Analisti politik, Arsim Zekolli nëpërmes një postimi në fejsbuk ka zbuluar intrigat e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni. Ja se çfarë shkruan Zekolli:

Pasiqe e kuptojne qarte se eshte “pak si zor” me e mbrojte Gruevskin, tani forcojne propaganden se per Shqiptaret nuk duhet te kete dallim mes Gruevskit dhe Zaevit. Demek, te njejt jan, te keqinje per shqiptaret si njeri si tjetri. Qe eshte kryekeput qasje shovene, qe nuk ka te beje asgje me nacionalizem apo drejtesi. Tere fokusi i ketyre dy partive eshte qe serish te imponojn “strategji konsenzuale” me te cilin me ngulm tentohet te zvogelohet perkrahja per Zaevin, si menyre e terthorte per te mbajtur ne gjendje solide perkrahjen per Gruevskin, pra mbrojtesin e interesave BDI dhe PDSh ne kurriz te diskriminimit te legalizuar te Shqiptareve me nenshkrim nga zyrtaret shqipfoles.

Ne suaza te kesaj eshte edhe hedhja e kerkeses drejtuar Zaevit nga qarqet afer BDI per perpilim te “marreveshjes historike” mes maqedonasve dhe shqiptareve si parakusht per dhenie te perkrahjes. Kjo ide tinzare e mbuluar ne pelhure te mendafshet kuq-e-zi dhe te aromatizuar me ere kombetarizmi, ne te vertete dermon ne lojera te ndyta sipas interesit te klaneve kriminogene nga BDI dhe PDSh. Pasi qe, sikur te pranohet propozimi i tille nga Zaev, pyetne veten, kush do vrapon qe te prezanton veten si perfaqesues te pales Shqiptare? Mu ata qe deri tani siguronin titularin e “perfaqesuesve legjitim te shqiptareve” ne Qeverine e regjimit Gruevski, mu fal ndihmes nga armiqte e perbetuar te Shqiptareve. Ose thene ndryshe – Musa Xhaferi dhe Menduh Thaci.