Vëllai i Mariah Carey, Morgan, ka rrëfyer për një revistë amerikane se e motra mund të vdesë duke patur të njëjtin fund si diva e muzikës Whitney Houston.

Ai thotë se e motra është shumë e varur nga alkooli dhe mund të humbasë jetën nga kjo.

“Nuk e kam parë asnjëherë esëll dhe kjo është e frikshme. Përveç kësaj ajo merr një koktej pilulash çdo ditë”, tha vëllai i 45-vjeçares.

Morgan shton se ka më shumë se dy vjet që nuk flet me të motrën.

“Ajo i ka larguar gjithë njerëzit që donte. Nëse se kontrollon dikush ajo mund të gjendet e vdekur një ditë”, tha ai.