Vdiq ushtari që s’besonte se ka përfunduar Lufta Botërore
Ushtari japonez që refuzoi të dorëzohej pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore dhe që kaloi 29 vjet në xhungël, ka vdekur në Tokio në moshën 91-vjeçare.Hiroo Onoda mbeti në xhunglën e ishullit Lubang të Filipineve deri në vitin 1974 pasi nuk besonte se lufta kishte përfunduar. Ai ishte dorëzuar vetëm kur oficeri i tij i moshuar kishte shkuar në xhungël përta bindur se më nuk ka luftë ndërsa gazetarët e asaj kohe kanë thënë se ai ishte pritur si një hero në Japoni.
Derisa Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundit, Onodas, atëherë toger, ishte larguar nga Lubang kur trupat amerikane erdhën nga veriu. Ushtari i ri kishte marrë urdhra që të mos dorëzohej- nga komandanti i cili e shpëtoi pas gati 30 vjetësh, transmeton Koha.net.
“Secili ushtar japonez ishte i përgatitur për vdekje, por si një zyrtar i inteligjencës unë isha urdhëruar që të kthehem në gueril dhe të mos vdes”, kishte thënë ai në një intervistë për ABC në vitin 2010. “U bëra oficer dhe unë pranoja urdhra. Nëse nuk i zbatoja, do të ndihesha i turpëruar. Jam shumë i rreptë për këto gjëra”.