Zbuloni qytetin e bukurosheve dhe prostitutave!
KIEV- Revista për udhëtime “Traveler’s Digest” e ka cilësuar kryeqendrën e Ukrainës, Kievin si vendin numër një në botë, sa i përket pranisë së femrave të bukura, por edhe e prostitutave.
Lidhur me këtë fakt, Natalia Antonova, redaktore e “The Moscow News”, e lindur në Kiev, por që jeton dhe vepron në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, në një shkrim për gazetën britanike “The Guardian” shprehet se të qenit një femër e bukur në Ukrainë nuk të mbron nga të këqijat apo varfëria ashtu sikurse nuk të mbron as nga përfshirja në industrinë e seksit në vend,
“E vërteta është”, thotë ajo, “se Kievi mbase ka disa prej femrave më të bukura në botë – dhe ato janë të pranishme në të gjitha nivelet e shoqërisë së vendit. Ato janë bukuroshet që vrojtojnë botën me qetësi nga lagjet e lokalet e shtrenjtë që i shëtisin shoferët e tyre, tek arkëtaret e mërzitura të dyqaneve që ngrysin vetullat nëse nuk e paguani shumën e caktuar”,- rrëfen redaktorja për The Guardian”.
Industria e seksit në Ukrainë, sipas redaktores së “The Moscow News”, gazetës më të vjetër ruse në anglisht, është anarkike dhe e frikshme. Ajo tregon se njeh personalisht vajza që i kanë hyrë prostitucionit me dëshirë, por që nuk e sentimentalizojnë atë.
Instituti Ukrainas i Shkencave Sociale vlerëson se 50.000 femra kanë qenë pjesë e industrisë së prostitucionit në Ukrainë vitin e kaluar. Numri i vërtetë me gjasë mund të jetë edhe më i madh. Instituti vlerëson edhe se çdo e gjashta prostitutë është e mitur