Zoran_ZaevVendimi për dënim maksimal ndaj protestuesve për rastin ‘Monstra’ është marrë me presion politik, ka deklaruar kreu i opozitës maqedonase Zorn Zaev. Ai dhe partia e tij siç deklaroi posedojnë dëshmi për këtë . “Kamë dëshmi për këtë, patjetër të kem… Posaçërisht kur dëgjoni se kush si intervenon, se si politikanët shëtisin nëpër gjykatë, çfarë kërkojnë ata atje? Për këtë shkak gjithçka po bëhet e dyshimtë gjë që është e palejueshme . Kjo duhet të ndryshohet. Pse more dënime maksimale, cili është qëllimi. Çfarë dëshironi të tregoni me atë punë, ndëshkoni në rast se ka shkelje, por jo me dënime maksimale.  Porosia është e keqe dhe nuk është në funksion të ndërtimit të bashkëjetesës në shtet”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Sa i përket partive politike shqiptare Zaev deklaroi se ai ka komunikim minimal me ato. BDI është mbuluar nga politikat e VMRO DPMNE ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit është nën kontroll të plotë të Mijallkovit tha ai.

“BDI-ja është komplet e nënshtruar ndaj pushtetit, shpesh pa përgjigje për gjëra shumë të thjeshta. Habit fakti se pse është kjo kështu.  Sigurisht interesat personale, ekonomike të disa personaliteteve po i shtyjnë gjërat  por me siguri se janë të vetëdijshëm se sa humbin tek elektorati i tyre, sepse  përshtypja që e krijuan ndër vite, është krejt ndryshe nga ajo që është sot.  PDSH-ja është njëfarë ‘Sushiko koalicion’, ashtu e quajti opinioni. Sipas argumenteve dhe dëshmive që unë i kam atë e kontrollon komplet Sasho Mijallkov. Andaj absolutisht nuk kam dilema për sjelljen e tyre”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev paralajmëroi një vjeshtë  të nxehtë politike, ai tha se do të intensifikohen aktivitetet e opozitës me qëllim të rrënimit të pushteti të Gruevskit.  VMRO dhe Gruevski do te detyrohen te ulen e të bisedojnë për kërkesat e opozitës tha Zaev.

“Inatin mundet të gjithë në shpi ta mbajmë. Kur bëhet fjalë për interesat e shtetit do të ulen dhe do të bisedojnë.  Ja ne nuk heqim dorë, kërcënimet janë ët përditshme. Deputetët tonë personalisht  po përjetojnë kërcënime, oferta joparimore, gjithçka po ndodh. Absolutisht nuk kemi ndërmend asnjë hap të ndryshojmë. Pse,  sepse atë që e kërkojmë nuk është e drejtë e jona subjektive apo diçka që LSDM-ja e kërkon për vete. Kjo është e nevojshme për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-ë Zoran Zaev në emisionin ‘Rruga drejt’ theksoi se pret zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë 2015 duke mos precizuar saktë në cilën periudhë të vitit do të ndodhin ato. Bedri Rexhallari