjen deri te i fundi. Secili që ka kryer krim dhe ka kryer korrupsion duhet të mbajë përgjegjësi që do të bazohet në drejtësi dhe ligje”, tha Mickoski duke shtuar se është triumfuar ndaj bojkotit të BDI-së.

Sipas tij, populli tregoi se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrohen përmes institucioneve.

“Populli iu dha leksionin më të rëndësishëm dhe e shpëtoi vendin e tij. Kjo gjeneratë ka mundësinë unike për të krijuar një kapitull të ri në të cilin Maqedonia do të jetë krenare dhe Maqedonia do të jetë e juaja dhe do të ketë një të ardhme që do të bazohet në vlera dhe shpresë. Do ta kthejmë shpresën dhe sonte kemi arsye për të festuar”, tha ai.

Rezultati i sotëm është zhgënjyes, LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në konferencën për media mbrëmë në selinë e partisë rreth rezultateve zgjedhore nga zgjedhjet e dyfishta dhe paralajmëroi proces të konsolidimit të partisë dhe zgjedhje të reja për kryetar dhe udhëheqësi të partisë.

Ai i vlerësoi zgjedhjet si korrekte dhe të lira, të organizuara sipas standardeve evropiane dhe ky është një hap i madh përpara si rezultat i lirisë së mediave dhe paqes dhe stabilitetit që kemi vendosur në vitet e kaluara. Ai i uroi fitoren konkurrentit politik VMRO-DPMNE dhe kryetarit të tyre Hristijan Mickoski si dhe Gordana Siljanovska Davkovës për zgjedhjen si presidente duke i dëshiruar që ta kryejë funksionin sipas kompetencave kushtetuese dhe përkushtimit euroatlantik.

Ai përgëzoi edhe qytetarët dhe anëtarësinë e LSDM-së ku edhe përkundër rezultateve të raundit të parë, dolën të votojnë me dinjitet dhe ndihmuan në arritjen e censusit për zgjedhjen e presidentit.
“LSDM përsëri tregoi patriotizëm dhe përgjegjësi për të qindtën herë. Më lehtë ishte që pas gjithë atyre akuzave dhe sulmeve të rreme nga VMRO-DPMNE të mos e mobilizonim anëtarësinë tonë për mosvotim në zgjedhjet presidenciale, por nuk ramë në atë kurth. Dëshmuam se Maqedonia është më me rëndësi për ne dhe kështu do të jetë gjithmonë. Rezultati i sotëm është zhgënjyes. LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët dhe mbështetësit e partisë. Në periudhën e ardhshme do të duhet më seriozisht dhe më thellë të gjejmë burimin dhe arsyet e këtij rezultati humbës”, tha Kovaçevski.

Ai paralajmëroi proces të konsolidimit të partisë dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja të të gjitha organeve partiake, duke filluar nga kryetari i partisë, udhëheqësia e deri te të gjitha organet e partisë.

“Nuk kam dyshim se shumë qytetarë sonte ndjejnë frikë, frikë nga pushteti i tepruar që ka një parti e cila njihet për shpërdorim të forcës. LSDM dhe koalicioni duhet të jenë një opozitë e fortë, e përgjegjshme dhe burrështetase”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se viti i ardhshëm është një mundësi për vendin që të vazhdojë integrimin evropian dhe nënvizoi se nëse humbet ai shans mund të humbet edhe një dekadë, por ndoshta një gjeneratë tjetër.

“LSDM do të sillet me përgjegjësi, por topi tani është në duart e qeverisë së re të udhëhequr nga Hristijan Mickoski”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar mbi pasojat e përpjekjeve të mundshme për të bllokuar rrugën e Evropës dhe duke potencuar se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në paraqitjen e tij para mediave në selinë e partisë në Tetovë tha se Fronti evropian është forca e dytë në shtet pas zgjedhjeve të sotme.

“Legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët, shumica e shqiptarëve dhe komuniteteve të vogla si turqit, boshnjakët dhe romët të cilët i falënderoj dhe është hapi i parë drejt stazave të gjata të Frontit evropian deri në anëtarësim të plotë në BE”, tha ai.

Sipas Ahmetit, sot shteti më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet, paqe, zero probleme me fqinjët, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbledhjeve ndërqeveritare për fillim zyrtar të anëtarësimit në BE.

“Mbetemi fronti i fortë i misionarëve deri në realizimin e qëllimeve finale për anëtarësim në BE”, ka thënë ai.

Në pyetjen për të komentuar fitoren e VMRO-DPMNE-së, Ahmeti tha se duhet të priten rezultatet finale nga KSHZ-ja, por ia uroi fitoren Mickoskit.

Në pyetjen nëse dhe çfarë opozite do të ishin, duke pasur parasysh rezultatin e VMRO-DPMNE-së, Ahmeti përsëriti se duhet të respektohen votat e fituara.

Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nga nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve, deklaroi mbrëmë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.

Kjo, sipas Kasamit është rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë.

“Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj ju them 100 mijë herë ‘faleminderit, faleminderit, faleminderit!’ të gjithë atyre që erdhën dhe bënë ndryshimin në atdhe!”. Prandaj në emër të 100 mijë votave koalicionit VLEN ju themi faleminderit”, tha Kasami.

Sipas analizave që kemi, Kasami tha se me gjasë do të dalin me të njëjtin numër deputetësh sa koalicioni i BDI-së.

“Diferenca në vota nuk do të kalojë 10 mijë”, thekson Kasami.

Lëvizja ZNAM sonte shkroi historinë për Maqedoninë tonë. Konfirmuam minimum grup parlamentar dhe diku rreth 60 mijë vota. Do të jemi me qytetarët dhe do të punojmë për qytetarët, tha mbrëmë kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski.

Ai ka uruar qytetarët e vendit të cilët, siç tha, treguan “sens” për shtetin.

“Maqedonia zgjodhi president. Dua ta përgëzoj profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova për fitoren e madhe dhe t’i uroj mandat të suksesshëm, ta udhëheq Maqedoninë në drejtimin e duhur, të jetë këtu gjithmonë pranë qytetarëve sepse lufta jonë është dhe do të jetë për qytetarët. Më lejoni ta përgëzoj edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren bindëse që siguruan”, tha Dimitrievski.

Ai beson se këto zgjedhje do të jenë leksion shtesë për të gjitha subjektet tjera politike që gravitojnë në skenën politike.

“Me krenari mund të konfirmoj se ZNAM nga sonte e fillon luftën e saj për një Maqedoni të dinjitetshme”, nënvizoi Dimitrievski.

Edhe për një vit regjistrimet e automjeteve do të mbeten me çmime të njëjta. Të gjitha kompanitë e sigurimeve reaguan për vendimin e shtyrjes së rritjes së çmimit për policat e sigurimit. Ata thonë se Komisioni përkatës ka marrë vendimin pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve.

Sipas reagimit, kompanitë e Sigurimeve janë të zhgënjyer nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale që u janë dërguar nga rregullatori “Agjencia për mbikëqyrje të Sigurimeve”, mbi bazën e të cilave Komisioni ka ulur çmimin e policave të sigurimeve të automjeteve.

Vendimi i Komisionit të AMS-së në Ministrinë e Financave ka rikthyer çmimet aktuale të vazhdojnë deri në fund të viti. Në reagim thuhet se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, i cili mund të vërë në dyshim seriozisht kujdesin ndaj të siguruarve në raportin për ecurinë e vendit tonë.

Në bazë të numrimit të deritanishëm të votave, VMRO del të jetë partia e parë me 42.75% e cila pritet të ketë 59 mandate në Kuvend.

E dyta pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian me 14.42%, e cila pritet të ketë 19 ulëse në Kuvend.

