Shkup – Bie poshtë analiza e mostrës së marrë nga vetura “Opel”, të cilën Ministria e Punëve të Brendshme e kishte prezantuar si një prej fakteve që do të conte drejtë   z  bardhjes së rastit të vrasjes së pesëfishtë.


Por, lajmet e fundit e “zbërthejnë” enigmën se pse e para e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk arrinte ta fsheh shqetësimin, por me një zë lutës kërkoi mirëkuptim dhe më shumë kohë. Por, kjo nuk e ka bind opozitën, konretisht LSDM–në e cila në seancën e kuvendit e kërkoi dorëheqjen e saj. Megjithatë, kryeministri Gruevski nuk u pajtua. Por, a do ta ketë mendimin e njëjtë shefi i saj edhe pasi pritet të del pah se ajo është shumë larg pistës së hetimeve dhe se më parë mund t’i skadojë afati kësaj Qeverie se sa që do të zbardhet rasti, kjo mbetet të shihet nga zhvillimet e ditëve të ardhshme.ja nuk do të jetë e lehtë për ministren Jankullovska e cila në konferencën e fundit u paraqit e ashpër me mediat, të cilat i akuzoi se po spekulojnë dhe po e pengojnë në hetime. Fillimisht nuk ishte i qartë i tërë ai nervozizëm i saj dhe shumëkush mendoi se u emocionua nga prania e shefit të saj, Nikolla Gruevski.

Analiza e gjurmëve tregon se autorët nuk janë të njohur për policinë, gjë që dëshmon se vetura “Opel” nuk ka lidhshmëri me krimin. Kështu të paktën pretendon gazeta maqedonase “Fokus” e cila shkruan se ka sigurar fakte se materialet biologjike të veturës “Opel” dolën të jenë të pashfrytëzueshme.

Nëse një gjë e tillë konfirmohet edhe nga Jankullovska, atëherë do të del se Ministria e Punve të Brendshme do t’i duhet shumë kohë të sjellë para drejtësisë kriminelët.