Xhezair Shaqiri:Nuk ka asgjë kombëtare as te Alija as të Menduhi. Krejt fallco patriotizëm kanë
| Intervistë me Xhezair Shaqirin – Komandant Hoxha |
Komanant Hoxha: Grupe të armatosura, nuk do të lejojnë provokimet e Gruevskit!Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha gjatë luftës së vitit 2001 thotë se atij i është mbushur kupa jo vetëm me Kryeministrin Nikolla Gruevski, por edhe me dy partitë më të mëdha shqiptare: BDI dhe PDSH.Duke folur ekskluzivisht për portalin “Zhurnal”, Shaqiri thotë se në Maqedoni ekzistojnë shumë grupe të armatosura shqiptare të cilat po formohen me qëllim që të mbrohen nga sulmet dhe provokimet e policisë së Nikolla Gruevskit. Ai theksoi se Ali Ahmeti duhet që të sqarohet për vrasjen e Harun Aliut – Kushtrimit, duke akuzuar BDI-në se qëllimi i saj nuk është mbrojtja e interesit të shqiptarëve, por qëndrimi siç i quan ai, në “kolltukët e tradhtisë”. Komandant Hoxha ka dresuar po ashtu kritika dhe akuza edhe ndaj kreut të PDSH-së Menduh Thaçin. |
| Xhezair Shaqiri – Hoxha tre vite me radhë qëndron në fshatin Tanushë, rreth 40 kilometra larg Shkupit. Për tre vite me radhë policia edhe përkundër tentimeve nuk ka guxuar të futet në të ashtuquajturën “Republika e Tanushës”.Intervista:
Zhurnal: Si është aktualisht gjendja e sigurisë në Tanushë? Hoxha: Situata në Tanushë është e qetë, fshatarët kanë filluar t’i punojnë tokat e tyre e të merren me aktivitetet e tjera pranverore. Sa i përket sigurisë, ka lëvizje të shtuara të policisë për rreth fshatit, por nuk ka provokime të theksuara. Zhurnal: Në Maqedoni ditëve të fundit ndodhën disa ngjarje që i tronditën shqiptarët. Vrasja e Harun Aliut vë plot dyshime për një ofensivë të policisë maqedonase për të ekzekutuar disa personalitete që kanë luajtur rol në luftën e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me Harun Aliun sipas jush? Hoxha: Çfarë në të vërtetë po ndodhë në Maqedoni duhet t’i pyetni VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në që janë në qeveri. VMRO me ofensivat e njëpasnjëshme që merr kundër shqiptarëve, kurse BDI është pjesë e qeverisë që nuk përpiqet ta ndaloj VMRO-në kundër shqiptarëve. BDI ose nuk pyetet aspak në qeveri ose është në bashkëpunim me VMRO-në kundër shqiptarëve. Mos reagimi i tyre në këto situata është i qartë. Nuk janë të interesuar të reagojnë apo t’i mbrojnë shqiptarët, por si qëllim të vetëm kanë zgjedhur t’i mbajnë kolltukët e tradhtisë. E shqiptarët e shokuar radhët tjera le të kenë kujdes kujt ia japin votën. Haruni ishte shok i afërt me Ali Ahmetin në vitin 2001, pyeteni atë pse dha urdhër të vritet Haruni në vititn 2010. Zhurnal: A pritni ju ndonjë sulm nga policia maqedonase pas këtyre aksioneve? A e keni shtuar gjendjen e gatishmërisë? Hoxha: Në të vërtetë qe tre vite presim të na sulmojnë. Por, kemi parë sulme edhe para një vit e gjysmë. Tani në këtë situatë të krijuar jemi më shumë në gjendje gatishmërie dhe më të alarmuar. Zhurnal: A pritni të ndalet kjo ofensivë e Nikolla Gruevskit ndaj shqiptarëve? Hoxha: Gruevski nuk jep asnjë shenjë që do të ndalet as që ka mundësi kush që ta ndalë. BDI nuk ka mundësi apo nuk don ta ndalon! Ndërkombëtarët, sipas informatave që kanë nuk po munden ta ndalojnë e kërkojnë nga ne që të durojmë ende. Por, padyshim se Gruevski e çon Maqedoninë drejt një humnere të thellë. Zhurnal: A ekzistojnë grupe të armatosura dhe a i pret shqiptarët e Maqedonisë një luftë e re? Hoxha: Po. Ekzistojnë grupe të armatosura thuajse në shumë vendbanime të shqiptarëve. Këta grupe nuk janë përgjegjëse për situatën dhe nuk kanë synim për ta destabilizuar Maqedoninë, por të mbrohen nga ofensivat e