Pas saj është koalicioni VLEN me 11.38% dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvend.

LSDM, deri më tani ka 14.67% dhe pritet të ketë 18 ulëse në Kuvend.

Sot në orën 13:00 në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë 🇦🇱 u organizua një manifestim pëkujtimor madheshtor për kryeheroin tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në ditën e lindjes së tij.

Shqiptarët e Kosovës janë patriotë dhe atdhedashës të mëdhenj , zoti i bekoftë shqipet e Kosovës dhe gjithë shqipet në botë!!

I vetmi TV në Shqipëri që e dha live manifestimin në Prishtinë është TV Euronews Albania 🇦🇱🇪🇺 , Respekt !

Bravo shqipot e Kosovës ❤️

Bravo Prishtina 🇦🇱🇽🇰🇪🇺🇺🇸❤️

©️Rilindje

Inteligjenca artificiale mund të dërgojë dronë dhe robotë në sulme autonome pa kontroll njerëzor, dhe Austria dëshiron ta ndalojë këtë.

Dronët dhe robotët me inteligjencë artificiale potencialisht do të jenë në gjendje të gjejnë dhe shkatërrojnë objektivat në mënyrë të pavarur pa ndërhyrjen njerëzore. Por ai zhvillim është shumë i rrezikshëm, beson Austria.

Kjo është arsyeja pse ministri i jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka bërë thirrje për një ndalim ndërkombëtar të sistemeve të armëve që mund të vrasin pa qenie njerëzore për të marrë vendimin përfundimtar, sipas Reuters të hënën.

“Të paktën le të sigurohemi që vendimi më i thellë dhe më i gjerë se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë të mbetet në duart e njerëzve dhe jo në duart e makinerive,” tha ai në Vjenë në një konferencë ndërkombëtare mbi sistemet autonome të armëve. dhe sfidat me rregullimin e tyre.

Frika është se armët autonome do të jenë në gjendje të bëjnë gabime vdekjeprurëse nëse ato lëshohen në të vërtetë në luftëra dhe konflikte.

– Ne kemi parë tashmë inteligjencën artificiale të zgjedhë gabimisht në mënyra të mëdha dhe të vogla. Nga gabimi i kokës tullac të një gjyqtari për një futboll, deri te vdekja e këmbësorëve të shkaktuar nga makinat që drejtonin vetë, të cilat nuk e dallonin ecjen në këmbë , tha një nga folësit në konferencë, programuesi dhe investitori i teknologjisë Jaan Tallinn, sipas Reuters.

Iben Yde, Ph.D. në drejtësi dhe eksperte në të drejtën ndërkombëtare në Akademinë Norvegjeze të Mbrojtjes, psherëtin kur TV 2 i prezanton asaj termin “robot vrasës”.

Kjo shprehje, beson ajo, deformon debatin në lidhje me teknologjinë reale dhe jo më pak me legjislacionin tashmë ekzistues.

Armët e ligjshme kërkojnë saktësi

Sipas saj, tashmë është e ndaluar përdorimi i sistemeve të armëve që janë aq të pasakta sa nuk mund të drejtohen në objektiva të veçanta ushtarake me siguri relativisht të lartë.

Nga ana tjetër, është e ligjshme nëse ato mund të përdoren me saktësi të madhe, duke ndihmuar kështu të sigurohet që të dëmtohen sa më pak civilë.

– Nuk bëhet fjalë për dronët që fluturojnë përreth dhe mendojnë se “kjo duket interesante. Ndoshta është një objektiv legjitim ushtarak? Ne thjesht do ta provojmë”. Do të jetë një algoritëm që, për shembull, do të jetë në gjendje të njohë një tank dhe të hedhë një bombë atje – ose jo nëse ka, për shembull, civilë ose njerëz në përgjithësi afër, shpjegon ajo.

