Thellohet diferenca mes dy kandidatëve kryesor për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Sipas përditësimit të fundit të orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, flitet për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.
Pas numërimit të votave të 237 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me 13,489 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Kandidati i ASHE-së ka marrë 53.46% të votave, ndërsa Halim Kosova 38.87%, një diferencë prej 14, 59%. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.37% të votave, Sazan Guri 1.14%, Arban Tafaj 0.87% dhe Dhimitër Muslia 0.28% të votave.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.

Ndërkohë më poshtë vijojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve për bashkitë e tjera deri në orën 09:00.

Tiranë

Erion Veliaj (ASHE) 53.4 %

Halim Kosova (APPD) 38.9 %

Gjergj Bojaxhi (i pavarur) 5.4 %

Durrës

Vangjush Dako (ASHE) 55.8 %

Grida Duma (APPD) 44.2 %

Vlorë

Dritan Leli (ASHE) 62.3 %

Genc Deromemaj (APPD) 33.3 %

Fier

Armando Subashi (ASHE) 57. 2 %

Enkelejd Alibeaj (APPD) 38.2 %

Elbasan

Qazim Sejdini (ASHE) 58.1 %

Ardjan Turku (APPD) 41.9 %

Gjirokastër

Zamira Rami (ASHE) 61.4 %

Igli Kokalari (APPD) 38.6 %

Kukës

Bashkim Shehu (APPD) 56.8 %

Hasan Halilaj (ASHE) 43.2 %

Korçë

Sotiraq Filo (ASHE) 61.1 %

Gjergji Mero (APPD) 38.9 %

Sarandë

Florjana Koka (ASHE) 50.1 %

Kreshnik Bozho (APPD) 49.9 %

Himarë

Jorgo Goro (ASHE) 60.9 %

Lefteri Prifti (APPD) 5.4 %

Berat

Petrit Sinaj (ASHE) 51.0 %

Kasëm Mahmutaj (APPD) 49.0%

Dibër

Shukri Xhelili (ASHE) 45.7 %

Ilir Krosi (APPD) 49.6 %

Tropojë

Rexhe Byberi (ASHE) 44.8 %

Besnik Dushaj (APPD) 51.6 %

Lezhë

Viktor Tushaj (ASHE) 50.5 %

Fran Frrokaj (APPD) 49.5 %

Kavajë

Elvis Rroshi (ASHE) 65.4 %

Engjëll Cara (APPD) 34.6 %

Lushnje

Fatos Tushe (ASHE) 58 %

Darien Xhindoli (APPD) 42 %

Kamëz

Safet Gjici (ASHE) 46.6 %

Xhelal Mziu (APPD) 53.4 %/

Përfundon numërimi në 8 bashki, do të drejtohen nga përfaqësuesit e ASHE

Teksa numërimi i votave vijon me intesitet në të gjithë vendin, disa Bashki në vend flasin për rezultate tepër të ngushta mes 2 kampeve politike.

Në Vorë, ku ishin të përqëndruara edhe sytë e ndërkombëtareve, rezultati vijon te jetë tmerrësisht i ngushtë ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Fiqiri Ismaili ka 49.7 % të votave kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku me 50.2 %.

Edhe në Rrogozhinë sytë janë drejtuar në çdo votë që numërohet, pasi rezultati flet për 47.8 % për kandidatin e ASHE Beqir Nuredini kundrejt 49. 6 % të kandidatit të APPD Eqerem Deliu.

Në Bashkinë e Lezhës, kandidati i APPD Fran Frrokaj është në avantazh me 50.1, ndërkohë që ndiqet hap pas hapi nga kandidati i majtë njëherësh kryetari aktual Viktor Tushaj me 49.9 %.

Duke zbritur më poshtë, i ngushtë duket rezultati për bashkinë e Kamzës, ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Xhelal Mziu deri tani është përpara me 52.6 % kundrejt rivalit të majtë Safet Gjici i cili deri tani ka 47. 4 %.

Në Finiq, gara e vërtetë është mes kandidatit të PBDNJ me 48 % dhe atij të Partisë së Minoritetit Grek, i cili është në avantazh me 51.9 %.

Në Berat, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Sinaj është me një avantazh të lehtë prej 51.8 % kundrejt kandidatit të zgjedhur nga Partia Republikane Kasem Mahmutaj me 48.2 %.

Në Peqin, Miranda Rira është në avantazh me 51.2 % kundrejt Bajazit Karriqit me 48.8 %.

Duke kaluar në veri të vendit, në Dibër kandidati i djathtë Ilir Krosi është drejt fitores me një rezultat të lehtë prej 49.3 kundrejt rivalit të majtë Shukri Xhelili me 45.9 %.

Ndërsa në Mat rezultati është në favor të kandidates së ASHE Adelina Farrici me 51.6 % kundrejt rivalit të djathtë Nezir Rizvani me 48.3 %