Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij
Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut
Ka bërë vetëvrasje të martën njëri nga aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave në banesën e tij në një lagje të Beogradit, ku jetonte me familjen.
Aktori Bekim Fehmiu, i cili bëri vetëvrasje në banesën e tij në një lagje të Beogradit, motivet e të cilit veprim hë për hë nuk dihen. Bekim Fehmiu ishte 74 vjeçar dhe njëri ndër artistët më të njohur të filmit në ish jugosllavi, është cilësuar nga mediat e atjeshme.
Ka luajtur në filmat edukatë speciale, eskadrila partizane, por famën më të madhe në Botën e jashtme e arriti me filmin, “Mbledhësit e puplave”.
Ai jetonte në Beograd, i tërhequr nga veprimtaria artistike, ndërsa në Prishtinë vinte dhe ikte pa bërë shumë zhurmë. Kështu e njihnin të gjithë – modest dhe të heshtur. Luajti shumë role që lanë gjurmë në historinë e kinematografisë ish-jugosllave dhe botërore. Rolet në filmat “Mbledhësit e puplave”, “Odisea”, “Avanturistët”, “Roj”, “Rruga”, “Vitet e ngrohta”, “Dezertori” etj. ende kujtohen si realizime të arrira. Ka luajtur me yjet si: John Houston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Sou, Fernand Rej, Dirck Bogard, Sharlom Aznaveur, Irena Papas, Klaudia Kardinale e Kendis Bergen.
I lindur në Sarajevë, më 1936, Bekim Fehmiu ka xhiruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët i ka luajtur kryesisht rolet kryesore. Në shenjë proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, më 1987 ai u largua demonstrativisht nga shfaqja “Madam Kolontajn” në Beograd dhe u tërhoq publikisht nga veprimtaria artistike. Para disa vjetësh u paraqit para publikut të Shqipërisë, me deklamimin e një poezie në një spektakël kushtuar shqiptarëve të njohur në botë.
FILMAT:
Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L’Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio… (1973), The Last Snows of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je lišće (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).