Avokati i së drejtës ndërkombëtare beson se debati për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemet e armëve vjen nga mungesa e njohurive se si funksionojnë sistemet e armëve dhe planifikimi ushtarak, si dhe nga një kundërshtim i përgjithshëm ndaj luftës.

– Nëse jeni dakord me premisat e austriakëve se ne duhet ta kishim ndaluar, atëherë problemi tjetër i madh është: Çfarë është ajo që duan të ndalojnë? ajo pyet.

Ndryshimi i skenës në zonat e konfliktit

Deri më tani, teknologjia është përdorur vetëm për të ndihmuar njerëzit të marrin vendime më të shpejta dhe më të mira, thotë Andreas Graae për TV 2. Ai është asistent profesor në Departamentin e Teknologjisë Ushtarake dhe hulumton sesi sistemet autonome të armëve ndryshojnë fushat e betejës së sotme dhe të së ardhmes.

– Ka pasur një tendencë për disa imazhe të frikshme të robotëve vrasës, përdorimi i të cilave ende nuk është parë realisht, por mund të shihni që zhvillimi po shkon gjithnjë e më shpejt, thotë ai.

Inteligjenca artificiale përdoret, për shembull, për të gjetur objektiva, por ende nuk ka shembuj të njohur që inteligjenca artificiale të ketë kryer edhe sulme vetë.

Megjithatë, janë sistemet e armëve ato që do të mund të ndërtohen dhe nëse ato vihen në përdorim, do të kalohet ajo që Andreas Graae e quan një “prag të diskutueshëm”.

Andreas Graae beson se sistemet autonome mund të kenë justifikimin e tyre kur, për shembull, përfshihet mbrojtja ajrore.

– Është më mirë të kesh një inteligjencë artificiale që hyn, sepse duhet të reagosh shumë shpejt dhe pastaj je fare i sigurt që të mos sulmosh asgjë njerëzore, thotë ai.

 

Sipas Iben Yde, OKB-ja ka punuar për më shumë se dhjetë vjet për të rënë dakord vetëm për një përkufizim që mund të mbulojë zonën.

Dhe edhe nëse Austria arrin të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të krijuar një traktat që ndalon këto sisteme armësh, sipas Iben Yde, vendet e mëdha nuk ka gjasa të aderojnë në të, dhe kështu ajo nuk do të jetë në gjendje të përmbushë qëllimin e saj.

– Vendet që janë më aktive në konflikte anembanë globit kanë investuar në këtë dhe tashmë mund ta përdorin atë. Ata nuk do të pajtohen me të, thotë ajo.

Përktheu dhe përshtati, Adnan Aliti

https://nyheder.tv2.dk/politik/2024-04-29-draeberrobotterne-kommer-nu-kraever-oestrig-et-internationalt-forbud

Forcat Ajrore të SHBA-së vlerësojnë se në një të ardhëme të afërt do të jetë e mundur të prodhohen mijëra avionë pa pilotë në bord.

Një avion luftarak pa një person të trajnuar në bord dhe e armatosur me bomba dhe raketa vdekjeprurëse.

Mund të bëhet realitet në një të ardhme jo shumë të largët. Të paktën duke gjykuar nga testi historik që u krye të premten në bazën e Forcave Ajrore Edwards në Kaliforni.

Këtu ata kishin pajisur një avion luftarak të zhvilluar posaçërisht F-16 me një dozë solide të inteligjencës artificiale. Dhe si pjesë e fluturimit provë, ishte menduar të simulonte luftimin ajror kundër një aeroplani luftarak konvencional me një pilot në bord.

Një kompjuter nuk lodhet, nuk trembet. Dhe do të ndjekë rregullat dhe do të bëjë manovrat më të përsosura, ndërsa njerëzit do të kenë një variancë më të madhe

Në pjesën e përparme të avionit testues me dy vende pa pilot ishte ulur Frank Kendall, Sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së. Dhe ai ishte i emocionuar për përvojën dhe mundësitë e përdorimit të AI si një shtesë e faktorit njerëzor.