Gruevskit. Ditëve të fundit janë organizuar edhe shumë fshatra tjera shqiptare, të cilët po organizohen me roje kundër forcave të policisë. Se a do të ketë luftë, pyeteni Gruevskin, Ahmetin dhe ndërkombëtarët. Shqiptarët nuk presin asnjë të mirë prej Gruevskit. Zhurnal: Si e vlerësoni politikën aktuale në Maqedoni. Në çfarë rruge po shkon Maqedonia? Hoxha: Situata politike në Maqedoni është shumë e rëndë. Shihet se kjo qeveri nuk ka interesim ta zgjidhë problemin me Greqinë. Kjo do të thotë automatikisht mos anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Para se të zgjidhet problemi me Greqinë, kryeministri provokon dhe sulmon shqiptarët, duke iniciuar një konflikt fetar ose etnik. Vetëm një Zot i din planet e Gruevskit se ku do ta çon Maqedoninë. Zhurnal: PDSH dhe BDI duket se u “dogjën” përballë forcës së Gruevskit. Pse krijohet kjo situatë me partitë shqiptare? Hoxha: Pa dyshim se janë djegur përballë forcës së Gruevskit. Kanë bërë edhe në të kaluarën gabime të tyre, si BDI edhe PDSH dhe këto gabime të tyre i ka kuptuar shumë mirë Gruevski. Duke pasur parasysh faktin që këto dy parti shqiptare kanë pasur çdoherë vetëm një qëllim, që të manipulojnë me elektoratin shqiptar. Për synim kanë pasur kolltukët, e jo mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Gruevski këto gabime të tyre i ka kuptuar mirë dhe padyshim ka përgatitur edhe dosje korrupsioni për ta. Prej vitit 2006 luajti me njërën e pastaj me tjetrën parti dhe me gabimet e tyre sulmon edhe krejt shqiptarët e Maqedonisë. Nuk ka asgjë kombëtare as te Alija as të Menduhi. Krejt fallco patriotizëm kanë. Veç një gjë iu ka mbetur, në disa momente të caktuara i kanë mësuar disa fjalë patriotike, si nxënësit e shkollës fillore kur përsërisin vjershat. Zhurnal: Ende nuk është gjetur një zgjidhje për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së. Kjo qeveri a mund ta zgjidhë këtë çështje dhe kur pritni të zgjidhet? Hoxha: Jo. Aspak nuk pritet që Aliu të ketë fuqi ta detyrojë Gruevskin ta kalojë këtë ligj. Krejt ushtarët e UÇK-së e kanë kuptuar realitetin. Zhurnal: Problemi madhor me të cilën po ballafaqohet Maqedonia është çështja e Emrit me Greqinë. A duhet të ketë ndonjë afat përfundimtar për zgjedhjen? Hoxha: Deri tash Gruevski nuk ka dhënë asnjë shenjë më të vogël se në plan të bëjë kompromis për emrin. Janë të vetmit, faktori ndërkombëtar që mundohet ta shtyejë këtë proces përpara, por e kanë shumë vështirë ta bindin Gruevskin. Padyshim se në platformën e Gruevskit ka plan për ta dërguar diku tjetër Maqedoninë e jo në NATO dhe BE. Zhurnal: Nëse për një afat të shkurtër nuk kemi zgjedhje të emrit, a duhet shqiptarët që në mënyrë të ndarë të punojnë për të hyrë në BE dhe NATO? Hoxha: Shqiptarët nuk duhet të merren me problemet e maqedonasve. Patjetër se ne duhet të kemi projektet tona. Problemin me emrin përfundimisht t’ua lënë maqedonasve, pasi që vetë ata e kanë krijuar këtë situatë. Edhe për shqiptarët do të jetë vështirë të kenë projekte të tyre, sepse pengesë kryesore janë inatet e Aliut dhe Menduhit. E shihni që edhe politika shqiptare ka filluar të heq dorë prej Menduhit dhe Aliut. Është mirë për t’i dënuar e të mos pranohen këta dy persona as në Tiranë e as në Prishtinë. Le të merren me kontakt vetëm me Shkupin siç patën mbetur Sinan Hasani e Ali Shukria me Beogradin. / Zhurnal / |
Komanant Hoxha: Grupe të armatosura, nuk do të lejojnë provokimet e Gruevskit!Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha gjatë luftës së vitit 2001 thotë se atij i është mbushur kupa jo vetëm me Kryeministrin Nikolla Gruevski, por edhe me dy partitë më të mëdha shqiptare: BDI dhe PDSH.