ZYRTARE / CAS vendos drejtësi, rrëzon vendimin e UEFA-s: Serbi-Shqipëri 0-3 në tavolinë
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e ndërpresë në Beograd.
CAS publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.
Lajmin për një vendim të tillë e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) në këtë mënyrë del kundër vendimit të UEFA-s, e cila i dha Serbisë fitore në tavolinë për ndeshjen e 14 tetorit.
Kjo fitore në tavolinë pothuajse i jep sigurinë e vendit në play-off kombëtares shqiptare por e vendos edhe në garë dhe për vendin e dytë apo dhe atë të parë, që të kualifikon direkt për në fazën e finale të Euro 2016.
Prej më shumë se 8 muajsh, Shqipëria qëndronte në dyert e gjykatave sportive, por vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është më në fund drejtësia e munguar, e cila vonoi por nuk harroi.
Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vend të dytë në Grupin I me 10 pikë, aq sa edhe Danimarka por me një ndeshje më pak.