– Është një rrezik sigurie të mos kemi inteligjencë artificiale dhe do të duhet ta kemi atë, tha Frank Kendall pas një udhëtimi në ajër me 800 kilometra në orë, që është disi nën shpejtësinë maksimale të një luftani F-16.

1000 avionë pa pilot

Më parë, avioni F-16 i kontrolluar nga AI, i quajtur edhe X62A Vista, kishte kryer një sërë manovrash me një diferencë sigurie prej 300 metrash për një luftëtar F-16 të kontrolluar nga pilotët.

Në provën një orëshe, avionët u testuan secili me sythe dhe shmangie në një përpjekje për të detyruar “kundërshtarin” në pozicione potencialisht të cenueshme.

– Një kompjuter nuk lodhet, nuk trembet. Dhe do të ndjekë rregullat dhe do të bëjë manovrat më të përsosura, ndërsa njerëzit do të kenë një ndryshim më të madh në mënyrën se si performojnë, tha Frank Kendell për AP pasi doli nga kabina e ngushtë.

Megjithëse teknologjia nuk është zhvilluar plotësisht, Forcat Ajrore të SHBA po planifikojnë një flotë të AI prej më shumë se 1000 avionësh luftarakë pa pilot, i pari prej të cilëve duhet të jetë operacional që në vitin 2028.

Krahasuar me luftëtarët plotësisht të pajisur, të avancuar dhe shumë të shtrenjtë, megjithatë, këto do të jenë makineri më të ngjashme me dron.

“Sikuenti besnik”

Hans Peter Michaelsen, analist i mbrojtjes dhe ish-oficer në Forcat Ajrore për 30 vjet, thotë për TV 2 se eksperimentet e Forcave Ajrore të SHBA-së janë pjesë e një zhvillimi të shpejtë.

– Tani për tani është kryesisht përdorimi i AI si ai që quhet një wingman besnik. Me fjalë të tjera, ku avioni i AI “flas” së bashku me një avion të drejtuar, thotë Hans Peter Michelsen.

Kërcimi teknologjik nuk vjen as pa rrudha dhe drita paralajmëruese të kuqe.

Ekspertët e kontrollit të armëve dhe organizatat humanitare janë thellësisht të shqetësuar se AI një ditë do të jetë në gjendje të hedhë bomba që vrasin njerëz vetë pa asnjë ndërveprim njerëzor dhe po bëjnë thirrje për kufizime më të mëdha.

– Ka shqetësime të përhapura dhe serioze në lidhje me dorëzimin e vendimeve për jetën dhe vdekjen tek sensorët dhe softuerët, ka paralajmëruar më parë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar . Prandaj, ata do të kenë udhëzime të zbatuara nën kujdesin e politikave kryesore.

Hans Peter Michaelsen e njeh atë pjesë të problemit.

– Nëse vetë teknologjia vendos të sulmojë, kush është përgjegjës? Është programuesi apo ai që ka nisur avionin? Ka shumë ndërfaqe etike dhe morale në këtë, sepse nuk mund të vendosësh një kompjuter përpara një gjykate ushtarake, thotë ai.

Gjithashtu AI në tokën daneze

Ashtu si me të gjitha format e pajisjeve ushtarake, softueri është gjithashtu një vend ku gara e armëve po përshpejtohet këto vite.

Operatorët e avionit Vista pohojnë se asnjë vend tjetër në botë nuk ka një program të ngjashëm të AI, ku softueri fillimisht mëson në miliona pika të dhënash në një simulator dhe më pas teston përfundimet dhe të mësuarit e tij gjatë fluturimeve aktuale.

Gjithashtu nuk është e paimagjinueshme që forcat ajrore daneze të zbatojnë inteligjencën artificiale në një afat të gjatë pas blerjes së avionit luftarak F-35.

– Brenda periudhës kur do të kemi F-35, do të shohim të plotësohet me krahë automatikë. Shumë po ndodhin në të gjithë atë zonë, thotë Hans Peter Michaelsen.

Forcat Ajrore të SHBA-së thonë, sipas AP, se Kina, e cila përndryshe bën baste edhe për inteligjencën artificiale, nuk ka arritur ende në pikën ku mund të bëjë teste jashtë një simulatori në stilin e atyre që Forcat Ajrore të SHBA sapo kanë kryer në Edwards. Baza e Forcave Ajrore.

Përktheu dhe përshtati, Adnan Aliti

Burimi: https://nyheder.tv2.dk/udland/2024-05-04-hemmelig-test-paa-legendarisk-luftbase-varsler-gennembrud-for-kampfly-styret-af-ai

Kryeministri Benjamin Netanyahu e quan Al Jazeera një “kanal agjitacion” ose “një kanal nxitjeje”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se qeveria e tij ka vendosur të mbyllë kanalin e lajmeve Al Jazeera, me seli në Katar.

Qeveria ka vendosur njëzëri që Al Jazeera të mbyllet në Izrael, shkruan Netanyahu në X.

i e quan Al Jazeera një “kanal agjitacion” ose një “kanal nxitjeje”.

Al Jazeera ka luajtur një rol të spikatur në mbulimin e luftës në Gaza në shtyp, pasi është një nga mediat e pakta që ka ende gazetarët dhe fotografët e saj brenda territorit palestinez.

Gazetarët e vrarë

Disa nga gazetarët e kanalit televiziv janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve izraelite.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Al Jazeera-n si të njëanshme dhe të njëanshme, dhe tashmë dhjetë vjet më parë ministri i jashtëm i atëhershëm izraelit Avigdor Lieberman u përpoq të vendoste një ndalim të gazetarisë së kanalit në Izrael.

Kanali televiziv financohet publikisht në Katar dhe mbyllja e zyrave të Al Jazeera-s në Izrael pritet gjithashtu të çojë në tensionim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Katarit.

Përktheu dhe përshtati,

Adnan Aliti

Burimi:

https://nyheder.tv2.dk/udland/2024-05-05-israels-regering-lukker-nyhedskanalen-al-jazeeras-israelske-afdeling

Ka ndërruar jetë aktori Bernard Hill, i cili njihet nga “Titanic” dhe “The Lord of the Rings”.

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori britanik Bernard Hill.

BBC shkruan se .

Britaniku njihet më së shumti për rolet e tij si kapiteni Eduard Smith në filmin “Titanic” të vitit 1997 dhe për rolin e mbretit Theodore në trilogjinë “Lord of the Rings”.

Agjenti i Bernard Hill, Lou Coulson, ka konfirmuar për BBC se aktori ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

Roli në serialet televizive ishte zbulimi i tij

Aktori 79-vjeçar ka luajtur në dy filma, ku të dy kanë fituar 11 statuja Oscar.

Hill nuk ka pasur vetëm role në ekranin e madh. Në vitin 1982 ai luajti Yosser Hughes në serialin televiziv britanik “Boys from the Blackstuff”. Roli në serialin televiziv ishte zbulimi i tij.

Bernard Hill ishte i martuar me aktoren amerikane Marianna Hill. Çifti kanë një fëmijë së bashku.

Të tronditur 😢 ! Ngjarja e rëndë në Shkodër: Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u vetëmb*tën në lum për shkak të dhunës, arrestohet burri 👇

Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku një nënë me 3 fëmijët e saj dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Policia ka arrestuar shtetasin Ergys Arrazi për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë polumbarët e RENEA po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, bëri me dije policia.

Shkruan Murat Koci

Dje me 4 maj 2024 është mbajtur Kuizi i Diturisë për nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në Suedi dhe Diasporë.

Është traditë e gjatë, e mirë, edukuese, mësimdhënëse e mësimnxënëse, e domosdoshme për të afruar, angazhuar, nxitur, frymëzuar e masovizuar mësimin e gjuhës shqipe të gjeneratat e dyta, treta, katërta e kështu me radhë, te komuniteti ynë në rritje. Kjo garë ka për qëllim të bashkoi sa më shumë nxënës, prindër e pedagogë për të ngritur nivelin e dijeve tek nxënësit në një shkallë shumë më të lartë sa ajo e zakonshmja.

Pjesë e garës ishin materialet e përzgjedhura nga lëndët: Gjuhë shqipe, letërsi shqipe, gjeografi, histori e kulturë shqiptare.

Vitin e kaluar garuan 12 komuna nga treva të ndryeshme të Suedisë, tri nga Greqia dhe dy nga Austria me rreth 120 nxënës garues.

Vendin e parë patën zënë nxënësit e Landskornës.

Vendin e dytë nxënësit e Vjenës (Kikirikët).

Vendin e tretë nxënësit e Selanikut (Shoqata ”Nëna Terezë”).

Është rregull që ajo komunë që zënë vendin e parë fiton të drejtën e organizmit të kuizit të radhës.

Shih për këtë, këtë vit Kuizi i Diturisë do të mbahet në Landskrona.

Gara u nda në dy pjesë.

Pjesa e parë:

– Koha: 14.00 – 17.00

– Gara u zhvillua në mënyrë digjitale nëpërmjet platformës Kahoot.

– Gara u zhvillua në Shtëpinë e Popullit në Landskrona (Säbygatan 16, Landskrona)

Pjesa e dytë:

– U Zhvillua në Shtëpinë e Popullit në Landskrona (Landskronas Folkets Hus)

– Koha: 18.00 – 22.00

– Kishte rpezantime artistike të nxënësve nga shkolla, komuna e vende të ndryshme.

– Lotari (shpërblime të ndryshme).

– Darkë modeste.

– Këngë, valle.

EPILOGU

A+

Vlerësimi më i lartë për dije të treguara në shkollat e Suedisë është A. Kjo, domethënë që nxënësit, të cilët vlerësohen me notën A kanë nxënë në tërësi materialet mësimore dhe janë në gjendje ta vënë në zbatim atë dije aty dhe atëherë kur u kërkohet e duhet a u duhet.

Materiali i Kuizit të Diturisë që nxënësit duhet ta përballojnë është voluminoz, gjithëpërfshirës, i kategorizuar nëpër lëndë e me nivele. Nga ky material rrjedhin 200 pyetje. Në pjesën dërrmuese të pyetjeve përgjigjet gjenden drejtpërdrejt në tekstet e materialit. Ambicia jonë është që radhën tjetër të këtë më shumë pyetje që përgjigjet nuk gjenden drejtpërdrejt në tekste, por mes rreshtave e përtej teksteve.

Nxënësit pjesëmarrës në garë treguan përgjegjësi, angazhim të pashoq, bashkëpunim në grup, vullnet të madh, disiplinë të paparë, gëzim të shprehur edhe me lot, kompetencë shoqërore, shqiptarizëm unik e të papërmbajtur, por edhe integrim të plotë në shkollën e shoqërinë suedeze me cilësitë më të mira shqiptare. 97% e përgjigjeve të garuesve ishin të sakta, ndonjë komunë kishte përgjigje të sakta deri në 99.9%. Kjo tregon për punë e madhe që kanë bërë nxënësit, mësuesit e tyre dhe prindërit.

Andaj thërras A +!

Që të vinim deri të kjo ditë suksesi për të gjithë ne pa dallim, edhe për ata që u munduan të marrin pjesë por nuk ia dolën, edhe për ata që ishin indiferentë, edhe për ata që e kundërshtuan është dashur punë e madhe në kohë e pakohë dhe në ditë punë e fundjavë. Pa angazhimin e pakundshoq të kryetares së KKKD-së Hava Limani dhe anëtarëve dr Geranda Hoxhaj, Xhevat Isufit, Isuf Bajraktarit edhe Murat Kocit do ishte e pamundur të realizohet diçka e tillë. Faleminderit për përkushtimin e angazhimin!

Pa punën e madhe e vetëmohuese të mësuesve të gjuhës shqipe nëpër komuna të ndryshme Kuizi i Diturisë është inekzistent.

Faleminderit për punën tuaj misionare!

Pa përkrahjen e madhe të prindërve zor se do ia dilnim mbanë.

Faleminderit për bashkëpunimin e edukimin e fëmijëve në frymën shqiptare e europiane!

Pa mbështetjen ekonomike dhe jo vetëm ekonomike të LSHSH “Iliria” në Suedi realizimi i Kuizit të Diturisë do ishte shumë më i vështirë.

Faleminderit LSHSH “Iliria”!

Garuan 10 komuna e 12 ekipe garuese dhe ekipi “Kikirikët” nga Vjena e Austrisë. Gjithsejt 13 ekipe garuese. Katër ekipe (komuna) u tërhoqën nga gara në javën e fundit apo në ditën e garës, pak e çuditshme por e kuptueshme se edhe ndodhin të tilla rrejdha.

Vendi i parë: Kikirikët, Vjenë, Austri.

Vendi i dytë: Landskrona, Suedi.

Vendi i tretë: Hässleholm, Suedi.

Në emër të LSHSH “Iliria” falënderojë mësuesit misionarë: Anila Velaj, Mejreme Gubetini, Qefser Tahiri, Beqë Shala, Qerime Gurguri, Lumnije Kajtazi, Englantina Shehu, Desara Beqari Gjonej, Suela Shala, Edlira Topuzi, Hava Limani, dr Geranda Hoxhaj, Xhavat Isufi dhe Isuf Baraktari.

Falënderojmë në veçanti konsullin e Kosovës në Suedi z Ardian Kolaj që gjithherë gjen kohë të na mbështes e ndihmoj, kryetarin e komunës së Landskrones që ishte pjesëmarrës gjatë gjithë garës së diturisë z Torkild Strandberg, drejtoren e shkollës “Hoxhë Kadriu” në Prishtinë zj Teuta Rushiti Govori dhe zj Ervisa Danin drejtore në Drejtorinë e Arsimit të komunës së Landskronës e cila ishte e pranishme gjatë gjithë garës dhe gjatë gjithë mbrëmjes argëtuese dhe edukuese!

Falënderojmë Entin e gjuhëve amtare në Ängelholm për mbështetjen ekonomike, morale e institucionale për Kuizin e Diturisë!

Është për keqardhje që disa ente të gjuhës amtare nëpër komuna të ndryshme në Suedi jo që nuk përkrahin aktivitete të tilla pedagogjike, didaktike e integruese, por përkundrazi demotivojnë apo edhe kundërshtojnë herë hapur e herë-herë me ndërskamca aktivitete të tilla. Ato komuna punojnë hapur në kundërshtim më ligjin shkollor dhe me Planprogramin 22 për gjuhën amtare.

Është zhgënjyese së si institucionet e shteteve tona qëndruan indiferente ndaj një aktiviteti të tillë që për bazë ka ruajtjen e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor shqiptar. Aktivitet që angazhon qindra nxënës, qindra familje e dhjetëra e dhjetëra pedagogë.

Është e habitshme së si mjetet e informimit në atdhe informojnë së si një i, e iashtuquajtur “VIP” a “VIPESHË” është kollitur, ndërsa nuk u intereson fare së çfarë e së si mijëra e mijëra familje në mërgatë luftojnë çdo ditë me çdo mjet për ti bërë ballë a frenuar asimilimin.

Mirgarofshim në Kuizin e radhës!